Home / Opinion / Ndalu beg se ka hendek…

Ndalu beg se ka hendek…

Shqiptarët ju njohin mirë se kush jini, si këtëj dhe andej Drinit. Për ju palaço-karagjoza politikanë të Dardanisë e kam fjalën…
Keni 20 vjet që plaçkisni e dhjamoseni në emër të luftes, nuk u ngopët gryksa, ëë këpusha gjakpirëse, ju krimba kërrme..
E çlufte bëtë ju, ke çliruat, përveçse spiunuat njēri tjetrin tek shkjau, e vràtë me të pabesë dhe në pritë vëllaun tuaj, e përse, për pushtet e pasuri ??!! Ju horra na dolët trima vërtet, por pas lufte ama ,këtë e keni bërë mirë, këtu po që treguat trimëri duke injoruar çdo normë e ligj. Aq mosmirënjohës mbeteni saqë, edhe ate liri e toke të çliruar prej dëshmorëve e USA, ju Thaça,Mustafa,Vesela,Haradinaj,Limaj etj, nuk bëtë asgje tjeter, përveçse përdhosët dëshmorët dhe turpëruar popullin tuaj, turpëruat ata që u sollën lirinë pra, DËSHMORËT, USA, Kombin.E sa për shqiptarët dhe luftëtarët, nuk u lidhët një pension për një jetë normale, dhe as u gjetët një vënd pune, përkundër kësaj, i vodhet, i përndoqet nga toka e tyre, hytë në pazare me sërbet per ta n’da Dardaninë, e falet truallin tek shkau Malazes ,donit ta falinit dhe te sërbi, por su la kush…Ju hajna, matrapazë antishqiptarë, një gjë e bëni mirë, luftën e brendshme, për pushtet e pasuri. Ju vërtetë jeni luftëtarë,,, po e vrisni të ardhmen, e vratë njeri tjetrin, shokun e vëllanë tuaj, gjithë shqiptarët, e përse, për pushtet, për lek e pasuri, per jetët tuaja lluksoze ; po populli,,,? Ai le të mbytet, le të vuaje, ska me hangër,ANI, se ska shërbim shëndetësor,ANI, se po braktis trojet prej jush, prej politikave kriminale antishqiptare tuajat,ANI, e pra juve, nuk ua ndjen për askënd.
Po kujt po i beni moral ju “zotërinj; Thaći ,Veseli, Mustafa,Haradinaj,Limaj e gjithë shërbetorët tuaj me pushtet, ju që e ropët vendin dhe shqiptaret..këtij popullit që u njihte dhe dhëmbët apo brekushet, ndërsa tani u janë çakërryer sytë nga milionat e eurove..?!
E pra aq sa është nje kurve burdello e virgjër,
po aq jeni dhe ju të pafajshëm, se për atdhedashës, kanë vdek ata Burra…!
Të duash Atdheun, Popullin, gjakun tēnd, dhe të respektosh identitetin e të parëve të t’u, duhen sakrifica për dy-tre a më shumë breza,,, që të punosh e luftosh për t’u afruar
bashkombasve të t’u një jetë me të mire, t’u ngresh moralin, t’u japesh dijen, të veprosh me ndërgjegje, dhe të ngresh shtetin e së drejtes, duhet të jesh BURRË-ZAKONI ashtu si ishin të parët tanë, sa për ju, nuk i duheni ma askujt.
Prishni e shpenzoni ato pasuri e pare të grabitura, e buka u zëntë sytë, e gjaku i derdhun u mallkoftë…”Për çfarë shteti mburreni ju ZUZARË që keni ngritur..?!
Si e zhduket papunesinë, po varfërine me se po e luftoni, cila ishte drejtësia juaj, ËË, të bëni dhe moral ,sa MARRE (TURP) për ju….?!
Atë shtetin tuaj e panë mire të gjithë shqiptarët, e pane edhe bota mbarë, sa po qeshen me ju, po po, me te gjithe ju hajna, të pa’afte, të inkriminuar, dhe antishqiptarë…
E po mësojeni mirē pra, buka e thyer nuk ngjitet ma, më mashtrove njëherë bravo të qoftë, edhe pēr tē dytën herë ishte aftësia juaj, por tani jo më, përgjegjësia dhe faji mbetet i imi, kështu thotë populli. Në demokraci pushteti
fitohet me votë, dhe duke mbajtur premtimet elektorale, cilin premtim e mbajtet ju Veseli, Mustafa, Thaći, Haradinaj, Limaj etj, asnje …po atëhere çfarë dreqin kërkoni..?! Populli e dha verdiktin e tij, VV e votoi dhe Albinin e votëbesoi, lereni të punojë ,por jo,,, ju nuk doni sepse: Ju preken interesat ,nuk kënaqeni me ulje rroge, nuk e doni këtë sepse, nuk fitoni miliona euro si me pare, doni të hani me lugën e madhe të pushtetit, pasi ashtu u mësuat, kështu j’u mēsuan politikanët e Tiranës, një surrat e shembëlltyrë jeni, të njejtat vese e të njëjtat sjellje kini.. Ju gryksa të pa’ngopur, nuk u ka mbetur asnje fije morali, si këtej dhe andej Drinit, nuk u ka mbetur aspak Burrëri sepse; kurrë nuk e kishit; ju në ÇINGIE jini katandisur, të gjitha i konsumuat, çfarë dreqin kërkoni më…?! Prisni se ka radhë, bëni durim, tani e ka fjalën populli, e më pas drejtësia.. Ju në opozitë, bëni opozitën po t’ju ndijē e t’u ndjeki kush, por me rregulla e brënda kornizēs ligjore, duke respektuar qoftë edhe njëherē të vetme Kushtetutën, atë që ju e keni kthyer në PROSTITUTË. E hartuan grekët në Tiranë ,e hartuan dhe sërbët në Prishtinë…!!!
Mēsojeni mirë pra se:
Demokracia është kontratë, dhe këtë kontratë ajo e bën me popullin, mbaj premtimet qeverris e drejto, në të kundërt hape krahun dhe largoju. Pra në rast se, nuk qeverris si duhet, brenda rregullave dhe Kushtetutes, është populli ai që vendos se kush do ta drejtojë, dhe populli ka folur, ai i ka besuar Albinit. Kjo është e vërteta, kjo është Demokracia…!!!

Fotografia e Enkel Muço
Fotografia e Enkel Muço
Fotografia e Enkel Muço
Fotografia e Enkel Muço
Fotografia e Enkel Muço

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...