Home / Lajme / Maska-ra!

Maska-ra!

 

Shyqyr që doli një Artsit nga Kosova, që të deklarojë hapur se: ”Mos bëni politikë me një ngrehinë që kishte mbetë si fantazmë, se po dukeni qesharakë”.
Disa kanë pritur të flasë Ismaili por, ai nuk ha kumbulla të tilla.
Ai nuk është indiferent, por pret të ngordhi kali e pastaj t’ja heq patkojtë.
A nuk bëri kështu me Enverin?
Ai Saliun e ka mik, por mik ka edhe Edin, që ja bëri vajzën ambasadore në OKB, edhe pse jetonte në Francë.
Të shohim se çdo të thotë Qosja?
Por deri sa të presim kur të mbarojnë shkrimet e tyre, doja të thoja se Çun Lajçi i ka thënë të gjitha, hapur, çiltër e pa frikë as nga politika e ditës e as nga “artistët patriotë “.
Të gjithë e dimë se në Kosovë kishte e ka dy rryma, njëra titiste apo proserbe e tjetra enveriste, ose proshqiptare.
Kështu që kur dëgjojmë zëra nga Kosova ato as nuk ngjajnë me njëri-tjetrin e as bashkohen kurrë në një muzikë të vetme.
Është kjo arsyeja, që ne nuk u bashkuam kur të gjithë përfituan nga shpërbërja e Federatës jugosllave.
Edhe tani që po shkruaj, as nuk e vë dyshim që grupi i parë do e sabotojë gjithmonë këtë bashkim ku format e sabotimit janë të ndryshme.
Për shembull LVV, në emër të patriotizmit ndërmori dje e pardje akte të njëanshme politike.
Të bashkosh mendjen e trupin me banditin e bandën berishjane do të thotë se po i largohesh me duar e këmbë idealit kombëtar.
Artisti dhe aktori kosovar Çun Lajçi, e ka kuptuar mirë strategjinë përçarëse që serbët e kanë si armën kryesore antishqiptare.
Teoricieni Albin Kurti, as do ta kuptojë këtë mashtrim për kredi politike të PD-së dhe doktor rrumpallës, por për inat të Edi Ramës shkon e flenë me mullixhiun Sali Berisha.
Le të flejë, le të bëjë edhe kalamaj me të, por bashkim kombëtar kurrë nuk ka për të bërë.

Fotografia e Nedai Saoli

/Medai Shaholli Dizajnoj/

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...