Home / Lajme / LOJA NË DY KRAHË !

LOJA NË DY KRAHË !

Fotografia e Zogjtë e Shqipës

 

Autor:prof.Besnik Kastrati

Që nga ndarja e para më shumë se një shekulli,patriotët shqipëtaret në ish Jugosllavi,për asnjë qast dhe asnjë moment,nuk ndaluan së punuari për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar.Nuk kish pendë e akademikut,doktori të shkencës apo të ndonjë intelektuali,që do të parashihte fitore me anë të Luftës Çlirimtare,disa bile fusnin frigë e panikë,në popullë duke lemeritur dhe trumbetuar,se Serbia për 24 orë,e bënë hi e shkrumbë Kosovën !

Lufta çlirimtare,kishte mbetur mjeti i fundit,të cilen duhej provuar,për të treguar se patriotët shqipëtar,nuk lejojnë pushtusin që të bënë hi e shkrumbë Kosovën për 24 orë,bile as për 72 orë,ku leksionin ma të mirë dhe ma të madh,ja dha komandanti legjendar Adem Jashari,me familjen Jashari, dajen dhe shokët,pjestar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çdo luftë ka edhe aleancat e veta,kësaj radhe shqipëtaret ishin radhitur me BE-në dhe NATO-në,në krye me SHBA-të, ku mbas bombardimeve 72 ditëshe të paktit NATO,mbi caqet e ish RFJ-së,kasapi i Ballkanit Millosheviqi kapitullojë, kurse Kosova fitoi lirinë falë UÇK-së dhe aleatëve tanë në krye me SHBA-të.

Kosova fitoi pavarsinë me 17 shkurt 2008,tani mbas një dekade të pavarsisë,Kosova rrezikohet për nga integriteti, sovraniteti,pushtetin e tretë nga bisedimet e Kosovës me Serbisë në Bruksel,të udhëhequra nga Thaçi dhe Vuqiqi.

Thaçi në cilësin e presidentit të Kosovës,paralajmëron komprimise të tjera,duke kamufluar me korigjim të kufirit. Për të kamofluar më mirë,pozicionin e tij del me deklarata mbi bashkimin e Luginës së Presheves me Kosovën.
E gjithë kjo bëhet me qëllim të një republike serbska në Kosovë,apo me ndarjen e veriut.

Harron Thaçi se Lugina e Preshevës,Veriu i vendit por edhe Sanxhaku, janë troje etnike shqipëtare,ato duhet bashkuar e kurrësesi të ndërrohen,këtu shet dushk për gogla,sepse patriotat shqipëtar,kurrën e kurrës nuk do të pajtohen me këto ndërrime të trojeve etnike,me këto lojëra të poshtra të Thaçit,për arsye interesin,personal dhe familjar !

Loja e tij me dy gjuhë,ndryshe në Bruksel me Vuqiqin, ndryshe për opinionin nacional,na bënë të kemi dyshime në sinqeritetin e tij,nëse i ka mbetur sadopak,shqipëtaret jetojmë në shekullin e dijes,andaj çdo njeri i interesuar, nxjerrë përfundimin e këtyre lojërave…

/ mar nga FB/

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...