Home / Lajme / Avdyli: Thaçi është përgjegjësi kryesor i korrupsionit në Kosovë

Avdyli: Thaçi është përgjegjësi kryesor i korrupsionit në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në T7, ka thënë se përgjegjësi kryesor i korrupsionit dhe keqqeverisjes ështe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Përgjegjësi kryesor për instalimin e korrupsionit dhe keqqeverisjes është Hashim Thaçi. Ky njeri nuk mund ta luan rolin e vet të unitetit siç është presidenti”, është shprehur Avdyli.

Tutje, ai tha se nuk duhet linçuar Grenelli, Lajcaku e Borreli, por presidenti Thaci për cështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

“Hapja e temave si korrigjimi të cilin po mundohet ta kamufllojë duke thënë demarkim e jo korrigjim, pastaj dhuratat për marrjen e Kosovës lindore pastaj dhuratat e Rankovicit”.

“Pra ne nuk duhet t’i lincojmë Grenllin, Lajcakun dhe Borrelin, por te shohim ku e kemi problemin brenda”, thotë Avdyli.

Në fund, Avdyli tha se nuk do ta votojë në asnjë rrethanë Thaçin përsëri për president.

“Në asnjë rrethanë nuk do ta votojë presidentin Thaçi që të bëhet përsëri president”.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...