Home / Të ndryshme / Ky që po e shini në këto fotografi është

Ky që po e shini në këto fotografi është

Qemal Ibrahimi

nga fshati Bresanë i Opojës.

Qemali vitëve të fundit merret intenzivisht me ndërtimin e çiftelive e sharkive ndërsa më herët ndërtonte edhe samarë…
Instrumentet e ndërtuara nga dora mjeshtërore e Qemalit, përveçse janë të zbukuruara me shumë shije, ato edhe krijojnë tinguj të jashtëzakonshëm që vlerësohen shumë nga instrumentalistë të njohur. Në fakt edhe vetë Qemali dallohet si instrumentalist. Ai është paraqitur pothuajse në të gjitha koncertet e programet e shfaqura nga Ansambli “Bresana” pjesë e të cilit është që nga themelimi.
Qemali ka edhe një të veçantë tjetër. Ai është duhanpirës i pasionuar dhe është në rrugë “të mbarë” për t’ia kaluar Ahmet Zogut i cili ende e mban rekordin në Librin e Guinness-it me konsumimin e 300 copë cigarëve në ditë!
Përndryshe Qemali është idhëtar i flaktë i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe shprehet i bindur se ky bashkim do të ndodh shumë shpejtë!
Qemalin e takova sot duke i dhënë dorën e fundit kësaj çiftelie të ndërtuar nga druri i arrës dhe së shpejti do të keni rastin që në emisionin “Jeta në fshat” të Radio Kosovës ta dëgjoni një intervistë të zgjëruar me të!

About admin

x

Check Also

Avni Dehari, ‘feniksi shqiptar’, flet për MekuliPress: “Vendi i parë, pa një dallim të madh nga i dyti, do t’i ngjante fitores së Pirros me dëme të mëdha për Kosovën. Fitorja e madhe që po vie është garantuese e mosminimit si në të kaluarën e themeleve të qeverisë së re, që do të dalë si vullnet i popullit.”

January 20, 2021 Është ky Avni Dehari, humanisti, poeti, kritiku, këshilltari dhe ...