Home / Lajme / GAZETARJA NGA ZVICRA PARALAJMËRON POLITIKANËT KOSOVARË: DO T’UA PUBLIKOJ BIZNISET QË SHPËRLANI PARA NË ZVICËR!

GAZETARJA NGA ZVICRA PARALAJMËRON POLITIKANËT KOSOVARË: DO T’UA PUBLIKOJ BIZNISET QË SHPËRLANI PARA NË ZVICËR!

 

Gazetare nga Zvicra, Dafina Eshrefi ka paralajmëruar se do të publikojë pasuritë e politikanëve kosovarë që sipas saj i kanë fituar me korrupsion në Kosovë.

Gazetarja nga Kosova Dafina Eshrefi, që jeton në Zvicër dhe punon për mediumin më të madh atje, “Blick”, ka dhën një paralajmërim se shumë shpejt do të nis publikimin e pasurive të politikanëve kosovarë në median zvicerane, që sipas saj shpërlajnë para në Zvicër.

“Të gjitha pasurit që keni bërë me hajni edhe në shtetin tim zvicëran! Të gjitha firmat që i keni krijuar në Zvicër me parat e vjedhura nga populli kam me ua qit në shesh! Firma me të cilat i shpërlani hajnit e juaja!

Villat që i keni ble në shtetin zvicëran me vlerë milionëshe kam me ua qit në shesh, me tjer fjalë në gazetat zvicërane.” ka paralajmëruar gazetarja.

Ajo mes tjerash ka treguar rast kur kishte qëlluar në të njetin restaurant me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe kishte dëgjuar një bisedë me disa zyrtar të tjerë të PDK-së, ku sipas saj bëhej plani për rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Nuk doja të besoja se q‘po ndodh prapa skenës në birucat e restoranteve VIP.

Unë sjam shpiun.Nuk do të komentoj urdhërat dhe planin e juaj diskutuar me Abelard Tahirin dhe një tjetër PDKanë se si do ta rrëzoni qeverinë e Albin Kurtit”, ka shkruar Dafina në një postim në Facebook.

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...