Home / Opinion / Mefail Bajqinovci e quan Thaçin mafioz ballkanik dhe rrugaç!

Mefail Bajqinovci e quan Thaçin mafioz ballkanik dhe rrugaç!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se do t’i jepte disa fshatra të veriut për Luginën e Preshevës.

Bajqinovci, i ka thënë Hazirit se nuk mund të jepet pjesë e territorit të Kosovës, për të marrë po ashtu diçka nga territori, po ashtu i Kosovës, duke iu referuar Luginës së Preshevës, i territor i Kosovës.

“Nuk mund të japim asgjë nga territori ynë për të marrë diçka që është poashtu territor i joni. Lutfi Haziri e ka gabim këtë qasje.

Megjithëse, në gabimin e tij, ai nuk e fsheh këtë sikurse Presidenti Thaçi.

Të paktën askush nuk ka dilema se z. Haziri këtë e ka bërë nga ndonjë siklet personal sikurse Thaçi”.

“Ky i fundit për afro 10 vite e gënjente popullin se nuk do të bisedohej për territore derisa nuk i erdhi puna që Serbia të ja sjellë në vëmendje se vetëm nëse shkon pas ketij projekti, mund të shpëtonte veten e tij.

Pra territori i Kosovës, pjesë të tij që në një moment u bënë “dhurata të Rankoviçit” në këtë pikë, shërbenin si mall për kusuritje të pazarit jo për njohje, por për shpëtimin e lëkurës së Presidentit”, ka shkruar Bajqinovci në rrjetin social Facebook.

Por, teksa ka akuzuar Thaçin e Hazirin, deputeti Bajqinovci, i ka thurë lavde shefit të tij në parti, Albin Kurti.

Madje, ai Thaçin e ka quajtur edhe pazarxhi mafioz ballkanik e rrugaç.

“Kosova është me fat që ka popull e liderë si Albin Kurti që nuk e lejojnë një pazar të tillë.

Kosova është me fat që ka miq si SHBA dhe Gjermania që janë të kujdesshme për të mos lejuar marrëveshje të keqe të arritur nga pazarxhinj mafioz ballkanikë për hesape të tyre që e ndikon negativisht procesin e paqes e interesat tona që domosdoshmërisht janë tē lidhura me interesat e shteteve perëndimore”.

“Sul.mi me frustrim, me shpifje e sharje që vijnë në formë të komunikimit prej rrugaqi, ndaj kryeministrit Kurti dhe Qeverisë, flasin për dëshpërim, flasin për nervozë dhe për mosdurim”, ka theksuar ai.

Deputeti i VV-së, ka shtuar se presidenca është degraduar tej mase nga Thaçi, për dallim nga presidentët paraprak.

“Degradimi i Presidencës për dallim nga njerëz me kulturë, dije e sjellje të lartë institucionale e shtetërore siç ishin Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, në një nivel gjuhe të rrugës, e bën të ndjehet keq secilin qytetar të Kosovës.

Pozita që e ka në kuadrin e vet të detyrave, unitetin e popullit të Kosovës, nuk do të duhej asnjëherë të turpërohej në këtë mënyrë”.

“Ata që e kanë dërguar në atë pozitë, duhet të ndjehen me turp e të marrin përgjegjësi sa herë që presidenca dhunohet me fjalor rrugaqërie sikurse javën e kaluar.

Ata që e votuan nuk janë më pak përgjegjës”, ka deklaruar Bajqinovci.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...