Home / Opinion / MË NË FUND NJË DEKLARATË E SINQERTË – qytetari nuk vendos kush do ta qeveris vendin –

MË NË FUND NJË DEKLARATË E SINQERTË – qytetari nuk vendos kush do ta qeveris vendin –

Ali Mehmeti - Mobile - KosovaPress

 

Nga Ali Mehmeti

Gjenevë 08.05.2020
Kush do të thoshte se një “politikan i të gjitha sistemeve” me eksperiencë 40 vjeçare
do të rrëshqiste kaq lehtë, pas një pyetje po aq të lehtë, duke zbuluar fytyrën e tij të
vërtet prej një komunisti të regjur me prirje diktatoriale, duke u kthyer kështu në
origjinën e vet, kur po ashtu kishte votime, por jo edhe ndryshim të pushtetit. Kur
qytetari voton, por nuk vendos për qeverinë. Për qeveri atëherë vendoste partia, kurse
tani, sipas “politikanit e të gjitha sistemeve”, duhet të vendosin të gjitha partitë së
bashku, që si të vetmin ideal dhe shkathtësi e kanë shmangien nga ligji për interesa
personale, grupore, miqësore, klanore, partiake, krahinore … të sintetizuara në një
fjalë: korrupsion!
Kujt duhet t’i falënderohemi për këtë sinqeritet: sëmundjes, senilitetit, moshës,
pendimit për të gjitha gënjeshtrat e bëra gjer me tani, apo mungesës totale të
respektit për votuesit të cilët i konsideron për një masë amorfe e cila jeton në botën e
tij të perënduar, kur votohej por për qeveri vendoste partia. Këtë dilemë na e hoqi ai
vet kur e përsëriti këtë deklaratë për të dytën herë. Pra, na konsideron për bagëti,
Mungesa e reagimit ndaj kësaj deklarate i zbuloi edhe ata që mendojnë sikur ai, që iu
bashkëngjitën në rrëzimin e qeverisë në kohë pandemie, të bashkuar në një tufë.
Zbuloi edhe diçka tjetër. Që edhe ata politikan që posa e kanë mbërri gjysmën e
karrierës politike të “politikanit e të gjitha sistemeve” janë treguar nxënës të zellshëm
dhe janë duke ia kaluar edhe Profesorit. Këta të fundit ma kujtojnë një tregim të
dëgjuar nga gjyshi im: “Kishte dal njëri të blej një thi në Pazar. Pyet njërin, pyet tjetrin
dhe befasohet kur kupton se një thi që peshonte 80kg është më i lirë sesa një gic që
peshonte 30kg? Pasi kërkon sqarim, një plak i përgjigjet: Epo, ky i vocërri është thi i
biri thiut; pra është më thi, prandaj është më i shtrenjtë!” Edhe unë kam frikë, se këta
“gicat” tanë do na kushtojnë më shtrenjtë, se “thiu” vet. Madje “gicat e gicave” do na
kushtojnë sigurisht edhe më shtrenjtë nëse në ndërkohë, edhe “thiun” edhe “gicat”
nuk i heqim qafe, me shpresë që do i zëvendësojmë me disa “kafshë” më fisnike që do
e respektojnë votën tonë. Ndoshta ky krahasim alegorik ka mundur të bëhet edhe me
elitën udhëheqëse nga “Ferma e kafshëve” të Orvelit, por kisha frikë se do mbetesha i
pa kuptuar nga “gicat” dhe shkrimi do më shkonte dëm.
Dhe ndoshta më e rëndësishmja, ngjarjet dhe deklarata e fundit, do ndikojnë që në
Kosovë të profilizohet skena politike. Në njërën anë do e kemi PLAN-in (për vazhdimin
e zhvatjes dhe korrupsionit) i cili do vazhdoj t’i shmanget ligjit me çdo kusht për t’i
kthyer pasuritë e siguruara gjer me tani në rrjedha legale dhe nga ana tjetër Lëvizjen
Vetëvendosje e cila gjer me tani është treguar e vendosur që Kosovën ta bëj shtet ku
do të respektohet ligji dhe ku të gjithë do janë të barabartë para ligjit. Lista serbe nuk
do ndryshon; do mbetet element subversiv i dirigjuar nga Serbia, e interesuar që
Kosova të mbetet nën kthetrat e politikanëve të korruptuar në mënyrë që edhe vetë të
mund të përfitoj materialisht, të krijojë dosje komprometuese për shantazhim të
mëvonshëm dhe për të thënë para ndërkombëtarëve se ka qenë gabim krijimi i shtetit
të Kosovës. Dëshmia më e fortë për këtë është fakti se Lista serbe gjer me tani, të
vetmen qeveri që nuk e ka votuar, është ajo me në krye Albin Kurtin. Përkundrazi, u
mobilizua e tëra për ta votuar rrëzimin e saj.
Nëse në këtë prizëm i shikojmë zgjedhjet e ardhshme të cilat nuk mund të vonojnë,
pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë mund të themi se këto zgjedhje
do janë “luftë për jetë a vdekje”. Nëse fiton dikush nga PLAN-i, pavarësisht se çfarë
koalicione mund të bëhen, ky do ishte fundi i shpresës se Kosova mund të bëhet shtet
ligjor, respektivisht do ishte fitore e “vdekjes”, pas së cilës për rininë nuk do mbetej
rrugë tjetër, përveç asaj të kurbetit. Pikërisht për këtë, nuk duhet lejuar këtë fitore.
Përkundrazi, duhet bërë çmos të fitojë “jeta”, që ta rikthejë shpresën e tradhtuar me
25 mars 2020 për riparim të shtetit të nëpërkëmbur, për menaxhim të financave
shtetërore me nikoqirllëk që do hapnin rrugë për zhvillim ekonomik dhe për hapje të
perspektivës për rininë. Kjo fitore duhet të jetë e thellë, aq e thellë sa nuk do
mundësoj kurrfarë diversioni brenda qeverisë së ardhshme. Një fitore e tillë do i
fundoste shpresat e tufës së bërë bashkë, për rikthim të mëvonshëm në pushtet dhe
do i çlironte forcat e mbetura, të shëndosha por të heshtura, brenda partive të PLAN-it.
Si rezultat do kishte reformimin deri në transformim të të gjitha partive, respektivisht
demokratizimin e tyre si kusht i domosdoshëm dhe i nevojshëm për demokratizimin e
mbarë shoqërisë.
Pra, e vetmja shpresë dhe zgjidhja për Kosovën e këtyre ditëve, janë zgjedhjet.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...