Home / Të ndryshme / DJALI I ZYRTARIT TË PDK-SË EMËROHET KONSULL I PËRGJITHSHËM NË KONSULLATËN QË NUK EKZISTON

DJALI I ZYRTARIT TË PDK-SË EMËROHET KONSULL I PËRGJITHSHËM NË KONSULLATËN QË NUK EKZISTON

Blendi Kilaj është bërë dëshmitari i parë i jetësimit të një prej premtimeve që, më 12 shtator, babai i tij, që është zëvendësministër i Diasporës, Isni Kilaj, e kishte dhënë për elektoratin e Partisë Demokratike (PDK).
Vetëm nëntë ditë pas zotimit të të atit për “realizim ëndrrash”, ai do të propozohej për konsull të përgjithshëm, e më vonë edhe do të emërohej, me dekret, ani se konsullata ku është caktuar nuk ekziston.
“Tani bashkë me ju e kemi një luftë demokratike që duhet ta fitojmë patjetër dhe këtë luftë pa dyshim që do e fitojmë nëse ju na jepni besimin me votën tuaj”, kishte shkruar zëvendësministri Kilaj, përmbajtje kjo që ishte shpërndarë nga Blendi në Facebook. “Ju premtoj që unë do të jem zë shumë i fuqishëm dhe do të bëj punë të palodhur vetëm e vetëm që ëndrrat dhe shpresat e juaja për një Kosovë të zhvilluar e Demokratike të realizohen”.
Related
Një vrasje çelës për hetimin e një rrjeti kriminal të vrasjeve politike në Kosovë!
4 Maj, 2020
Në “Lajme”
Balla: Meta s’mund të jetë më president, po futet në fushën e partive politike
27 Shkurt, 2020
Në “Lajme”
Veseli i jep votat e PDK’së për rrëzimin e Kurtit, thotë se s’është koha për zgjedhje tani
20 Mars, 2020
Në “Lajme”
GAZETARI
Imazhi mund të përmbajë: 7 njerëz

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...