Home / Lajme / – QENDËR E FALSIFIKIMIT TË SË VËRTETËS HISTORIKE DHE VARRI I LIRISË SË POPUJVE TË GADISHULLIT ILIRIK

– QENDËR E FALSIFIKIMIT TË SË VËRTETËS HISTORIKE DHE VARRI I LIRISË SË POPUJVE TË GADISHULLIT ILIRIK

Historia e çudirave ballkanike
SHTETI AUTONOM I ATOSIT
Atosi (Oroshi), ose Mali i Atit të Shenjtë (greqisht: Άγιον Όρος), oficialisht. Shteti Autonom Kishtar (i murgjve artodoksë) Mali i Shenjtë (Sveta Gora) (Αὐτόνομη Μοναστικὴ Πολιτεία Ἁγίου Ὄρους) është krahu i tretë i gadishullit aktualisht të njohur me emrin Hallkidiki në rajonin e Maqedonisë Jugore (të Egjeut). Ky është rajon autonom, aktualisht nën Greqi dhe paraqet një nga qendrat më të rëndësishme ortodokse (më vonë pravosllave, pastaj edhe pravoruse) në botë. Mali i Shenjtë ose Atosi (Άθως) njëherësh është edhe emri i malit të njohur në gadishullin sipas të cilit e ka marrë emrin ky shtet kishtar ortodoks.
Në këtë rajon janë vendosur (ndërtuar) mbi 20 manastire ortodokse (pravosllave, pravoruse) në kuadër të shtetit autonom nën sovranitetin e shtet të Greqisë, por në vartësi të Patrikanës së Konstandinopojës. Në këtë shtet autonom vetëm murgjve ortodoksë u lejohet të jetojnë në Malin e Shenjtë, ku aktualisht banojnë mbi 2.000 murgj ortodoksë, kryesisht sllavë dhe grekë. Atosi, njër nga 3 krahët e gadishullit, ka një gjatësi prej 60 km, dhe gjerësi prej 7-12 km, me sipërfaqe prej 390 km2 (sa fusha e Pollogut, ku banojnë aktualisht mbi 500 mijë banorë.
Edhe zyrtarëve të lartë, diplomatëve dhe burrështetasve të huaj u lejohet hyrja në këtë shtet autonom vetëm me leje speciale. Nën hijen (petkun) e veprimtarisë fetare, këtu janë strehuar studiues, ekspertë dhe agjentë nga më të aftit që ka bota sllave dhe greke, të cilët merren kryesisht me falsifikimin e dorëshkrimeve të vjetra, librave, dokumenteve, akteve juridike e fetare, falsifikimi i historisë, kulturës dhe gjuhëve të popujve të rajonit dhe jo vetëm, si dhe përgatitjen e planeve dhe strategjive të reja në interes të ekspansionizmit (influencës) sllav dhe grek në Gadishullin Ilirik, dhe jo vetëm.
Rëndësia fetare e kësaj qendre të njohur nga njëmijë vjet më parë, edhe e manastireve shqiptare dhe elementeve ilire (pirgut të njohur ilir), kanë humbur më vonë me dominimin e politikave globale në rajon, nën influencën greke dhe sllave (ruse). Ky shtet autonom është formuar në vitin 1927 dhe është një model i vetëm shteti të agjentëve, që u shërben interesave strategjike ruse në aspektin rajonal dhe global. Se çfarë është përgatitur dhe përgatitet në këtë vend të izoluar nga bota e qytetëruar, gati asgjë nuk dinë qarqet shkencore, as ato diplomatike dhe të sigurisë kombëtare, jo më qytetarët dhe lexuesit e zakonshëm shqiptarë.
(14.VII.2019)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...