Home / Opinion / Rrëfen ish agjenti i SHIK-ut: Të gjitha veprimet kriminale të Hashim Thaçit që nuk i ka bërë Albin Kurti

Rrëfen ish agjenti i SHIK-ut: Të gjitha veprimet kriminale të Hashim Thaçit që nuk i ka bërë Albin Kurti

13-05-2020Rrëfen ish agjenti i SHIK-ut: Të gjitha veprimet  kriminale të Hashim Thaçit që nuk i ka bërë Albin Kurti

“Albin Kurti nuk vrau zëdhënësin e par të UÇK-së, as nuk vrau ministrin e mbrojtjes, nuk vrau as furnizuesit e armatimeve për UÇK-në, dëshmorët si Ilir Konushevcin, Sadri Ramqen e shumë dëshmor të tjerë që i zhduku Hashim Thaçi me shokët e tij. Albin Kurti nuk është milioner i milionave të vjedhur të fondit Vendlindja thërret. Albin Kurti kur nuk është takuar fshehtas në Itali, Amerikë, Francë me Presidentin Serb par ta ndarë Kosovën. Albin Kurti nuk e dërgoj në Hag Ramush Haradinajn por e dërgoj Hashim Thaçi i PDK-së dhe një pjesë e LDK-së atëherë. Albin Kurti nuk e votoj Gjykatën Speciale Kundër UÇK-së as nuk i detyroj sikurse Hashim Thaçi deputetët me votue me zor këtë gjykatë. Albin Kurti nuk përmendet në asnjë dosje të Dik Martit as si vrasës as si urdhërues i vrasjeve dhe në asnjë dosje tjetër të inteligjencës të NATOS, perëndimit apo ushtrisë të shtetit amerikan por përmenden Hashim Thaçi me shokë”, thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

Fushatën e cila është ngritur këto ditë ndaj Albin Kurtit, duke e akuzuar atë për dëshmi të fshehta kundër UÇK dhe komandantëve të saj në Gjykatën Speciale, e ka demantuar dhe kundërshtuar ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, i cili thotë se të gjitha të bërat që i ngarkohen Hashim Thaçit, tani ai dhe SHIK-u po mundohen ti mbulojnë, ti fshehin duke e akuzuar Kurtin për kinse dëshmi në favor të Serbisë dhe në dëm të luftës së UÇK-së. Madje Miftari thotë se meritat e Kurtit për luftën dhe mbrojtjen e vlerave të UÇK-së janë shumë më të mëdha se sa ato të Hashim Thaçit, që sipas Miftarit, ish kreu i PDK-së dhe tani President vendi, edhe është angazhuar dhe ka vepruar kundër interesit të vendit, duke tradhtuar edhe shokët e luftës. “Albin Kurti asnjëherë në jetën e tij nuk ka dëshmuar para asnjë prokurorie për ta dëmtuar UÇK, nderin e UÇK-së e ka mbrojtur shumë mirë si askush tjetër edhe para Gjykatës serbe në Nish dhe Vrajë. Albin Kurti nuk është i dobët siç janë disa deputet dhe njerëz të SHIK-ut që me dy shpulla dhënë nga UDB-a qitën në kurthin e UDB-së Zahir Pajazitin me shokë. Albin Kurti nuk vrau zëdhënësin e par të UÇK-së, as nuk vrau ministrin e mbrojtjes, nuk vrau as furnizuesit e armatimeve për UÇK-në, dëshmorët si Ilir Konushevcin, Sadri Ramqen e shumë dëshmor të tjerë që i zhduku Hashim Thaçi me shokët e tij. Albin Kurti nuk është milioner i milionave të vjedhur të fondit Vendlindja thërret. Albin Kurti kur nuk është takuar fshehtas në Itali, Amerikë, Francë me Presidentin Serb par ta ndarë Kosovën. Albin Kurti nuk e dërgoj në Hag Ramush Haradinajn por e dërgoj Hashim Thaçi i PDK-së dhe një pjesë e LDK-së atëherë. Albin Kurti nuk e votoj Gjykatën Speciale Kundër UÇK-së as nuk i detyroj sikurse Hashim Thaçi deputetët me votue me zor këtë gjykatë. Albin Kurti nuk përmendet në asnjë dosje të Dik Martit as si vrasës as si urdhërues i vrasjeve dhe në asnjë dosje tjetër të inteligjencës të NATOS, perëndimit apo ushtrisë të shtetit amerikan por përmenden Hashim Thaçi me shokë. E sot të gjitha këto sulme kundër Albin Kurtit janë të nxitura nga Hashim Thaçi, SHIKU- u dhe nga njerëzit e Isa Mustafës me disa opozitar disa profitera të luftës që sot janë multi milionerë nga vjedhjet. Sulmet e orkestruara ndaj z Kurti janë pasi mafia politike e Kosovës jua kanë frikën zgjedhjeve të lira, jua kanë frikën sundimit të ligjit në Kosovë, ja kanë frikën edhe vetes pasi nëse Albin Kurti rrinë dhe kthehet prapë në pushtet këta mafijashat e korruptuar politik do të japin llogari para Gjykatës së Kosovës sepse sot e kemi popullin dhe shtetin më të varfër në Evropë dhe botë, më të izoluarin, kurse këta politikanët që e vodhën popullin qe 20 vite rresht i kemi multi milionerë duke filluar nga miliarderi Hashim Thaçi i cili nuk ja din as vet saka pasuri në menaxhim të tij dhe familjes të tij”, thotë Naim Miftari

Rusët çuan sinjale se duan të përfshihen në marrëveshjen për Kosovën, reagojnë amerikanët

I vetmi mëkat dhe gabim që sipas Miftarit e bënë Albin Kurti, është paralajmërimi me ndjekje ligjore ndaj të korruptuarve. “Po i vetmi gjynah i Albin Kurtit sot për sot është se mafia politike e korruptuar deri në fyt ja kanë frikën, se ky Albin Kurti nuk është i korruptuar dhe nuk është hajn e tradhtar si këta politikanët milionerë, jo të gjithë por shumica po. Ndryshe Albin Kurti asnjëherë nuk ka shkuar në SHBA si Hashim Thaçi e sekserët e Isa Mustafës, apo Paris e Berlin apo Vashington DS me u lut e me taku Joni Bolltonin e pasuesin e tij Grenellin ose dhëndëri Serb Pallmerin , dhe fshehtas me u taku e me i lut që të ju ndihmojnë për ta nda Kosovën me Serbin, që ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës Qeveri e zgjedhur me votën e lirë qytetare”, thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...