Home / Opinion / Skenari i LDK-së pas prishjes së koalicionit me Albin Kurtin, analisti zbulon prapaskenat e Isa Mustafës me Thaçin – jep një paralajmërim për vendin

Skenari i LDK-së pas prishjes së koalicionit me Albin Kurtin, analisti zbulon prapaskenat e Isa Mustafës me Thaçin – jep një paralajmërim për vendin

18 MAJ 2020

Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Zgjedhje të reja dhe qeveri të re. Këto janë kërkesat nga partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje të reja, ndërsa LDK bashkë me AAK-në e Nismën duan që të formohet Qeveria Hoti, për të cilën janë bërë bashkë në koalicion.

Por, cila nga të dyja duhet të bëhet?

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se situata politike është polarizuar tej mase lidhur me formimin e qeverisë së re nga LDK-ja, kërkesa e VV-së për zgjedhje, dialogu, pandemia etj.

“Nuk ka dyshim, se situata politike në vend është polarizuar tej mase, për shkak të qëndrimeve kundërthënëse midis subjekteve politike lidhur me disa çështje kyçe, siç është tentimi për ta formuar qeverinë e re nga LDK-ja, si parti e dytë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, kërkesa legjitime e LVV-je për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, pastaj çështja e rifillimit të dialogut me Serbinë, zhvillimi ekonomik si dhe pandemia e Covid-19, etj”, është shprehur ai.

Sipas Elezajt, LDK pas prishjes së koalicionit ka për qëllim që ta marrë primatin e partisë së parë, që në koordinim me presidentin, po punojë që ta formojë Qeverinë e re, ku Isa Mustafa ka filluar fushatën kundër Qeverisë Kurti.

Image

Rexhep Elezaj

“Po shihet qartë, se LDK-ja pasi që e prishi koalicionin bashkë qeverisës me LVV-je, tani e ka për qëllim që ta marrë primatin e partisë së parë, e cila në koordinim të plotë me presidentin H. Thaçi, po punon që në çdo mënyrë ta formojë qeverinë e re bashkë me disa parti opozitare, dhe, që kur Avdullah Hoti u dekretua për mandatar nga presidenti Thaçi, Isa Mustafa bashkë me stafin e tij të ngushtë e ka intensifikuar fushatën kundër Qeverisë “Kurti” në detyrë, duke i bërë presion publik mbi Gjykatën kushtetuese që të nxjerr vendim në favor të saj që Avdullah Hoti të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit..!?”, ka vlerësuar ai.

Elezaj i jep të drejtë VV-së për ankesën në Kushtetuese për mandatarin, derisa thotë se Kurti ka të drejtë që kërkon zgjedhje.

Unë jam i sigurt, se LVV-je me shumë të drejt ka parashtruar ankesë pranë Gjykatës Kushtetuese kundër dekretimit nga presidenti Thaçi, i cili A. Hotin e dekretoi si mandatar për formimin e qeverisë nga partia e dytë, meqë ky dekretim sipas Nenit 82. pika 2 dhe 95. pika 5 të Kushtetutës sonë, është antikushtetues, dhe se në asnjë variant të mundshëm partia e dytë, e tretë, etj., e cila eventualisht pas rrëzimit të qeverisë së parë, edhe mund ta formon shumicën e thjeshtë parlamentare, nuk ka të drejtë të formon qeveri duke anashkaluar partinë e parë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast LVV-je..! Kështu që, LVV-je dhe z. Albin Kurti, sipas normave kushtetuese në fuqi kanë të drejtë të pamohuar që po kërkojnë shkuarje në zgjedhje të parakohshme, të cilës kohëve të fundit iu ka bashkuar edhe PDK-ja”, ka shtuar më tej Rexhep Elezaj për “Bota sot”.

Sipas tij, vendi do të futet në krizë të thellë politike nëse Kushtetuesja i jep të drejtë LDK-së për ta formuar qeverinë Hoti.

“Andaj nëse eventualisht GJK i jep të drejtën LDK-së që ta formojë qeverinë me Avdullah Hotin kryeministër, vendi ynë me siguri do të hynë në një krizë të thellë politike, ngase së pari kjo qeveri do jetë antikushtetuese dhe jo legjitime, dhe së dyti, elektorati i LVV-je nuk do të pranon që vota e tij të shkelet, andaj do ta mbrojë atë duke dalë në protesta masive, rrjedha e të cilave mundet me qenë më rreziqe për vendin”, ka deklaruar Elezaj.

Ai nuk pret që të ketë Qeveri Hoti por që pas pandemisë, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja dhe se kur do të mbahen ato, e përcakton më së miri Kushtetuta.

“Pra, duke marrë parasysh këtë që thash më lartë, nuk pres që Kosova do ketë qeveri “Hoti”, veçse pas kalimit të pandemisë së koronavirusit vendi ynë duhet të shkon në zgjedhje të reja, e që do jetë vendimi më i mirë i mundshëm, edhe sipas normave aktuale të Kushtetutës, por edhe për ta ruajtur qetësinë dhe stabilitetin politik në Kosovë, i cili kurrsesi të qetësohet dhe vendi të jetojë dhe zhvillohet normalisht si çdo shtet tjetër në Evropë.  Siç e thash, vendi duhet të shkon në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, ndërsa koha dhe afati se kur ato është më së miri të mbahen, kjo është çështje e përcaktuar me Kushtetutën tonë, mbase e vetmja pyetje thelbësore që shtrohet për mua, është që ato të mos organizohen pa u ndryshuar ligji mbi zgjedhjet, sepse ky ligj që tani është në fuqi ka shkaktuar probleme të mëdha politike, juridike dhe organizative në Kosovë..!?”, ka përfunduar Rexhep Elezaj për “Bota sot”.

About admin

x

Check Also

Heidegger: Veç një Zot mund t‘na shpëtojë

May 27, 2020 Më 23 shtator të vitit 1966, Rudolf Austein dhe ...