Altin Kocaqi: Atikishtja teknike është e vetmja gjuhë greke, e cila u krijua teknikishte 1) edhe u përdor si gjuhë administrative për tu kuptuar mes aleatëve në Aleancën e Dilos 2).
Ajo nuk ishte gjuha e Homerit edhe as gjuha e Herodotit e shumë të tjerëve pas tij, sepse këta vazhdonin të shkruanin në gjuhën e vjetër 3). Atikishtja doli nga muret e Athinës si gjuhë teknike 4) pas humbjes nga Maqedonia edhe u perhap si gjuhë administrative, me të cilën merreshin vesh të shkolluarit.
Te ishe grek do të thotshte të mësoje greqishten, që mesohej në letër edhe nuk mbinte në gjuhën e popullit 5). Roma e ruajti këtë gjuhë si gjuhën e gjyqeve vendore në administratën e saj që nga fillimi.
Baballarët e kishës, të shkolluar, do merrnin atikishten si gjuhën e kishës. Grigor Nazizianos do të shkruante: ‘ne e kemi shkollimin në gjuhën atike ndaj edhe shkrimet e kishës do jenë në këtë gjuhe’ 6). Kështu e nisi rrugën greqishtja e re, e cila nuk është gjë tjetër vetëm se atikishtja teknike = gjuhë që nuk mbinte në buzët e popullit por mësohej në letër.
Një ilir apo maqedonas, nje gjerman apo paflagon, pjesmarrës edhe drejtues i kësaj perandorie, do e drejtonte perandorinë me këto gjuhë administrative, duke mos qënë kurrë i shkolluar as në atikisht edhe as në latinisht.
Kjo është situata që i paraprinë kësaj video, që do shihni në vazhdim. Thëniet e mësipërme, që referohen (pas videos) në menyrën më akademike, po i sjell në kujtesën ‘bavarezëve të çmëndur’, akademikëve tanë, në Tiranë, Prishtinë, Tetovë edhe sidomos në kujtesën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave ne Shqipëri, Z. Korkuti, i cili është kthyer në një ‘Otto i Ri’ (shihni videon) në kohët e pas pleqërisë. Dokumenti në vazhdim është po ashtu tërësisht akademik.