Home / Histori / Legjendat ilire për detet Adriatik dhe Jon

Legjendat ilire për detet Adriatik dhe Jon

May 16, 2020

Legjendat ilire për detet Adriatik dhe Jon

Moikom Zeqo: Kriza nuk zgjidhet nëse nuk zhduket origjina e ...

Moikom Zeqo

Ilirët e motshëm kanë qenë një nga popujt më të mëdhenj më kryesorë të Evropës së vjetër. Ata kanë jetuar gjithashtu ndanë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, dy dete për të cilët ruhen edhe legjenda e gojëdhëna ilire, të regjistruara edhe nga autorët antikë.

Ilirët kanë qenë detarë të spikatur e mjeshtër të anijeve shpejta, si dhe lundimtarë të pasionuar e të guximshëm.
Në veprën e dijetarit Stefan Bizantini i shekullit VI të erës sonë të quajtur “Urbibus et popules” (Qutetet e popujt) jepen disa të dhëna me interes për lidhjen e ilirëve me detet Adriatik dhe Jon.
Kështu, Stefan Bizantini në shpjegimin e zërit Adria në fjalorin e tij gjeografik e historik shënon: Adria, qytet dhe pranë tij gjiri i Arias si dhe lumi me të njënjtin emër, sipas Hekateut. Qytetari dhe banori adrianas, sipas Asianit, U thonë edhe adriates dhe detit – Adriatik”. Pra deti Adriatik është quajtur kështu nga qyteti ilir Adria. Stefan Bizantini kur shkruan për fisin ilir të abrejve shton se ky fis banon “pranë Adrias, së taulantëve” pra Adria vetë i përkiste fisit të madh të taulantëve.

Kur Stefan Bizantini shpjegon emrin e detit Jon thekson se ky emër sipas disave “rrjedh nga iliri i quajtur Jon”.
Sipas legjndës tipike ilire që përmënd nga Apiani, Joni ishte biri i Dyrrahut, i cili u vra në luftë gabimisht nga Herakliu dhe trupin e tij e hodhën në detin, i cili mori emrin e Jonit.

Durrahu është, nga ana tjetër; djali i vajzës së Epidamnit e quajtur Melisa, e cila ra në dashuri me perëndinë e detrave, Poseidonin e lindi me të Dyrrahut. Sias legjendës, të cilën e ka regjistruar edhe Stefan Bizantini, “prej saj (d.m.th. Melisë) në Epidamn ka një vend që quhet Melisonis, ku Poseidoni u dashurua me të” pra kemi të bëjmë me një vend kulti të nderuar nga detarët ilirë.

Shpjegimi i emrit të detit Jon me anë të legjendës ilire është krejt në kundërshtim me atë të mitologjisë klasike greke dhe romake.
Eskili në tragjedinp “Prometeu i lidhur” e shpjegon detit Jon siaps emrit të Jonës cila – u shëndërrua nga Zeusi në mushqerrë për të shpëtuar nga Hera që e ndiqte, lundoi nëpër det dhe nga kjo deti u quajt Jon.
Për shpjegimin e merit të detit Jon ka shkruar edhe Straboni. Stefani citon një tjetër autor, Theopompin, sipas të cilit emri rrjedh nga Joni, mbret i Isës, i cili sundoi në viset anëdetare, brigjet e të cilëve i lagte deti që mori emrin e tij. Një autor tjetër Semitoloja, thotë se ky emër rrodhi nga Kaonët, që i indentifikon me Jaonët dhe Aonët. Siç shihet, si në rastin e Jonit të ishullit Isa e të qytetit me po të njënjtin emër, si dhe në rastet e tjera, del se emërtimi i detit ka lidhje me ilirët e mjedisin ilir.

Shtojmë se sipas Skylasit (shekulli i VI para erës sonë) është njohur dhe një emër tjetër, ai i detit të Molosisë, i cili është mbiquajtur nga fisi ilir i molosëve. Tek thesprotët, sipas Ptolemeut (shekulli i dytë i erës sonë), ka qenë edhe kepi me emrin Poseidon, emër i hyut të ujërave e detrave. Klaud Eliani (shekulli i dytë i erës sonë) vë në dukje se “në pellgun e Jonit, afër Epidamnit, ku banojnë edhe taulantët, është një ishull që qyhet i Athinasë tregon se ka qenë edhe vend kulti.

Stefan Bizantini kur shkruan për fisin ilir të liburnëve shton se “kështu janë emëruar nga një i quajtur Liburn Atiku. Janë shpikësit e shijeve liburnika”. Pra, kemi edhe traditën e madhe ilire të anijerisë e detarisë në shekuj.

Sipas një gojëdhëne tjetër, në krahinën ilire të Epirit të quajtur Tragasi (vemë në dukje se pranë Orikut sot është edhe toponimi Tragjas), Poseidoni bëri për herë të parë krypën. Prandaj edhe krypa quhej “krypa tragase”, siç e përmënd edhe helaniku në “Testianët”, libri i parë.

Po me mjedisin detar lidhet një proverb i banorëve të lashtë të Epidamnit, të cilin e tregon në formë ngjarjeje Diodori (shekulli i parë para erës sonë). Diodori shënon: Fjala e urtë: “Mos e tepro” do të thotë që të duhet të kesh masë në çdo gjë dhe që në çështje njerëzore nuk duhet të shkosh deri në pikën e fundit sikurse e bënë epidamnasit. Këta banonin në brigjet e Adriatikut dhe ishin në luftë me njëri-tjetrin, ata hodhën në det një tok hekura të skuqura dhe u betuan se nuk do t’i jepnin fund armiqësive të tyre përderisa të nxirrnin nga deti akoma të nxehtë hekurat. Betim i kotë dhe në kundërshtim me fjalën e urtë “Mos e tepro”. Rrethanat i detyruan më vonë epidamnasit të arrijnë në një marrëveshje dhe t’i lenë të ftohen hekurat në thellësitë e humnerës.
Siç u pa më sipër detet Adriatik dhe Jon kanë qenë të lidhur me historinë shumëshekullore të fiseve ilire. Mitet e legjendat ilire që përmendin detet, perënditë e ujërave etj flasin qartë për rëndësinë e deteve e të mjedisit të tyre në jetën ekonomike, kulturore e legjenddare të të parëve tanë.(1980).

TRADITA TË TEATRIT ANTIK NË DURRËS

Nëndheu arkeologjik i Durrësit ende ruan me këmbëngulje një ennigmë të bukur: teatrin antik të qytetit. Pse jemi kaq të sigurtë dhe të ndërgjegjëshëm për ekzistencën e këtij teatri antik? Vetëm për faktin se qytetet e lashta kanë patur pa tjetër teatrot e tyre, si Orikumi Butintin, Bulisi, Adtianopoli, Apolonia etj, që si qytete arkeologjike numërojnë në koleksionet e tyre të pavdekshme edhe teatrot e lashtë, me skenat e shkallaret plot imazhet e dikurshme të çfaqjeve të vjetra aktorëve, dramaturgve dhe shikuesve të popullit të madh ilir. Jo vetëm për këto argymente logjike, por edhe pse realisht deri më sot arkeologët kanë gjetur objekte konkrete që dëshmojnë për ekzistencën e traditat e mëdha të artit teatror në Durrës, në këtë kryeqendrën të motshmërisë dhe të kohës së mesme: zbulimi i amfiteatrit të shekullit të II të erës sonë tregon se lojrat e glëdiatorëve kishin një shëmbëlltyrë më të herëshme çfaqjet e teatrit.

Pushtuesit romakë e degraduan me cinizmin kuptimin fisnik të shfaqjeve. Rruga nga teatri antik tek amfiteatri, nga dramat artistike në dramat makabre të vrasjes reale të njerzëve, shpreh botëkuptimin e kthimit të vrasjes në art, pra një ekstrem të antikitetit e të zvetënimit e të “zotërve të botës”.

Po ku mund të kërkohet e të gjendet teatri i lashtë i Durrësit? A ka patur një teatër, apo disa, siç ndodh në disa qytete të vjetër. Këto pyetje kërkojnë përgjigje nga arkeologët, ato mbajnë ndezur kërshërinë e të gjithëve.
Gjeneza e teatrit antik janë ritualet dionisake, domethënë spektakle stinore e popullore kushtuar hyut të pjellorisë, të fuqisë përtëritëse të dheut e të natyrës, të vreshtave e të parmendës, Dionisit. Një kokë e gdhendur në gur gëlqeror e Donisit, që sot gjendet në muzeun arkeologjik të Durrësit, ka qenë pjesë përbërëse e një statuje të madhe, afër tre metra e lartë. Dionisi paraqitet me një fytyrë madhështore, me flokë të modeluar e gërsheta, si dhe me mjekër. Kulti i Dionisit mbizotëron sidomos në periudhën arkaike. Nga shekulli i katërt para erës sonë shfaqjet e teatrit kanë qenë të organizuara me sa duket, në mjedisin arkitektonik të skenës e të shkallarëve, pra nga ritualet në natyrë kalohet në subjektin, personazhet e rekuitën e një istitucioni të rëndësishëm të kulturës: nënëstrukturën e teatrit. Kjo strukturë zbukurohej me skulptura, zakobisht kushtuar brezave, muzës së tragjedisë të quajtur Melpomeni dhe muzës së komedisë quajtur Talia. Është gjetur pikërisht një shtat i skulpturës në mermer i Melpomenit, simbol figurativ i arkitekturës së fshehur nën tokë të teatrit. Melpomeni paraqitet e copëtuar (ajo bart kështu edhe një kuptim fizik të sajën të tragjedisë) dhe mban në dorën e djathtë një maskë tragjike burrash (edhe maska është e fragmentuar).
Këtë skulpturë e kanë parë me sytë e tyre shikuesit e 20 e ca shekujve më parë, në sfond të saj kanë deklamuar aktorët e janë vërtitur të shqetësuar tragjedianët e komedianët e Durrësit të stërlashtë.
Aktorët përdornin maska të ndryshme sipas rokeve. Në Durrës janë gjetur disa maska që lidhen me teatrin. Një maskë e tillë e përshkruan Prashnikeri. Maska ka qenë e gdhendur në gur dhe e pikturuar sipas zakonit të kohës. Lartësia e maskës qe 0.40 metra, gjerësia 0.30 metra. Në gojë kishte gjurmë boje të kuqe në faqet e përbëra prej tri rrudhave të mëdha kishte gjurmë boje të verdhë.
Tipi me hundën e shtypur dhe të gjerë, me gojën e hapur si një buri altoparlanti, katër kaçurrelat e stilizuara të mjekrës e venë këtë maskë në sferën e maskave të komedisë së re atikase.
Disa maska të tjera janë të përmasave të vogla dhe janë përdorur në mjediset e punës familjare të aktorëve, si maska kulti, të shfaqjeve të teatrit në përgjithësi.
Dhe ja arkeologët kanë zbuluar rafigurime prej terakote të aktorëve tragjikë e komikë. Fytyrat e tyre janë të stilizuara në mënyrë groteske, me tipare të karikaturizuara. Këto tipare ndjellin humorin të qeshurat. Një figursnë aktori e paraqet artistin e moçëm të skenës në një skenë banketi, të shtrirë dhe të ngjashëm me dëfryesit e jetës së doktrinës së Epikurit, të gëzimit, të ritualeve të Dionisit pjellor, hyut të ndërrimit të stinëve, të zanafillës së artit kaq interesant të njerëzimit shfaqjeve publike, të monologëve, dialogëve, valleve, të personazheve dhe të korit me korifeun, që përfaqëson një veçori tepër origjinale e një personazh kolektiv të teatrit antik.
Tragjeditë e komeditë qenë jo vetëm art i fjalës pantonimës dhe koreografisë, një sintezë e tyre, por edhe arti i muzikës së tij. Tingujt e veglave muzikorë shoqëronin skenat, prologët, e epilogët. Terakota e një muzikanti me një fyell të dyfishtë është jehona e dyfishtë është jehona e dikurshme e muzikës së skenës.
Kjo muzikë s’ka mbetur, por ajo ka qenë element i shfaqjeve e ritualeve kaq intime në motshmëri, që teatri ka edhe nëpër enët e përdorimit të përditshëm nëpër shtëpi; keramikistët, artizanët e baltës, bënin figurat e fytyrat e Silenëve, këtyre shoqëruesve të hyut Dionis, me fytyra burrleske, si rekuizitë e shfaqjeve komike e ritualeske. Gjithashtu, arkeologët kanë zbuluar edhe kukulla prej terakote me të cilat jepeshin shfaqje për të vegjël, vocrrakët ilirë. Shfaqjet e teatrit të fëmijëve plotësojnë tablonë e shfaqjeve për të rritur, si dhe të teatrit të epokës në përgjithësi.
Artistët e teatrit, shkrimtarët dramaturgët e qytetit të Durrësit, me një fjalë njerëzit e gjallë të dikurshëm, kanë mbetur të përjetshëm në këto dëshmi mermeri e terakote, në figurat e modeluara të skulpturës e miniturave. Këto dëshmi janë mesazh i traditave shekullore të artit, si dhe aroma e një luleje të tillë, siç është struktura e fshehur nën dhe dhe e teatrit antik të Durrësit.(1980)

TERMETET E DURRESIT DHE TOPOGRAFIA E QYTETIT TE LASHTE

Çështja e përcaktimit të topografisë të Durrësit të lashtë është një çeshtje që ka të bëjë me arkeologjinë e historinë. Por kjo çështje për t’u sqaruar saktësisht është e nevojshme të shikohet dhe nga pikpamja e disiplinave të tjera shkencore. Një kontribut me vlerë mund të japin sizmologët studiuesit e llojeve të tërmeteve, duke u mbështetur në kronikat që i përshkruajnë këto tërmete, por edhe nga mënyra e çvendosjes së sipërfaqes së tokës në një zonë të caktuar që ruhet ende sot.
Historia shënon tre tërmete të mëdha që kanë shkaktuar dëme shkatërruese për qytetin e Durrësit. Tërmeti i parë ka ndodhur në vitin 345, i dyti në 515 dhe i treti në korrik të vitit 1273.
Në një traktat anonim të mesit të shekullit IV të erës sonë me titull “Descriptio totius mundi et gentium” (Përshkrimi i gjithë botës dhe popujve), përmendet tërmeti i vitit 345. Aty thuhet: “Dyrrahu për arsye të veseve të këqia të banorëve të tij u shkatërrua nga perëndia i zemëruar, u fundos dhe nuk u duk më”. Qëndrimi armiqsor dhe një shpjegim i tillë biblik i tërmetit nga autori anonim shpjegohet me shkaqet e kontradiktave sociale që ekzistonin në atë kohë dhe të një pavarësie relative që kishte qyteti i Durrësit ndaj Perandorisë Romake. Për ne ka rëndësi që termeti ka qenë i llojit tektonik (me fundosje). Në vitin 479 qyteti u shkatërrua edhe nga pushtimi i përkohshëm ostrogot. Megjithë katastrofën jeta në këtë qytet nuk u shua. Në shekullin e V-të ai është rindërtuar e zgjeruar përsëri. Prokopi i Gazës që ka jetuar në këtë shekull thotë: “Epidamnit i këndojnë shkrimtarët dhe buçet për të fama si një qytet që zgjatet nga toka në det e që banohet në secilën nga të dyja. Këtu është e mundur që njerëzit të jenë banorë të ishullit dhe të kontinentit”. Perandori bizantin Anastasi I-rë (491-518) që ishte me origjinë nga Durrësi bëri shumë ndërtime në vendlindjen e tij. Në fillim të shekullit VI mori fund në Durrës ndërtimi i tri radhë mureve të fortifikuar për mbrojtjen e qytetit. Në këtë kohë në Durrës qe ngritur edhe hipodromi, funksiononte edhe ujësjellësi e biblioteka.
Në vitin 518 në Durrës ra një tërmet i ri. Pasardhësit e perandor Anastasit, Justini dhe Justiniani, rindërtuan kalanë, muret mbrojtëse të qytetit.
Për tërmetin që ndodhi në korrik të vitit 1273 ruhet një përshkrim i plotë: “Aty nga muaji korrik e tronditnin dheun vazhdimisht zhurma, të cilave mund t’u themi edhe gjëmime që tregonin se së afërmi do të ngjiste një e keqe. Për çdo ditë gjëmimet dëgjoheshin më të vazhdueshëm. Kur erdhi nata mbas këtyre zhurmave, u bë tërmeti i rëndë e më i madhi nga ata që përmendeshin. Ky nuk qe një drithrim i dheut anash ose pjerrtas, po një lëkundje e fortë nga poshtë lart, sa në një çast tërë ai qytet u kthye nga themelet dhe ra për tokë. Shtëpitë e ngrehinat nuk qëndruan aspak, por u shembën e ranë duke zënë njerëz brenda mbasi s’kishin nga të iknin sepse dendësia e ndërtesave e vështirësonte ikjen e tyre. Fatkeqësia qe e përgjithshme dhe si një ëndërr e vështirë. Deti vlonte e buçiste jashtë, e të gjithë pandehnin se erdhi mbarimi i botës. Tërmeti mbajti jo pak, sa që s’mbeti gjë në këmbë përveç Akropolit, që duroi dhe s’iu përkul tërmetit. Kur u bë ditë u hodhën për ndihmë banorët e rrethit me shata e me kazma”.
Dhe ky tërmet, më i madhi, ishte i llojit tektonik me valë sipërfaqësore. Për 11 vjet qyteti mbeti krejtësisht i pabanuar. Në vitin 1284 filloi rindërtimi, por qyteti s’e mori veten. Në vitin 1496 Arnold Fon Harfi që e vizitoi Durrësin e quajti “qytet të rrënuar”. Ç’konkluzione dalin tani për studimin topografisë së qytetit antik? Tre tërmetet kanë bërë shkatërrime sipas disa të dhënave sidomos në pjesën veriore të qytetit antik. Ana Komnena e Gulielmi i Apuljes përmendin ekzistencën e shumë gërmadhave në këtë zonë. Leon Hezei dëshmon se midis fshatit Stan e kodrës kuota 70 nga lëkundjet e tërmeteve deri vonë qe çarë toka deri në disa metra thellësi.
Shembje të shkrepave argjilorë të kodrave ka patur edhe në pjesën perëndimore e kemi mbushje të bregut të deti si psh te vendi i quajtur Batlla e Currila. Tërmetet kanë ndikuar edhe përsa i përket kënetës e sipërfaqes lindore të qytetit që në shekullin XV, përmendet me emrin “Ballta”. Gjetja këto kohët e fundit në veri të Portëzës, nën det, të gërmadhave të mureve me gurë të mëdhenj të lidhur pa llaç me njeri tjetrin e të qeramikës masive që i përket shekullit IV p.e.s. e shekullit I-rë të e. sonë flet pa tjetër se në këtë pikë kemi fundosje të sipërfaqes së tokës e zaptim të saj prej detit.
Tërmetet kanë shkatërruar edhe shumë pjesë të mureve rrethues. Një fragment i tillë muri është rrokullisur nga maja e kodrës deri në breg të detit në Kallm. Sipas Prashnikerit qendra e qytetit të vjetër do të ketë qenë pozicioni ku është zbuluar mozaiku i quajtur “Bukuroshja e Durrësit”. Përhapja e shtrirja e strukturës së kanaleve me ndërtim tulle përcakton se në këtë hapësirë kemi vërtetë një pjesë të lagjeve kryesore të qytetit.
Studimi i topografisë së qytetit i cili është çvendosur disa herë gjatë shekujve lidhet më së fundi edhe me zbulimet arkeologjike nën det. Pikërisht përcaktimi i pikave të sipërfaqes së fundosur, shkaktuar nga shembjet tektonike do të letësojnë kërkimet e zbulimin e objekteve arkeologjike që fsheh deti.(1980

PËRSERI MBI KALORESIN PREJ BRONXI

Kaloresi prej Bronxi – ky subjekt madhor i traditave të artit skulpturor të Durrësit, mban ndezur kureshtjen dhe është motiv diskutimesh shkencore. Të kujtohet padashur poema e njohur e Pushkinit për Kalorësin prej Bronxi të Falkones. Edhe Durrësi ka pasur një të tillë, por shumë më të vjetër në kohë. Skulptura bronxore e madhe ka qenë në një pozicion të caktuar: pranë Portës midis veriut dhe lindjes (sipas dëshmive historike herë quhet e veriut, herë e lindjes, disa herë edhe perëndimit), e cila është mbiemëruar edhe Porta Kabalina, d.m.th. e Kalorësit.
Problem shkencor akoma i hapur mbetet identifikimi i skulpturës, cilin person historik të qytetit ka paraqitur, kush skulptor i madh e bëri, në cilën fonderi artistike u derdh, me ç’rast, në cilin shekull, ç’u bë mbas shekullit XVII (deri në këtë shekull dëshmohet ekzistenca e skulpturës nga dëshmitarët okularë, si e vë në dukje edhe Jeriçeku) etj. Tërë këto pyetje duan përgjigje. Duke u nisur nga fundi ne mund të themi se skulptura në fjalë ose është shkatërruar nga turqit, ose është grabitur. Pra, një epilog tragjik.
Kemi bërë disa shkrime mbi Kalorësin prej Bronxi, ku kemi dhënë mendime, si dhe hamendje mbi të. Ndër të tjera kemi shprehur hamendjen (hipotezën) duke u nisur nga një e dhënë e Marin Barletit se ndoshta statuja me kalë ka qenë e Adrianit (shekulli II i erës sonë.) Barleti në fakt flet për trupore, jo për statujën e një kalorësi, kështu që edhe kjo hamendja jonë duhet marrë me rezervë. Tani mendojmë se truporja e Adrianit ishte një nga skulpturat e shumta monumentale që kishte Durrësi deri në pushtimin nga turqit më 1501, të cilat i përmend Barleti dhe jo vetë Kalorësi prej Bronxi. Kohët e fundit u konsultuam në antikuarin e Bibliotekës Kombëtare me një libër të shekullit XVI shkruar e botuar në Venedik nga Korolian Kepione nga Dalmacia (viti 1570). Libri është shkruar fillimisht në latinisht e botuar në gjuhën italiane dhe i kushtohet Pjetër Maçenikos, Kapiten i Përgjithshëm i Detit të Sinjorisë së Kthjellët të Venedikut, i cili ka luftuar kundër turqve e veprimet e tij luftarake lidhen edhe me Durrësin. Në këtë libër ka edhe një informatë të re mbi Kalorësin prej Bronxi (në faqet 44-45) ku thuhet: “Ky qytet (Durrësi) është prishur nga luftërat civile… Pompeu këtu ushtroi tërë taktikat e luftës kundër Cezarit, duke e shkatërruar dhe e kthyer atë në një vend të coptuar e të pabanuar, por megjithatë qëndrojnë në këmbë ende disa shenja të qytetit të banuar, ndërmjet të cilave është një statujë e një Kalorësi prej Bronxi, në Portën ku mbaron toka e papunuar. Kështu (mbasi nuk ka mbishkrim), disa thonë se statuja është e Theodosit perandor dhe disa të tjerë e Kostandinit”. Pra, përsëri jo një identifikim i saktë. Perandore të Bizantit me emrin Theodosi ka pasur dy: Theodosi II (408-457) e Theodosi III (715-718), pra njëri ka jetuar në shekullin V e tjetri në shekullin VIII. Kurse me emrin Kostandin ka 8 perandorë. Siç shihet, asgjë s’mund të përcaktohet me siguri. Në informacionin e Kolirian Kepiones, megjithatë, ka një detaj me rëndësi kryesore për çështjen tonë. Ai thotë se statuja nuk ka mbishkrim. D.m.th. në kohëra të ndryshme kësaj statuje i kanë atribuar emra të ndryshëm. A nuk u gabua edhe Leon Hezei që, duke u nisur nga një mbishkrim i gjetur pranë Portës Kabalina (ai i skulpcionit), beri një hamendje të pasaktë?
Si përfundim, themi se të dhënat e deritanishme nuk na ndihmojnë për të përcaktuar se cilit person historik i përkiste statuja e famshme. Kaloresi prej Bronxi është i mbuluar me velen e legjendës. Rrëndësi ka që kjo skulpturë ka qenë një kryevepër e vërtetë, një dëshmi e shpirtit krijues e talentit të popullit të qytetit tonë. Nga kjo pikëpamje s’do të harrohet.( 1976.)

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...