Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka njoftuar se nga policia e atjeshme është arrestuar Drejtori i Qendrës së tyre, Boiken Abazi, transmeton “MekuliPress”.

“Në përpjekje qytetare për mbrojtjen e ligjshme të Teatrit Kombëtar nga shkatërrimi i paligjshëm, Policia e Shtetit ka ndaluar aktivistët Boiken Abazi dhe Kastriot Qema dhe i ka shoqëruar ata në komisariat”, u tha në postim.

Ndërsa, anëtari tjetër i kësaj partie, Arbër Zaimi, ka treguar në këto momente se Abazin po e mbajnë të arrestuar 72 orë.

“Pse? Që të trembin Boikenin? Do kisha qeshur, po të mos ishte katastrofa e shkatërrimit të teatrit. Aktivistët e Vetëvendosjes nuk frikësohen!”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Sapo mora vesh që Boiken Abazin po e mbajnë të arrestuar 72 orë. Shumë protestues i kanë liruar, por drejtorin e Qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, me “porosi nga lart” po e mbajnë në afatin maksimal.

Pse? Që të trembin Boikenin? Do kisha qeshur, po të mos ishte katastrofa e shkatërrimit të teatrit. Aktivistët e Vetëvendosjes nuk frikësohen!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/