Home / Lajme / Mendimi politik i Albin Kurtit impresion elitën amerikane

Mendimi politik i Albin Kurtit impresion elitën amerikane

Fehmi Sylejmani
NGA FEHMI SYLEJMANI
MË 19 MAJ 2020 

Albin Kurti

Paraqitja e Kryeministrit Albin Kurti në një bashkëbisedim me studentët e Harvardit, mbi të gjitha u vlerësua si një paraqitje më e mira që ndonjëherë populli shqiptar ka bërë para një auditoriumi amerikan. Këtë e thonë disa intelektualë të nivelit të  lartë amerikan. Pra,  populli shqiptar asnjëherë në historinë e tij nuk e kishte një  intelektual të tillë që bëri një paraqitje fenomenale dhe kjo vlerësohet tejet lart nga aspekti intelektual, por edhe politik këtu në  Amerikë. Në  fakt ata kanë mbetur të impresionuar me një   realitet dhe një lider të  pa trembur, me përmasa evropiane e bagazh të  lartë  intelektual, që për dallim nga liderët tjerë të  cilët kanë anuar dhe punuar krejt ndryshe në  Departamentin e Shtetit. Kështu është shprehur një mik imi që jeton dhe vepron ne Amerike.

Ajo çfarë kryeministri Kurti,  prezantoi para studentëve të Harvardit,  ka thënë ai, ishte diçka e re në shumë aspekte.

Nga kjo do të shihet një ndryshim rrënjësor në  Kosovë, si asnjëherë me parë, meqë opinioni i këtushëm amerikan,  shumë figura politike në  Kosovë i sheh si të paaftë për punën që bëjnë, prandaj edhe shpesh herë ka ndodh involvimi i tyre në  përgjithësi dhe me të  drejtë.

Sado që mund të shihet kryeministri jashtë  rrethanave politike me administratën shtetërore, që po flitet në media dhe nga shumë rivalë të tij, kur të vjen në pyetje çështja e raporteve me SHBA-të, administrata amerikane qëndron pranë   realitetit e vendosmërisë  dhe fare nuk bazohet në  “gënjeshtrat” apo “insinuatat ”  e kujtdo tjetër.

Populli amerikan gjithmonë qëndron me mendje të hapur dhe e parapëlqen mendimin qoftë edhe ndryshe, përderisa ofron fakte bindëse dhe në  këtë  aspekt janë dakord me ty pa asnjë mëdyshje.

Gjatë kësaj ligjëratë kryeministri Kurti,  dëshmoi edhe një herë  se më mirë se ai, nuk flet  askush, prandaj që në  momentin e parë nga largimi i pandemisë  dhe hapja e kufijve, duhet të  vjen në Departamentin e Shtetit, ka potencuar miku im nga Amerika e largët, qoftë zyrtarisht apo privatisht, sepse ardhja dhe paraqitja e tij si dhe bashkëpunëtorëve të tij në këtë institucion të lartë amerikan do të  ishte shumë më e efektshme dhe më e rëndësishme, se çdo kush tjetër të flas për të,  si kundër të paraqesin realitetin faktik nga nivelet lokale këtu tek guvernatorët, kongresmenët, senatorët e po ashtu edhe te bizneset.

About admin

x

Check Also

Heidegger: Veç një Zot mund t‘na shpëtojë

May 27, 2020 Më 23 shtator të vitit 1966, Rudolf Austein dhe ...