Home / Opinion / Bashkim Hoxha veteran i UÇK-së; ’Po të kishte çmim Nobël “për kontribut ndaj atdheut të tyre” unë do të propozoja këtë çmim ta merrte diaspora kosovare

Bashkim Hoxha veteran i UÇK-së; ’Po të kishte çmim Nobël “për kontribut ndaj atdheut të tyre” unë do të propozoja këtë çmim ta merrte diaspora kosovare

Bashkim Hoxha  veteran i UÇK-së; ’Po të kishte çmim Nobël “për kontribut ndaj atdheut të tyre” unë do të propozoja këtë çmim ta merrte diaspora kosovare

Lidhur me rolin dhe rëndësinë e mërgatës  për  Kosovë, fletë  Bashkim Hoxha, veteran i UÇK-së ;-‘’Po të kishte çmim Nobël “për kontribut ndaj atdheut të tyre” unë do të propozoja këtë çmim ta merrte diaspora kosovare. Ajo është kurrizi, është gjaku, është zemra që rreh pa pushim për atdheun tonë të përbashkët. Roli i mërgatës sonë ka qenë shumë dimensional në të gjitha periudhat historike. Të arriturat tona zhvillimore as që mund të mendohen pa mërgatën tonë. Veçmas lufta e fundit që vulosi çlirimin e Kosovës dhe kurorëzimin me pavarësimin e saj, është një kapitull në vete; është një ndër faqet më të rëndësishmet të historisë sonë kombëtare. Kurbetçarët tanë të emigruar në botën e jashtme të viteve 70, 80, 90 si emigrantë politik dhe ekonomik kanë qenë boshti kurrizor që ka mbajtur barrën më të madhe të kontributeve në kontinuitet në të gjitha sferat e jetës: si mbajtja e familjeve të tyre, shkollimi i fëmijëve duke nxjerrë kështu brezin e shkollarëve dhe intelektualëve të Kosovës, përgjigja ndaj çdo nisme për të financuar jetën arsimore gjatë sistemit të aparteidit, mbajtja e familjeve të nevojë etj, janë ajo pjesa pa të cilën Kosova nuk do ta kishte këtë dukje siç e ka sot. Organizimi i mërgatës sonë rreth fondit të luftës, veçmas kthimeve vullnetare të mijëra djemve dhe vajzave të rinj e të reja dhe jo pak prej të meshuarave në mesin e tyre … me emblemën dhe pushkën e UÇK-së, si asnjëherë më parë, shumë prej tyre duke rënë në fushën e nderit, përkatësisht frontet e luftës, është produkt i vetëdijesimit kombëtar, atdhetar, intelektual … të mërgatës sonë. Nuk ka luftëtar lirie pa vetëdije kombëtare, diaspora jonë e kishte një formim të tillë. Pa angazhimin e shqiptarëve jashtë atdheut për mendimin tim Kosova do zbrazej dhe do zbrazej pa mbarim, epilogun e së cilës besoj nuk është e vështirë ta konstatojmë. Me një fjalë diaspora jonë është çelësi si i suksesit të zhvillimeve politike, ekonomike, sociale, shtet formuese

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...