
Shkruan: Fadil Shyti
(Vallë, pse nuk i doli dikush në përkrahje, kësaj Shqiponje Pioniere atdhetare,-në fluturim?!)
PRESIONET PSIKOLOGJIKE-FIZIKE, MESIGURI I KISHTE NGA HORRAT APO HORRET POLITIKE DHE JO POLITIKE “KOSOVARE”, QË TITON E QUANIN “PEJNGAMER”?!
…Do t´u rrëfejë këtu një ndodhi “të ngjashme”, çfarë i ndodhi asaj goce shqiptare.
Nga mesi i viteve 80-ta, punoja arsimtar në një shkollë fillore të rrethit të Mitrovicës, në katundin Vllahi të Shalës së Bajgorës.
-Një nga ato ditë “dimri” të egër në robëri, sipas radhës në planprogram e kisha një orë hartimi. Hyra në klasë e shënova temën e orës, që do të zhviloja mësimin-hartim.
E shënova orën, u ngrita, në tabelë e shënova temën e hartimit…
-Krejt rastësisht, më shkuan sytë mbi tabelën e gjelbër (me nder jush)-ishte fotoja e M… Tito.
Më besoni e kisha zët kur ia shihja turinjtë si një derri të zi, por atë ditë krejt papritur qesha, kur u gjenda përballë fotos së tij, ja pse: dikush nxënësit, një dorëbardhë, e kishte bërë pis foton e Pisit me shpuzën e lagur e cila pasi ishte tharë nga stufa (soba) e nxehtë e druve, fotoja ishte humbur fare, korniza dukej e bardhë, kjo simbolikë më kënaqi, më bëhej sikur thoshte:
“Tito Shkjau, sot e ngriti flamurin e bardhë në malësinë tonë”?!
-Vërtet, kurrë nuk e mora vesh kush e bëri pis fotografinë e Pisit).
Bile të jem i sinqertë, as më shkoi ndërmend të ndaloja t´i pyesja nxënësit e klasës së 6-të kush e bëri krajlin Tito ashtu pis dhe pse e bëri?!
-Derisa, nxënësit u rehatuan e morën temën e hartimit, filluan të shkruanin sipas diturive të tyre; krejt paptritur në derë të klasës u dëgjua një trokitje.
Hyr! -Fola unë.
Dera u hap. Në klasë, jo pak i shqetësuar, hyri drejtori tash i ndjerë, Rizah Kurti, -Ndjesë pastë!…
-Pasi më përshëndeti mua, urgjentisht u drejtua nga nxënësit me zë ca të ngritur lart, duke treguar me dorë nga muri i bëri pyetjet “rrufe”: e shihni si qenka bërë fotoja e sh… Tito, a e dini kush e bëri dhe pse e bëri…?!
-Nxënësit disi papritur u shtangën, u shqetësuan.
Unë, duke menduar që nxënësit krejt papritur nga sinqeriteti apo nga frika, mund të flisnin ndonjë emër të shokut/shoqes së tyre; derisa po qëndroja përkrah tij, pa u vonuar, ende pa folur askush nga nxënësit, drejtorin e preka në krah me anën e epërme të dorës, me zë të vendosur (jo aq i qetë, iu drejtova me këto fjalë:
“Shoku drejtor, ty po e sheh që tani e kam orën e hartimit.
Kur kemi hartim, duhet qetësi, nuk mund të kemi zhurma të tilla, për gjëra të papritura si kjo.
Tani, ne të dy menjëherë po merremi vesh qartë:
O, po dalë unë nga klasa, e ti merru me nxënësit?!..
O, më lejo mua të punoj i qetë, duke ikur ti nga klasa?!
Natyrisht, pas orës së hartimit, ti ke kohë për biseda me nxënësit….
-Drejtori duke e parë qëndrimin tim, goxha të vendosur, duke më njohur mua, si element ca problematik për të tilla raste; e zgjodhi mënyrën më të mirë që, kjo “fajësi” e nxënësve të kalonte sa më qetësisht.
Rizai, (dorën në zemër), ishte një burrë i ndershëm dhe atdhetar, por, ama atij i duhej disi të gjendej; “të ruante rendin”; kujdesej goxha shumë, mos me ia prishë rehatinë vetes dhe kolektivit të shkollës.
-Bile, kur ishim sy më sy me të, si një shoku të mirë të punës, i thosha në besë:
“Hë, mor burrë, shumë po ruhesh për vete, për mua dhe kolektivin. Atëbotë isha i ri- entuziast, nuk doja të ndieja për krajli,-shpërtheja…-Pra, më vinte keq t´i thosha: po frikësohesh ca nga regjimi titist.
Mirëpo, ai me maturi më fliste:
“Dëgjo F. SH, ti herë-herë po ngutesh, a nuk e merr me mend mor burrë,-bile aspak nuk ta po ndien që po rrezikohet krejt kolektivi, pastaj dreqi e din, sesi do të përfundojmë”!…
-Pra, ai doli nga klasa.
Nxënësit morën frymë lirshëm.
Qe besa, ishin të trandur ca?!
I frymëzuar-revoltuar nga ajo gjendje psiqike e tyre, reagova; pa menduar gjatë ju fola:
“Hë, ore trima dhe trimërsha,- po ju çfarë patët, pse u frikësuat,
kujt iu frikësuat, kot, Rizait”?!?!?! Harruat ju që, Rizai është yni, po edhe sikur të mos ishte Rizai, ju duhet të frikësoheni prej askujt, ju jeni trima e trimëresha. A mos u bë nami a?!… Pasi të mbarojmë orën, ju atë foto mund ta pastroni, eeeiii-shqiptova ngadalë….?!
Nuk desha, as e mora mundimin të vonohemi më shumë.
Edhe ashtu, së paku rreth 10 min, na ikën nga ora.
Mirëpo, fatbarhdësisht nxënësit kishin punuar goxha mirë, në hartimin e radhës.
Qe besa edhe unë u tregova më dorëlirë, asaj radhe nxënësit i shpërbleva me nota më të larta, duke menduar që, veprimi i tyre më solli buzëqeshje dhe kënaqësi atë ditë të paharruar,-të viteve në robëri.
Vlen të theksohet që, atëbotë askush nga nxënësit nuk e pësoi me vërejtje, largim nga shkolla, apo me ndonjë pasojë sa t´i rrezikohej familja, ardhmëria dhe jeta e tyre.
-Kjo qe meritë e të gjithëve; e drejtorit, e arsimtarëve, por edhe e nxënësve atdhetarë/e.
-E mrekullueshme?!
Pas shumë vitesh, shumë prej tyre gjatë luftës së UÇK-së Heroike, janë rreshtuar në aradhat e saj çlirimtare.
Me armë në dorë e kanë nderuar malësinë dhe atdheun.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
23 Maj, 2020