Home / Shëndetësi / Beqir Elshani: Anekdota

Beqir Elshani: Anekdota

Beqir Elshani

Beqir Elshani

1. MAJA E ÇAKORRIT

Një djalosh sypetrit iu afrua bariut të vjetër në stane dhe e pyeti:

– Në maje të Çakorrit gjenden Ramushi, Hashimi, Kadriu, Fatmiri, Isa dhe Albini, të gjithë mbajnë plisa të bardhë; prandaj parashtrohet pyetja a mundesh prej së largu për ta dalluar cili prej tyre është Albin Kurti?

– Shumë lehtë, djalosh. Unë pres deri sa të perëndojë dielli, dhe ai që mbetet vetëm, është Albini, – tregoi bariu i vjetër i stanit.

2. ISA MUSTAFA

– A e di cila parti është gëzuar më së shumti për shkarkimin e Agim Veliut prej ministrisë? – e pyeti një qytetar fqinjin e tij.

– Mbase Aleanca me Nismën, – ia priti i pari.

– Jo, Isa Mustafa është gëzuar për shkaktimin e mocionit për ta shkatërruar Lëvizjen Vetëvendosje, – tregoi i pari.

3. DHËNDRI PA NUSE

– Pse Hoti nuk po hyn dhëndër, mbase e ka turbulluar birra? – pyeti me habi daja.

– Nuk e ka turbulluar birra, por nusja nuk i ka ardhur, – tregoi i zoti i dasmës me keqardhje.

4. DY PLEQ BISEDOJNË

– Shumë i zoti është Albin Kurti. Me aftësi po ua kalon edhe politikanëve n’Evropë, prandaj populli po e do, – tha plaku i parë.

– Ç’ po flet, mik… A e di që Albini me ardh në pushtet, djali yt nuk e merr më rrogën 2000 euro, – ia ktheu i dyti.

– Nuk e kam dijt… Mirë ia paska ba Thaçi që e largoi prej qeverisë, – e miratoi i pari që të birin e kishte ministër.

5. NOSTALGJIA

Një arsimtare e pyeti fqinjën që punonte në ministrinë e vendit:

– Sa e ke rrogën, komshike?

– E kam 500 euro, – tregoi fqinja.

– Rrogë të mire paske, – e përgëzoi arsimtarja.

– Çfarë… të mire! Në mandatën e Ramushit e kisha 1600 euro, tani në mandatin e Albinit e mezi marrë një të tretën e rrogës, – tregoi fqinja e dëshpëruar.

6. AKUZA

– E akuzoj të birin tim, më ka fyer, më ka quajtur terroriste, – u ankua e nëna Kosovë para prokurorit.

– Fisnike, faleni, është biri juaj. Ç’ti bësh, është turbulluar nga mendja, – e këshilloi prokurori.

7. PENDIMI

– Çka po kërkon me hinkë në vesh? Mbase kërkon ndonjë zog në pyll? – e pyeti njëri fqinjin, kur e pa me hinkë në vesh duke gjurmuar në parkun e qytetit.

– Jo, nuk kërkoj zog, por po gjurmoj ndonjë deputet mos po pendohet që ka votuar Gjykatën Speciale për dënimin e UÇK, – tregoi fqinji me hinkë në vesh.

– Ti po kërkon rrush në dimër, prandaj kot e ke. As Hashimi nuk pendohet, jo më deputetët, – ia ktheu i pari.

8. VOTA NË MATEMATIKË

– Sa bëjnë 13 mijë vota të Ramush Haradinjat dhe 12 mijë vota të Avdullah Hotit? – i pyeti arsimtari nxënësit.

– Bëjnë 25 mijë vota, arsimtar, – u përgjigjën drejt nxënësit.

– Mirë. Edhe sa vota u duhen të dyve për të arritur shumën e 100 mijë votave të Albin Kurtit? – vazhdoi t’i pyes arsimtari.

– …Edhe 75 mijë, arsimtar, – u përgjigjën shpejt nxënësit.

– Domethënë u duhet tri të katërtat e votës, – e miratoi arsimtari me përqindjen e votave.

9. SHAKAXHIU

– A ka ndonjë gabim në fjalinë e deputetit “Kurti ka ba hajgare siç është bërë hajgarexhi” – i pyeti arsimtari i gjuhës nxënësit në klasë duke shfletuar shtypin e ditës.

– Patjetër, fjalët “hajagare” dhe “hajgarexhi” janë barbarizma, shqip thuhet “shkaka” dhe “shakaxhi”, prandaj fjalia duhet të shkruhet “Kurti nuk ka bërë shkaka dhe nuk është shakaxhi”, – shpjegoi nxënësi.

10. AMNISTIA

– Xhaxha, çka mendon për deklaratën e Baton Haxhiut për amnistinë e kriminelëve serbë në Kosovë? – e pyeti nipi xhaxhain veteran të UÇK-së.

– Shyqyr që nuk është këshilltar i Albin Kurtit, përndryshe do ta pësonte sikur Shkëlzen Gashi, – ia ktheu me zemërim xhaxhai.

11. MBROJTJA E KRYEMINISTRIT

– Nëse edhe kësaj radhe Kushtetuta e Kosovës nuk e mbron Kryeministrin E tanishëm të Kosovës, Albin Kurtin, atëherë hajdutët që thyejnë bankën duhet të nderohen, – tha një qytetar i zemëruar ndaj qeverisë së korruptuar.

– Uroj të kemi sukses, përndryshe na mori lumi, – shtoi një tjetër i revoltuar ndaj pushtetit burokratik.

12. VENDIMI I GJYKATËS

Deputeti i LDK-së në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese deklaroi: – Nëse Kushtetuesja vendos në favor të kërkesës së LV-së, në Kosovë duhet të shpallet vdekja e demokracisë.

– Më mirë të vdesë LDK, se të vdesë vota e popullit, – ia kthyen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

13. KUSHTI I PAFAJËSISË

– Si mund të fitohet pafajësia në Gjykatën Kushtetuese? – e pyeti gazetari avokatin e popullit.

– Nëse gjykatësin e parë e ke dajë, të dytin nip, të tretin dhëndër, të katërtën tezake, të pestën kunatë, të gjashtin mik, të shtatin kushëri, të tetin kumbarë, – tregoi avokati i popullit.

– Harrove të përmendësh edhe gjykatësin e nëntë, – ndërhyri gazetari.

– Paj, dihet… – tha avokati duke i fërkuar gishtat e dorës së djathtë në shenjë të dhënies së ryshfetit.

14. KOMENTET

– A po i lexon deklaratat e Thaçit dhe të Mustafës në faqet e shtypit elektronik? – e pyeti njëri mikun e tij.

– Jo, por i lexoj komentet e qytetarëve çka thonë për deklaratat e tyre, – ia ktheu i dyti.

15. VENDLINDJA

– A më shumë e do Amerikën apo Gjermaninë? – e pyeti babai të bijën maturante.

– Më shumë e dua vendlindjen time, – ia ktheu e bija.

– Po dihet, je me Lëvizjen Vetëvendosje, – shtoi e ëma.

16. PESHKAQENI

Mama, mora notë të dobët në vizatim, – tregoi i biri me dëshpërim sapo u kthye prej shkollës.

– E pamundur, ti gjithmonë vizaton bukur, – tha e ëma me shqetësim.

– Mama, e vizatova peshkaqenin, mirëpo kam harruar t’ia vizatoj dhëmbët; prandaj mora notë të dobët, – tregoi i biri.

– Mbase dhëmbët ia ka marrë Thaçi, prandaj krejt po tremben prej tij, – e qetësoi mamaja.

17. MASHTRIMI

Për ditën e rrenave, gazetari e pyeti një qytetar në rrugë:

– Cili prej tyre është mashtruesi më i madh në Kosovë, Hashim Thaçi apo Milaim Zeka?

– Të dytë janë mashtrues, i pari në politikë, i dyti në biznes, – tregoi qytetari.

– Mirëpo a janë vetëm këta dy? – vazhdoi të pyes gazetari.

– Për fat të keq, janë… me shokë shumë, – ia ktheu qytetari.

18. HAJDUTI

– A e di kush është hajduti më i madh në diplomacinë e Kosovës? – e pyeti gazetari analistin amerikan.

– Dihet, LDK, pasi që në mënyrë perfide LV i vodhi mandatin në qeveri, – u përgjigj analisti amerikan.

19CINIZMI

Me një odë gjatë grevës së minatorëve në shkurt të vitit 1989 për mbrojtjen e Kushtetutës flitej për gjendjen e vështirë në Kosovë.

– Unë gacën nuk e kapi me dorë, me mashë e kapi, – tregoi me krekosje një pacifist.

– Mirëpo nëse mungon masha, me se do ta kapësh gacën, i nderuar? – ndërhyri fqinji i revoltuar.

20. DALLIMI I LUTJEVE

– A kanë dallim lutjet fetare të hoxhëve në Kosovë? – pyeti njëri fqinjin e tij.

– Po, kanë dallim, hoxha i xhamisë në Mitrovicë lutet për largimin e koronavirusit prej vendit, kurse hoxha i Therandës lutet që koronavirusi t’i prekë tradhtarët e vendit, – tregoi fqinji i tij.

21. KORONAVIRUSI

– Kush është vendlindja e Koronavirusit? – e pyeti një gazetar ekspertin amerikan.

– Vendlindja e Koronavirusit është Pandemia, – u përgjigj shkencëtari.

– A ka prindër Koronavirusi? – e pyeti një tjetër gazetar.

– Patjetër, mëma është Laboratori, kurse babai është Kabineti, – tregoi eksperti pastaj doli prej sallës.

22. HIPOKRATI

– A e di kush është babai i mjekësisë, – e pyeti arsimtari nxënësin.

– Sokrati, arsimtar, – u përgjigj shpejtas nxënësi.

– Unë të pyeta për Hipokratin në mjekësi, kurse ti kalove në filozofi, prandaj bëre dy herë gabim, – e qortoi arsimtari.

23. ARSYEJA

– Cila veprimtari e njeriut është më e vlefshme? – e pyeti motra vëllain.

– Shikimi, – u përgjigj vëllai.

– Jo, është arsyeja, – ia ktheu motra.

24. REAKSIONI FETAR

– Qysh komentohet qortimi reaksionar i imamit ”Më mirë të vdesë çika se të martohet me katolikun?” sipas fjalorit të priftit? – e pyeti një studente arsimtarin.

– “Më mirë të vdesë çika se të martohet me myslimanin”, – tregoi arsimtari.

– Kurse sipas meje komentohet “Më mirë të vdesin prifti me hoxhën, dhe çika të martohet sipas dëshirës”, – ia ktheu studentja me inat.

25. REFUGJATI

– Unë si homoseksual jam i keqtrajtuar në vendlindje, prandaj kërkoj strehim politik, – u ankua refugjati para komentuesit në entin e refugjatëve në Suedi.

– Qytetari po ankohet që ka mbetur pa punë, – ia përktheu komentuesi me ngurrim suedisht

asistentit.

– Kujdes, jo pa punë, por pa liri homoseksuale, – ndërhyri refugjati që kuptonte nga pak suedisht,

por nuk dinte të fliste.

26. DASMA

– Ti je i ftuar në dy dasma, në dasmën e mikut që martohet me një femër dhe në dasmën e tjetrit që martohet me një mashkull, prandaj në cilën prej këtyre dasmave do të shkoje? – e pyeti njëri fqinjin e tij.

– Dasma e martesës së burrit me gruan është parajsë, e burrit me burrë është ferr, – ia ktheu fqinji.

27. MAJMUNI KUJDESTAR

– Në qendrën tregtare kanë vendosur një majmun çapkën kujdestar, prandaj mos vidh, se të zbulon, – e informoi vëllai i tij i madh.

– Vetëm robotit ia kam frikën sa për majmunin di ta mashtroj, – ia ktheu i dyti.

– Dihet, pasi që edhe vetë je majmun, – i ktheu vëllai i madh me ironi.

28. ZEMËRIMI

– Jam zemëruar në tigrin, – u ankua biologu me fytyrë të vrenjtur.

– Përse je zemëruar në tigrin? – e pyeti miku i tij.

– Ma ka sulmuar bacën, – u përgjigj biologu.

– Bacën me dy këmbë, apo…? – vazhdoi të pyes miku.

– Jo, jo, bacën me katër këmbë, – tregoi biologu, që e kishte fjalën për paraardhësin majmun.

29. DELJA SHTERP

– A më shumë qumësht jep delja shterp apo dashi? – e pyeti nipi gjyshin.

– Asnjëri, prandaj populli thotë delen shterp there, dashin mbaje, – tregoi gjyshi.

30 FOTOGRAFIA

– Për fotografinë, në të cilën shihen kali me gomarin, një qytetar mikut të vet i tregoi:

– Ky në anën e djathtë (është fjala për kalin) nuk jam unë, kurse ky në të majtën (është fjala për gomarin) është vëllai im.

31. THESI ME MIELL

Një plak si në tallje e pyeti një çun:

– Cili është më i mirë, thesi me dreqër apo thesi me rrena?

– Thesi me miell është më i mirë, – ia ktheu flakë për flakë çuni.

32. KONTEJNERI

Një kacagjel, për të cilin flitet që i ka gishtat e trasha, kishte thënë që Egriun dibran e fut në xhep, ndërkohë zonja Egriu, ia kishte kthyer se kacagjelin nuk do ta fusin në çantë, sepse nuk e zë, por do ta fusin në kontejnerin e mbeturinave të qytetit.

– Të lumtë e dashur, jam i bindur që kontejneri patjetër do ta zë, – e miratoi zotëri Egriu.

33. PARTIA E TË PAPUNËVE

– Kopeja e zotërinjve të shtetit jetojnë mirë, nuk kanë pasoja ekonomike, – kështu e hapi bisedën kryetari i sindikatës së punëtorëve.

– Më falni zotëri, në cilën parti jeni? – iu drejtua me pyetje ministri i vendit.

– Në Partinë e të Papunëve, zotëri, – tregoi kryetari i sindikatës.

34. MATEMATIKA JURIDIKE

– Nëse tre ministra të sotëm të LV detyrohen të japin dorëheqje për shkak të vetëvrasjes së studentit, atëherë sa ministra të LDK-së duhet të japin dorëheqje për 15 viktimat, kryesisht gra e fëmijë, që në vitin 2009 janë mbytur në lumin Tisa? – ishte pyetja e gazetarit ndaj gjykatësit kushtetues të Kosovës.

– Hiç më pak se 45 ministra, – u përgjigj shkurt gjykatësi kushtetues.

35. KAPISTRA

– Çka i dhurove mikut që ka marrë diplomën në Universitetin e Tiranës? – e pyeti njëri fqinjin.

– I dhurova një kapistër, meqë tani është bërë dem që di të dallojë krundet, – tregoi i pari.

36. MËRGATA

– A e dini kush është autor i veprës “Mërgata gjysmanalfabete”? – i pyeti arsimtari i sociologjisë studentët në auditor.

– Nuk e dimë, arsimtar, – thanë studentët.

– Autor i veprës politike është politikani i mirënjohur, Haxhi Hoti, – tregoi arsimtari i sociologjisë.

37. DEPOZITUESI

– Zotëri, a keni kartonë të vjetër, më duhen për pjekjen e tjegullave? – e pyeti një fabrikant depozituesin.

– Kartonë kam pak, por kam një vagon libra “Istine i zablude” të Hasanit, – tregoi depozituesi.

– Kartonët i marr, kurse “zabludet” e Hasanit nuk i marr, se m’i shkrumbojnë tullat, – tha fabrikanti duke marrë një tubë kartonësh prej depozituesit.

38. LINDJA E FËMIJËS

– A keni dëgjuar për lindjen e fëmijës me syza në Indi? – pyeti njëri një grup shokësh.

– Si jo, edhe tek ne fëmijët po lindin me kufje në vesh, – ia ktheu me të njëjtën masë njëri prej tyre.

39. MOBILTELEFONI

 “NDALOHET PËRDORIMI I MOBILTELEFONIT NË PARK!”, kështu shkruante në njërën nga tabelat në parkun e qytetit. Prandaj një qytetare e befasuar e pyeti kopshtarin: – Zotëri, pse ndalohet përdorimi i mobiltelefonit në park?

– Sepse në park ka shumë zogj, prandaj mund t’ua dhjesin mobiltelefonat, – ia ktheu me ironi kopshtari për shkak se mobiltelefoni e ka zënë vendin e librit.

40 KRONIKË E ZEZË

– Si mund të shkruhet rubrika në faqen e shtypit “Kronikë e zezë” kur në foto shihet një modeliste pothuaj e zhveshur? – e pyeti redaksinë një komentues.

– Kujdes, këtu flitet për vdekjen e modelistes nga konsumimi i drogës, – ia ktheu përgjigjen redaksia.

About admin

x

Check Also

Heidegger: Veç një Zot mund t‘na shpëtojë

May 27, 2020 Më 23 shtator të vitit 1966, Rudolf Austein dhe ...