Pas daljes time nga burgu 9 vjeçar, në prill të vitit 1990 jam takuar në një aheng te Xhemë Lah Gashi në Llapushnik, ish i burgosur i Goli Otok-ut, me mikun e tij Kamer Akrashtica, një simpatizant i flaktë i NDSH-së. Gjatë bisedës për aktualitetin politik dhe çështjen shqiptare më ka thënë se, shqiptarët janë minoritet në Kosovë.
Mendja ime e varfër nuk e kuptoi se çfarë deshi të thoshte, mixha Kamer. Me kalimin e kohës e kuptova, por ai kaloi në amshim. Më ngeli peng kërkimfalja për debatin e nxehtë që kisha bër me mixhën Kamer. Ndjesë bacalok se, kishe të drejtë. Shqipfolës në Kosovë janë pjesa dërmuese, për shqiptarë, të jap të drejtë ty. Pusho në paqe!

(Në foto: mixha Kamer)

Fotografia e Ismet Sopi