Home / Opinion / Godet Kërcovarja: Mulla Sula me nusen 50 vjet më të re

Godet Kërcovarja: Mulla Sula me nusen 50 vjet më të re

 


Vajzat që martohen me pleq pse e bëjnë këtë përzgjedhje? Duke menduar që paraja i rinon burrat pleq ato gabojnë. Duke menduar që do bëhen me famë nga fama e karrieristëve pleq, ato gabojnë. Duke menduar që nga pushteti I tyre do kenë edhe ato pushtet, përsëri gabojnë. Nuk më ka interesuar privatësia e asnjërit dhe nuk më intereson, por me aktivitete për vajzat dhe me vajzat e reja jam marrë një jetë dhe vazhdoj me moton që “Shkolloheni, profesionalizoheni që të pavarësoheni”, jo të martoheni me pleq dhe të mendoni që suksesi juaj aty është dhe ai e ka në dorë suksesin tuaj.

Krijova edhe fondacionin për shkollimin e vajzave shqiptare ku financoj mbi 20 vajza, gati 30 vajza i furnizova me celularë smart në këtë pandemi vetëm e vetëm mos humbin asnjë orë mësimi, por vajzat e kësaj natyre më dëshpërojnë shpirtin si nënë dhe gjininë si femër. Nëse vuani që të jeni në qendër të vëmendjes mos zgjidhni mënyrën më të shëmtuar ku dëmtoni veten dhe leni shembull të keq për shoqërinë. Përpara një jave dhash një intervistë për një organizatë vajzash nga Kosova duke i motivuar që çdo gjë arrihet nëse ka qëllim të pastër.

Shembulli keq është edhe reisi të cilin nuk e njoh personalisht, nuk kam marrë pjesë në asnjë event që më ka ftuar zyrtarisht, bile as nuk e kam përshëndetur, por martesën e tij me një vajzë 50 vjet më të re nuk mund ta arsyetoj absolutisht edhe pse është jeta private. E para, sepse përfaqëson një organizatë që i beson populli shqiptar mysliman dhe me vite ka kontribuar, dmth nuk është njeri që nuk e njeh populli, por fytyrë publike, për të mirë ose të keq ai e di vetë. E dyta, tradita jonë nuk e lejon nje veprim të tillë sepse ruajmë vlerat morale dhe etike.

E treta, të ndahet jastëku me një vajzë të re për të shfryrë epshet e plakura është e njejtë si të ujisish një lule të vyshkur që nuk regjenerohet me asgjë. Burrat kur i dominon fama dhe paraja harrojnë çdo gjë! Harrojnë Zotin. Harrojnë familjen. Vajzat lakmitare asnjëherë nuk kanë arritur në jetë dhe kanë qenë pika e zezë e familjes dhe shoqërisë.

Uroj që ky lajm mos jetë i vërtetë megjithëse portalet e paraqesin me dëshmi dhe lutem që të rritet vetëdijësimi I burrave pleq dhe vajzave, sepse janë shembulli degradues në shoqërinë shqiptare myslimane!

Shkruan: Prof. Gjula Çeliku

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...