Home / Histori / Si I Asimiluan Shqiptarët Ortodoks Në Serb, Serbia E Ndihmuar Nga Rusia

Si I Asimiluan Shqiptarët Ortodoks Në Serb, Serbia E Ndihmuar Nga Rusia

Gazeta në gjuhën serbe dhe turke si dhe këngë nacionaliste serbë që këndoheshin në shkollat serbe të hapura në Kosovë.

Cila është  e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit ATANASIJE Urosheviqit (2)

Dr.Qazim Namani

Me rastin e formimit të Vilajetit të Kosovës, pikërisht në qytetin e Prizrenit, filloi të botohej gazeta e parë në gjuhën turke dhe gjuhën serbe, dhe redaktor i kësaj gazete për gjuhën serbe, ishte caktuar Todor Stankoviçi nga Nishi, i cili më vonë u emërua konsull serbë në Prishtinë.

Në vitin 1868 u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serb në trevat shqiptare që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Shkollat laike serbe në atë kohë punonin sipas planit e programit të shkollave të Serbisë duke përdorur tekste të njëjta, organizim, metodat e mësimit dhe administrimit. Në trevat shqiptare u hapën shkolla të reja me mësuesit që i sillnin nga rajonet sllave. Nikolla Musolini, ishte një mësues që kishte ardhur nga Kroacia për të dhënë mësim në shkollat fillore serbe që ishin hapur në Kosovë.

Në këto shkollat serbe që u hapën në Kosovë, nxënësit fitonin njohuri më të mëdha se në disa shkolla në Serbi.

Siç e cekëm me qëllim të serbizimit të ortodoksëve, në këto shkolla këndoheshin këngë nacionaliste dhe trimërie për serbë, në mënyrë që të shtohet morali i nxënësve për Serbinë.

Përveç shkollave laike serbe që ishin hapur në shumë vendbanime të Kosovës, në qytetin e Prizrenit ishte hapur edhe shkolla kishtare “Bogoslavija” me qëllim që ti përgatitë mësuesit dhe klerikët e rinjë për të punuar në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe Patriarkana e Stambollit, e cila ishte mjaft shumë e privilegjuar nga sulltani ishte në kundërshtim me kishën ortodokse serbe, dhe nuk lejonte që të mbaheshin lutjet në gjuhën serbe në kishat më të mëdha në qytetin e Prizrenit.

Po ashtu nga vet burimet serbe mësojmë se që nga viti 1830, kur Serbia e fitoi autonominë e deri në vitin 1896, kishat në Prizren, Ferizaj dhe Lipjan ishin në duar të grekëve, ndërsa pas vitit 1896, dëbohen klerikët grekë, dhe në kishat ortodokse emërohen klerikë serbë. Pra, deri në këtë kohë kisha e Shën Premtes në qendër të qytetit ishte në duar të klerikëve grekë.

Dëshmi nga autorët serbë se në pjesën dërmuese të kishave ortodokse në territorin e Kosovës, deri në vitin 1896, liturgjia mbahej në gjuhën greke.

Mitropolia e Prizrenit gjatë kësaj periudhe ishte në duar të klerikëve grekë dhe Patriarkanës së Stambollit, por gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, nga aktivitetet e politikës ruse e sidomos të Jastrebovit, tri kisha të qytetit të Prizrenit, u përvetësuan dhe u rinovuan, pas renovimit të këtyre kishave, klerikët sllav, lutjet i filluan në gjuhën serbe, për të vetmin qëllim, që tani e kishin shndërruar në platformë politike, serbizimin e vllahëve në qytetin e Prizrenit.

Dëshmi nga burimet serbe se deri në vitin 1892,se vetëm në tri kisha të Prizrenit, lutjet mbaheshin në gjuhën serbe.

Duke i pas parasysh të gjitha këto fakte, nuk qëndron ajo që shkruhet në biografinë e Urosheviçit, kinse familja e tij, si dhe shumë familje tjera prej Prizrenit lëvizën, për të kërkuar kushte më të mira për jetesë dhe punë, ose për ta fshehur origjinën e tyre nga shqiptarët, siç shkruhet në burimet serbe!

Në fakt këtu nuk kemi asgjë tjetër, vetëm se një përpjekje e ulët, për ta fshehur origjinën shqiptare të familjes së Urosheviçit, dhe shumë familjeve tjera serbe sot në Kosovë, të cilat u serbizuan pas pushtimit të Kosovës në luftërat Ballkanike.

Nga kjo që shihet, as që ka kuptim të mendohet, se ka diçka të vërtet nga ajo që shkruhet në biografinë e tij, se kinse familja e Urosheviçit, nga frika e shtypjes dhe hakmarrjes së shqiptarëve, prej Prizrenit apo edhe Hoçës së Madhe, vjen për të jetuar në trevën e Anamoravës.

Po ashtu në biografinë e tij gjejmë edhe të dhëna se familja e tij, ishte e lidhur ngushtë me disa vendbanime në zonën veri-lindore të Artanës si: Stanishor, Ropotovë, Kolloleq, Rajonoc, Strelicë e Rahavicë. Kjo e dhënë të shtynë me menduar, se familja e Uroshevicçt, në këto fshatra i kishte të afërmit e vet më të ngushtë, por që vet kjo familje nga këto anë, gjatë shekullit XIX, ishte vendosur për të jetuar në qytetin e Gjilanit.

Shikuar pozitën gjeografike, të fshatrave të përmendura në biografinë e Urosheviçit, dhe duke u bazuar në tregimet gojore, të popullatës shqiptare të kësaj ane, arrijmë në përfundim se familja e Atanasije Urosheviçit ishte me origjinë shqiptare nga fshati Tullarë sot komuna e Medvegjës. Burimet historike dëshmojnë se, fshati Tullarë deri në kohën kur u pushtua nga Serbia në vitin 1878, kishte qenë i banuar vetëm me popullatë shqiptare. Bazuar në rrëfime gojore, familja e Urosheviçit, për shkaqe të një konflikti që e kishte pasur në Tullarë, në fillim të shekullit XIX, e kishte braktisur fshatin dhe ishte vendosur në fshatin Rahavicë, në veri të Strezocit në komunën e Dardanës. Gjyshi apo baba i Urosheviçit, prej Rahavicës ishte shpërngulur në qytetin e Gjilanit, duke i lënë familjarët tjerë në Rahavicë.

Rahavica është një fshat i vogël malorë, që kufizohet me shume fshatra, që me kohë kishin popullatë shqiptare si Krilevën, Zajqecin, Hajkobillen e tj. Po ashtu ky fshat kufizohet edhe me Vananeshin dhe Gregjenikun, fshatra këto të populluara me popullatë ortodokse shqiptare, të cilat u serbizuan gjatë shekullit XX.

Dëshmi nga shkrimi i Urosheviçit për serbët e Rahavicës, për të cilët shkruan se kishin ardhur nga fshati Tullar

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...