Home / Opinion / Në dy përvjetorët e “bashkimi i kombeve të Evropës”

Në dy përvjetorët e “bashkimi i kombeve të Evropës”

AlbaniaPress.com / ShqiperiaPress.com - AFRIM MORINA: Poezi

 

 

 

 

Afrim Morina

Sot shtatëdhjetepesë vite merret dita e ngadhënjimit mbi fashizmin, dhe festohet! Po sot mbushen shtatëdhjetë vjet kur Robert Shuman, Minister i Jashtëm i Francës deklaroi shumë qartë dhe hapur se “bashkimi i kombeve të Evropës kërkon eliminimin e opozitës shekullore”. Si moto tingëllon bukur. E lakmueshme për të gjitha kombet. A qëndron kjo në realitet? A i ndenji besnik Franca kësaj nisme, nga edhe buroi Bashkimi Evropian?

Evropa asnjëherë nuk doli jashtë motos së Maltusit: “Të drejtë për të jetuar nuk keni, e nëse mund të jetoni, jetoni”, të paktën për ne shqiptarët. Kjo më së miri e vërteton heshtjen e saj gjatë sundimit dyzetepesë vjeçar, sa ishim nën regjimin titist e millosheviqian. Vriteshin e syrgjynoseshin shqiptarët, zhdukeshin e burgoseshin shqiptarët dhe Evrpoa nuk na llogariste si komb. Ajo e mbështeste moton e Maltuesit dhe përkëdhelte Titon e Millosheviqin. E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Ata që mendojnë se ka ndryshime në politikën evropiane, gabojnë. Ajo e ushqen garniturën e Millosheviqit, madje i bashkëngjitet në “dhimbjen” e saj. Ajo po mundohet t’ia “shërojë” plagët Serbisë, që nga Rambuileja e deri sot. Mëkatarja më e madhe e këtij mosrespektimi të motos së vet, Franca, edhe më tepër po i frynë zjarrit.
Por shqiptarët e morën këtë moto si të vërtetë dhe zbatuese. Shqipëria londineze ia lexonte letrat në xhep evropianëve. E dinin se nuk kishte asgjë prej kësaj motoje. Se ishte një lojë e pistë dhe nuk kishte të bënte me realitetin. Evropa kishte marrë të gjitha veprimet për ta përmbysur pushtetin në Shqipërinë londineze. Rekrutonte mercenar dhe me ndihmën e propagandës së verdhë dhe kolonës së pestë, arritën që në vitin 1990 të përgatisnin terrenin për ardhjen e tyre në pushtet. Qëllimit ia arritën, por Shqipëria londineze nuk i plotëson kriteret për të qenë komb Evropian!!! Hajde logjikë hajde. Për të qenë komb i saj, duhet t’i falë Greqisë territor, se nuk numërohen ato që ia dha Evropa! Për ta pranuar Shqipërinë londineze si komb evropian, ajo duhet përfill moton, “ku janë eshtrat e një ushtari” armik, duhet të jetë tokë e vendlindjes së tij. Shqipëria londineze nuk duhet të jetë komb në kuadër të Evropës, se ajo përbënë në vete edhe kombet tjera!!! Pra nuk është shtet komb!
Evropa po na thotë këtë! Po, po na thotë, ndërsa ne ende kemi punë me neofashizmin që ka ngritur kokë në Shqipërinë londineze për rehabilitimin e baballarëve, dajallarëve e dhëndurëve. Ndërsa në Kosovë, se si t’ia heqim tiketën neofashizmit serbosllav! Po këto dy probleme i kemi. Evropa po bënë sehir dhe po ndihmon në të dyja anët. Në Shqipërinë londineze për t’ia plotësuar kërkesat e marrëveshjes, se i ka ushqyer, rekrutuar, paguar dhe orientuar si të veprohet. Në Kosovë, se ka kaluar koha e urrejtjes, luftënxitjes dhe serbët nuk janë ata të para njëzet vitesh dhe duhet të ndodh pajtimi. Falë vetë i dëmtuari! Bëhuni burra, na thonë evropianët, në këtë shtatëdhjetepesë vjetor të ngadhënjimit mbi fashizmin. Duhet falur, se nuk bënë t’i humb fara, që me mund e kultivoi Tito, Millosheviqi, ndërsa shumë bukur po përkujdesen sot Vuçiqi e Daçiqi.!!!
Kjo është “Evropa e bashkimit të kombeve”! në këtë përvjetor të ngadhënjimit mbi fashizmin dhe vënien e themeleve të “bashkimit të kombeve”.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...