Home / Lajme / Kërcënohet kryeministri, Elvis Hoxha: Regjimi i vjetër 20 vjet i lidhur me korrupsionin, s’e lë kollaj pushtetin 

Kërcënohet kryeministri, Elvis Hoxha: Regjimi i vjetër 20 vjet i lidhur me korrupsionin, s’e lë kollaj pushtetin 

20/05/2020
  Nga, Elvis Hoxha

Kyeministri në detyrë, Albin Kurti, ka publikuar një kërcënim që thotë se e ka marrë nga një grup i quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”, ku ai dhe drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje paralajmërohen për sigurinë personale dhe familjeve të tyre.

Në komunikatën kërcënuese,  Lëvizja Vetëvendosje etiketohet si organizatë kriminale, ndërsa paralajmërohet për pasojat nëse vazhdohet me planin për protesta.

Në reagimin e tij, Albin Kurti lidhë këtë kërcënim me atë që ai e quan “regjim i vjetër” dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin e quan “kapo të PRONTO-s”.

Në lidhje direkte me Euronews Albania, Elvis Hoxha, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo nuk është hera e parë që Kurti kërcënohet, pasi sipas tij në Kosovë kemi të bëjmë me një regjim të vjetër, 20 vjet i lidhur me korrupsionin, që e ka shumë të vështirë ndarjen nga pushteti.

“Sepse në këtë rast nuk do të ishte vetëm ndarje nga pushteti, por kalim nëpër procedura penale që do të sillte dënim të tyre sipas shkallës së korrupsionit”, tha ai.

Ai i ka cilësuar një ogur të keq deklaratat e Gjykatës kushtetuese që e cilëson presion ndaj punës së saj diskursin politik mes presidentit e kryeministrit. Sipas këshilltarit të kryeminisrit, kjo luftë do të bëhet për t’i hapur sytë njerëzve se çfarë po synohet të bëhet në Kosovë.

“Kjo luftë do bëhet sepse nuk është thjesht përballë Gjykatës Kushtetuese, është informim për publikun se çfarë do të thotë që një klikë të përdorë për të hedhur një pushtet, pandeminë. E dyta, të hedhësh poshtë gjithë procesin e zgjedhjeve duke krijuar një qeveri me forca të dyta e të treta. dhe e treta të krijosh një qeveri duke u mbështetur mbi parime antiamerikane”, tha z. Hoxha.

Sipas tij, qeveria që synon të formojë ja vetëm një pikë në program, shkëmbimin e territoreve.

Ai e quajti të papranueshëm veprimin e qeverisë shqiptare për të shembur Teatrin Kombëtar, që sipas tij tregon papërgjegjshmërinë në të cilën ka arritur kryeministri Edi Rama duke i dhënë të drejtën vetes të ndërhyjë në histori.

Teksa tha se një aktivist i Vetëvendosjes është ende në paraburgim z. Hoxha shtoi se kryeministri shqiptar nuk mund ta quajë Vetëvendosjen në Tiranë ndërhyrje në punët e brendshme, pasi anëtarët e saj janë shtetas shqiptarë, të lindur dhe rritur në Shqipëri.

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...