Home / Lajme / Kurteshi i VV-së e quan vrasës Thaçin: Qeveria e popullit do t’ua mbyllë çepin e thithjes së gjakut

Kurteshi i VV-së e quan vrasës Thaçin: Qeveria e popullit do t’ua mbyllë çepin e thithjes së gjakut

Sami Kurteshi, zyrtar i Vetëvendosjes në KQZ, e ka quajtur vrasës  Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria e Popullit, e shtetit dhe së drejtës, ua ka ndalur pak, por do t’ua mbyllë krejtësisht çepin e thithjes së gjakut dhe djersës së këtij Populli!”.

Postimi i plotë:

“PO VJEN, PO I VJEN FUNDI KRIMIT!

Fundi i hajnave zhvatës e plaçkitës të pasurisë publike, të kafshatës së të varfërit dhe të qumështit të fëmijës, i vjedhësve institucionalistë akademikë bashkë me „komandantë“ mercenarë, i mashtruesve e rrencave ordinerë e të sofistikuar, i pushtetarëve arrogantë e të paskrupull, i injorantëve dhe idiotëve të shkolluar me diploma të blera e të falsifikuara, përdhosësve dhe atyre që nëpërkëmbën gjakun e derdhur për Liri, tuxharëve dhe tregtarëve të tokave shqiptare, kriminelëve vrasës me e pa pagesë në luftë e në paqe, në krye me të ashtuquajturin Presidentin vrasës Hashim Thaçi, u erdhi fundi.

Prandaj e gjithë kjo zhurmë mbytëse, çjerrje e hallakatje, kundërshtime e jargavitje, dërdëllitje mediale e politike: „amelika, amelika, çlepi, çakoli, dlejtat e njeliut, telolizmi, diktatula, moslespektimi i shtetutës e inshtitucioneve, etj., etj.“

Kot e keni!

Qeveria e Popullit, e shtetit dhe së drejtës, ua ka ndalur pak, por do t’ua mbyllë krejtësisht çepin e thithjes së gjakut dhe djersës së këtij Populli!”.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...