Home / Opinion / Akademik Mehmeti: LKJ, UDB, KOS, JUL, SOROS, ROGNER, nga nënsjetullat e ish SIGURIMIT të Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Stanishiqit e Millosheviqit…

Akademik Mehmeti: LKJ, UDB, KOS, JUL, SOROS, ROGNER, nga nënsjetullat e ish SIGURIMIT të Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Stanishiqit e Millosheviqit…

 

NGA MOISIU, HAMZA E BALLABANI DERI TE KRIMINELËT E ROGNERIT, LËPIRËSIT E JANULLATOSIT, JUL-IT JUGOSLLAV DHE SARHOSHËT E SOROSIT

Si mund të jemi kaq naivë ne shqiptarët, gjakftohtë e pasivë, që nga dhjetëra ekrane televizive, me ditë e me netë, pandërprerë na e shpërlajnë trurin pushteti dhe agjenturat e huaja përmes medieve të kontrolluara prej tyre, politikanëve, analistëve dhe gazetarëve të prodhuar (financuar e dresuar) në laboratorët e Sorosit, fondacionet dhe agjenturat e huaja?!

A vërtet nuk e dimë, shtiremi nga frika apo interesi, ndërsa Kosova dhe viset tjera shqiptare DITË TË BARDHË nuk mund të shohin përderisa kryefjalë e politikës dhe e drejtimit të shtetit ende i konsiderojmë këto klane kriminale të dala nga ish LKJ, UDB, KOS, JUL, SOROS, ROGNER, nga nënsjetullat e ish SIGURIMIT të Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Stanishiqit e Millosheviqit, me qindra funksionarë komunistë dhe agjentë jugosllavë në Kosovë dhe viseve të tjera shqiptare?!

Pse duhet të shtiremi sikur nuk i njihim, nga interesi dhe pafytyrësia, apo aq na vret ndërgjegjja përballë amanetit të dëshmorëve dhe sakrificës shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi kombëtare?!

Kjo nuk është punë e padijes, por heshtjes dhe tradhtisë, çmimin e së cilës po e paguajnë shtrenjë gjeneratat e reja. Mbi 1/3 e shqiptarëve, kryesisht brezi i ri, e kanë braktisur atdheun, vendlindjet dhe trojet e veta etnike! Çfarë duhet të na ndodhë më tepër ne shqiptarëve që të japim alarmin për ZGJIM dhe SHPËTIM?!

Kam dyshime se më parë do të demaskohen, ndoshta edhe dënohen si kriminelë nga të huajit dhe në shtetet tjera, para se ta marrin dënimin e merituar në venedin tonë, këta horra që ne i votojmë, i lartësojmë si heronj, edhe pse i njohim se janë kriminelë, mercenarë dhe tradhtarë, me dosje e damkë!

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...