Abdulla Mehmeti

EMRI I QYTETIT BIZANT DHE I PERANDORISË ME TË NJËJTIN EMËR JANË LEGJENDA TË TRILLUARA GREKE DHE SLLAVE

Emri dhe legjenda greke për themelimin dhe emrin e qytetit Buzanë, 7 mijë vjet të lashtë (greqisht: Byzantion, latinisht: Byzantium), si dhe historia njëmijëvjeçare e Perandorisë Bizantine, siç i kemi mësuar deri më sot, janë rrena greke dhe sllave, të përhapura në emër të shkencës.

1. Emri i Bizantit, sipas variantit grek, është një legjendë e trilluar

Etimologjia e emrit Bizant është e panjohur, konsiderojnë disa shkencëtarë të shquar evropianë. Supozohet që emri është me origjinë Ilire-Thrake.* Ai mund të rrjedhë nga emri personal ilir ose thrak Byzas (buzë). Legjenda e lashtë greke i referohet mbretit Byzas, udhëheqës i kolonistëve megarë dhe themelues i qytetit. Forma e emrit Bizant është një latinizim i emrit origjinal.

Shumë më vonë, emri Bizant u bë i zakonshëm në Perëndim për t’iu referuar Perandorisë Roma e Re, apo Roma Lindore. Kryeqyteti i saj Kontandinia (greqisht: Konstantinopolis) qëndronte në vendin e Bizantit, qytetit të lashtë.

Emërtimi “Perandori Bizantine” u paraqit për herë të parë nga historiani Hieronymus Wolf, në vitin 1555, një shekull pasi perandoria kishte pushuar së ekzistuari. Gjatë kohës që ka ekzistuar kjo perandori, termi Bizant i referohej vetëm kryeqytetit të saj, jo edhe Perandorisë Roma Lindore.

2. Në bazë të studimeve të derisotme, në territoret ku supozohet se janë shtrirë ilirët, qytetet, krahinat dhe mbretëritë e tyre, hasen shumë emra të njëjtë, të ngjashëm, apo me kuptim të përafërt, si emrat e qyteteve Oeneum (në Tetovë, si dhe në Omish të Kroacisë), krahina dhe mbretëria e Dardanisë (Kosova e sotme dhe Maqedonia Veriperëndimore, krahina e Dardanisë në Anadoll të Turqisë së sotme); qyteti Alaksandri (në Egjipt dhe në kufirin bregdetar mes Turqisë dhe Sirisë); qyteti Pella (në Geqi dhe në Jordani, i themeluar nga Leka i Madh) etj.

3. Sipas Hartës arkeologjike të Maqedonisë**, në qytetin e sotëm të Tetovës janë zbuluar deri më sot së paku 9 lokalitete arkeologjike, Njëri ndër këto është edhe qyteti i lashtë me emrin BUZANË (Buzana), që mund të shpie në konstatimin se ky qytet ka pasur emër të njëjtë, ose të ngjashëm me qytetin e lashtë 7 mijëvjeçar Buzanë (Bizant-Byzantium), me latinizimin e emrit origjinal BUZANA (Buzani, Buzanë), siç konstaton studiuesi francez Raymond Janin.

Studimet për çështjen e emrit të qytetit Bizant (Emri i lashtë përmendet edhe me emrat: Puzanteh, Byzant, Byzantium, Byzantion, ose në shqip Buzanë/Buzani), si dhe të Perandorisë së Bizantit (Buzanit), duhet të thellohen më tej, me qëllim të eliminimit të dyshimeve, hamendjeve, falsifikimeve apo krijimit të legjendave dhe miteve të rrejshme, të cilave u kanë besuar deri më sot disa studiues shqiptarë dhe të huaj.

Emrin e sotëm Stamboll, ky qytet e ka marrë më 28 mars 1930, që në gjuhën tuke i përgjigjet kuptimit të emrit të lashtë Buzanë (në gjuhën e lashtë dhe të sotme shqipe). Vlen të përmendet me këtë rast se, ky qytet dikur kryeqendër e Perandorisë Romake Ilire Lindore dhe më vonë i Perandorisë Osmane, aktualisht është qyteti më i madh në rajon dhe Evropë, sipas numrit të banorëve dhe është qyteti me numër më të madh të shqiptarëve në botë.

* Janin, Raymond (1964). Constantinople byzantine. Paris: Institut Français d’Études Byzantines. p. 10f.

** Koco, Dimçe (1996). Harta arkeologjike e Republikës së Maqedonisë. Shkup.

(15.V.2018)

Fotografia e Abdulla Mehmeti