Home / Lajme / Shokuese-Prof.Hasani: Presidenti E Ka Shkelur Kushtetutën, Vetëm Duke Biseduar Për Ndryshim Kufijsh, Dhe Ka Përgjegjësi Penale!

Shokuese-Prof.Hasani: Presidenti E Ka Shkelur Kushtetutën, Vetëm Duke Biseduar Për Ndryshim Kufijsh, Dhe Ka Përgjegjësi Penale!

10 Maj, 2020

Profesor Enver Hasani, që konsiderohet si njohësi më i mirë i çështjeve kushetuese dhe të marrëdhënieve të jashtme lidhur me kushtetutshmërinë, thotë në mënyrë bindëse, se presidenti i vendit tashmë e ka shkelur Kushtetutnë dhe ka kryer edhe vepër penale, pasi e ka të ndaluar të bisedojë sipas nenit 18.1 të Kushtetutës së Kosovës.

“Ai vetëm një bisedë, jo marrëveshje, nëse gjendet se e ka bërë, sipas nenit 18.1 të Kushtetutës, për popullsinë (të drejta të njeriut), territorin, sovranitetin e ka shkelur Kushtetutën dhe është përgjegjësi penale dhe juridike, e ka shkelur Kushtetutën me dy këmbë, përveç se ka përgjegjësi penalo-juridike”, tha prof.dr.Enver Hasani, në një intervistë në TV Dukagjin.

Hasani, tha se kuptohet aq më keq nëse ai e ka nënshkruar një marrëveshje nga neni 18.1, ai ka përgjegjësi kushtetuese dhe penale!

“Pra, ai nuk ka asnjë të drejtë bisede apo marrëveshje me nenin 18.1 të Kushtetutës”.

Pyetja e gazetares: Po ajo duhet të miratohet në Kuvend (marrëveshja)?

Hasani tha se duhet përpara të reagohet, jo të pritet të shkojë në Kuvend. Kushtetuta ka procedura, gjynahi duhet të parandalohet.

Ai as nuk nënshkruan, as nuk bisedon, sipas nenit 18.1, ai i nënshkruan kredencialet, nuk e ka kuptimin e shefit të shtetit në kuptimin institucional, sepse nuk ka as kapacitete as këtu e as në Maqedoni dhe askund tjetër, pavarësisht mënyrës se si zgjidhet presidenti.

“Si qenka e vlefshme, nëse ai e nënshkruan një marrëveshje nga neni 18.1 ka përgjegjësi kushtetuese dhe penale. Kjo nuk gjendet në asnjë rast, në asnjë Kushtetutë, madje as si në Francë, që është sistem gjysmëparlamentar”.

Hasani tha se thjesht kompetenca e tij është protokollare si p.sh. Kur del jashtë vendit i prin delegacionit, po ashtu edhe në vizitat e brendshme.

“Nuk mund të shkojë në Kuvend një marrëveshje e nënshkruar nga Presidenti dhe pikë!

Marrëveshjet që ka të drejt të nënshkrimit janë të neni 18.2, ku ka të drejtë me kryeministrin, por që nuk e prekin sovranitetin, integritetin…, por marrëveshje aleancash etj., por edhe ato zakonisht negociohen nga kryeministri dhe ministri i jashtëm, por kryesisht nga Ministri i Jashtëm dhe ndjekin procedurat standarde të Konventës së Vjenës”, tha Hasani.

Edhe në këtë rast ai është nënshkrues, jo negociues.

A ka marrëveshje sekrete me Serbinë.

Jo që besoj, por është pak shpresëdhënëse se si tha zyrtari amerikan, se nuk ka pa një marrëveshje.

Ka plot shkrime që e thonë dhe e elaborojnë, si në forin ofice (policy) se është pjesë e koncesionit që i është bërë Rusisë për Iranin dhe Sirisë,

Këto koncesione e kanë një çmim, dhe janë reflektu në diskursin e SHBA-ve.

“Unë besoj se zgjidhja kryesore duhet të jetë, që bazohet në të drejtat e njeriut, në Human rights, pakon Ahtisarit, dhe të territorit.

Historia ka treguar se ne kemi humbur gjithëherë pak nga pak. Dhe nëse ndodh ajo mund të shkaktojë tragjedi njerëzore, si serbëve në jug të Ibrit apo të shqiptarëve.

Është shpresëdhënëse dhe pozitive pika 9 e Bashkimit Europian, është se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, pavarësisht se si e tha Borelli, se nuk mund të bëhemi më katolik se papa, pra nëse politikanët vendosin ndryshe, sikurse ka ndodhë që të njëjtit politikan që kemi, që kanë ndryshuar qëndrim sikurse me demarkacionin me Malin e Zi”, thotë Hasani.

Fotografia e Xhem H. Gashi

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...