Home / Opinion / Ata që guxojne t‘falin krimet serbe ,.. skan vend në Kosovë dhe jo vetëm!..

Ata që guxojne t‘falin krimet serbe ,.. skan vend në Kosovë dhe jo vetëm!..

Mos harroni !!!

Shqiptari që lutet për jetën, fotografia që tronditi botën 30 vjet më parë

Në foto është shqiptari Hajrush Ziberi që lutet për jetën e tij, pasi është kapur nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991. Ai u torturua dhe më pas u vra nga “Tigrat e Arkanit”. Fotografia është realizuar nga Ron Havivi, një fotograf amerikan. Shqiptari nga Maqedonia jetonte në Bijelinë të Bosnjës Hercegovinës dhe u vra në moshën 24-vjeçare. Me origjinë Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.

Bashkë më të atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu. Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikemtën. Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje. U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros si N.N. (No name). Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku me pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004. Ekziston edhe një foto tjetër e Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë, por para aparatit i japin ujë.

“E kam takuar në xhaminë e Bijelinës. “Tigrat” ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij. Pasi i vranë 4 civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre. ‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova. I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë. Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin”, – ka treguar fotografi Haviv vite më vonë.

Fotografia e Sylejman Morina
Fotografia e Sylejman Morina

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...