Drenicë, Kartolina nga Selaniku. Foto e gjetur nga studjuesi i njohur, miku im, Prof. Saimir Lolja. Saimiri më sugjeroj që këtë foto ta vija në kuadër të tekstit për gjeniun Nikolla Tesla, të botuar më herët në Revista Drini, për të treguar se si janë asimiluar shqiptarët ortodoksë në mbarë Gadishullin Ilirik, (Ballkan), në kohën kur ishim duke dhënë shpirt si Shqiptar e ”duke lindur” si turq të rinj, pra duke u asimiluar përfundimisht.
Ja letra që ma dërgoj Saimiri, pasi e kisha pyetur për sqarime rreth Galicës (Galica), duke menduar që është një Galicë/Galica tjetër, e jo ajo e Azem Bejtës, Azem Galicës.
Në të vërtetë, është edhe një fshat me emrin Galica në Masbjeshkën e Sanxhakut, përkatësisht është ndër bashkësitë lokale të komunës Bijelo Polje në Mal të Zi. Galica quhet po ashtu një fshat tjetër afë Travnik-ut, në Bosnjë. Ndoshta ka edhe fshatra të tjera në hapësirat e Gadishullit Ilirik me këtë emër. Kuptimi i këtij emri sipas gjuhëtarëve serbë do të thotë një fshat malor e fushor njëherit. Në Gjuhën Shqipe fjala Galan dhe Galic/ë ,Galica, e ka kuptimin e njerëzve të zeshkët/zeshkanëve apo zeshkajkave. Shpesh përdoret si nofkë. Apo edhe që nuk kanë janë të zeshkët, por janë emërtuar ashtu. Për shembull, Nana e shkrimtarit tonë të njohur Hivzi Sulejmani e ka pasur emnin Galë/Gala. Hivziu e ka lënë në testament se do të varroset pranë varrit të Nanës së tij, Galës, në Mojstir të Tutinit. Në fillim të viteve të ‘80-ta, posa e kisha kryer fakultetin, isha për ta vizituar varrin e Hivzi Sulejmanit në Mojstir të Masbjeshkës të Sanxhakut, komuna e Tutinit, duke udhëtuar për atje me dy kuaj, së bashku me kushërinin tim Daut Kabashin. Varret e Hivziut e të Nanës së tij Galës, (në gurrin e varrit emni shënohej në sllavish: Galja), prehen në qetësinë absolute të bjeshkës në fshatin Mojstir të Tutinit, që e ka të njejtin emër me Mojstir-in e Istogut në Dukagjin, por që i ndanë vetëm bjeshka. Disa prej këtyre sqarimeve, me përjashtim të të dhënave të mija në këtë shënim, mund t’i gjeni në WikipediA.
Dy shkrime të Prof. Saimir Lolja-s, të botuara Sot në www.revistadrini.info
________
Faleminderit Bajram dhe iu lumte.
Galica eshte nga Drenica,Dardania, shembull Azem & Shota Bejtja nga Galica.
Galica eshte edhe si emri i lashte 2000 vjeçar i Frances se sotme.
Do nis dy shkrime: nje per Maqedonine dhe tjetri per Greqine ku del se si u treten shqiptaret-arberit.
Me mbylljen ne kafaz te shtetit xhuxh shqiptar, zeri shqiptar u be memec dhe armiqte bene çfar deshen. Ata ndoqen politikat shteterore te “homogjenizimit, natyralizmit” per te tretur shqiptaret.
Te lutem gjeni nje menyre dhe lexoni librin RECETA PA KOMB. Do hapen rruget dhe libri eshte edhe ne Tirane edhe ne Prishtine e Gjilan.
Brendia e tij nuk eshte thjesht brendi libri.
Kjo pamje perforcon kuptimin dhe permbvajtjen e kostumit te Nikola Tesles. Ne Linkedin, njeri qe eshte edhe redaktor ne TVSH, filloi te “qante” pse po i “merrej” Nikola Tesla serbeve. Ia kthevba pergjigjen e duhur.
Kostumi i Nikolla Teslës është si veshjet e fustanellat "greke" që "grekët" thonë se janë rroba popullore "greke". Kostumi i tij është vërtetimi më i sinqertë i origjinës së familjes së tij shqiptare-arbërore.

 Historia me këtë pamje të Nikolla Teslës filloi në 11 Tetor 2014. Dhe patriotët e tij e vendosën në Wikipedia; më pas e hoqën. Po ta quanin vlerë të tyre kombtare nuk do ta hiqnin.

 Rasti i tij nuk ndryshon nga shumë raste të tjera shqiptare-arbërore që janë tretur nga kishat bizantine serbe e greke dhe janë "bërë" serb apo grek.

 Fshati i origjinës së familjes së i Nikolla Teslës nuk tregohet. Nga emri Nikola Tesla është katolik. Familja e tij nëse ndjehej serbe ortodokse nuk kishte pse të largohej prej Sanxhakut në mesin e shek. XIX kur serbët po vinin aty duke përzënë shqiptarët. Edhe po të largohej duhej të ikte në Serbinë ortodokse dhe jo në perëndim të Kroacisë katolike. Sanxhaku, që u bë serb e malazez në vitin 1912, edhe tani ka shqiptarë që Shqip (në Shqip!!) e thonë se "jemi boshnjakë".
Nikola Tesla vetem Shqip nuk ka degjuar. Ai ka degjuar botimet ne rajon, Europe e ShBA te ministrit te jashtem serb qe i quante shqiptaret njerez me bisht. Domethene dija e tij per Shqipen eshte fshire shume shpejt atje ku lindi, u rrit e u largua. Mjafton te preken rastet e shumta keto 30 vjet kur ka shqiptare qe ne dhe te huaj e harruan shqipen dhe origjinen sepse sepse ndjehen me turp qe jane shqiptare.
Bajroni apo Edit Durhami nga Britania, baroni Nopça nga Hungaria apo Robert Elsie nga Kanadaja jane veshur me kostume shqiptare dhe e paten per nder.
Me te mirat
Saimir
Fotografia e Bajram Kabashi