Unë jam komunist,
Sepse nuk shoh për botën ndonje sistem ekonomik më të mirë sesa komunizmi

Unë jam komunist,
Sepse vuaj kur shoh njerëzit tek vuajnë

Unë jam komunist,
Sepse besoj vendosmërisht tek utopia e një shoqërie të drejtë

Unë jam komunist,
Sepse çdo njeri duhet të ketë atë që i duhet dhe duhet të japë atë që mundet.

Unë jam komunist,
Sepse besoj se lumturia e njeriut gjendet tek solidarizimi.

Unë jam komunist,
Sepse besoj që të gjithë njerëzit kanë të drejtën e strehimit, shëndetit, arsimit, punës dinjitoze, dhe të pensionit.

Unë jam komunist,
Sepse nuk besoj tek ndonjë zot.

Unë jam komunist,
Sepse askush nuk ka gjetur ende një ide më të mirë.

Unë jam komunist,
Sepse kam besim tek qëniet njerëzore.

Unë jam komunist,
Sepse shpresoj se një ditë i gjithë njerëzimi do të jetë komunist.

Unë jam komunist,
Sepse nuk kam besim tek tregu i lirë,

Unë jam komunist,
Sepse disa nga njerëzit më të mirë në botë kanë qenë dhe janë komunistë,

Unë jam komunist,
Sepse e urrej hipokrizinë dhe besoj tek e vërteta.

Unë jam komunist,
Sepse jam i barabartë me të tjerët.

Unë jam komunist,
Sepse dëshiroj ta kaloj jetën duke luftuar për të mirën e njerëzimit.

Unë jam komunist,
Sepse njerëzit e bashkuar nuk do të mposhten kurrë.

Unë jam komunist,
Sepse mund të gabosh, ama jo deri në pikën e të qenurit kapitalist.

Unë jam komunist,
Sepse e dua jetën dhe luftoj përkrah saj.

Unë jam komunist,
Sepse tepër pak njerëz janë komunistë.

Unë jam komunist,
Sepse ka disa që thonë se janë komunistë, por në të vërtetë nuk janë.

Unë jam komunist,
Sepse shfrytëzimi i njeriut nga njeriu ekziston meqë mungon komunizmi.

Unë jam komunist,
Sepse mendja dhe zemra ime janë komuniste.

Unë jam komunist,
Sepse e kritikoj vehten çdo ditë.

Unë jam komunist,
Sepse bashkëpunimi mes popujve është  e vemtja mënyrë për të garantuar paqen mes qënieve njerëzore.

Unë jam komunist,
Sepse përgjegjësit për gjithë  mjerimin e njerëzimit janë të gjithë ata që nuk janë komunistë.

Unë jam komunist,
Sepse nuk dua pushtetin personal, por pushtetin e popullit.

Unë jam komunist,
Sepse askush nuk ka arritur kurrë të më bindë që të mos jem komunist.

/ Huazuar ngaZëri Komunist i Shqipërisë/