Shkruan: Zef HOT, SHBA

Si na meson historia, (historia est mater studiorum) kombi Shqiptare ka pasur dy anmiqe kryesore; Turqit dhe Sllavet Serbo-Malazeze, te cilet kohe mbas kohet jan munduar ta zhdukin ket kombe prej trojeve te tyre, tue perdorur metoda te ndrysheme si ato te asimilimit, aneksimit, shpernguljes, kolonizimit, gjenocidit etj.
Ktu esht pyetja, kush jan Boshnjakt, ka lindi ky kombe? E verteta esht se Boshnjakt (kur folet per shqiptaret e islamizuar ne Male te Zi e Serbije)jan kombe artificiale i krijuar gjate desintegrimit Jugosllave por me plane te me parshme.
Pik sparit, Turqit gjate okupimit 500 vjecare kan imponuar fene e tyre, duke islamizuar masovikisht popullin Shqiptare ne trojet e tyre, si ato te Sanxhakut, Pazarit te Ri, Plaves e Gucise, Rozhajit e shume viseve tjera te Malit te Zi. Gjate okupimit Turke populli Shqiptare humbi fene por e ruejti gjuhen dhe kulturen kombetare.
Me 1912, gjate luftes se dyte Ballkanike, Turqia u terhoqe nga viset Ballkanike mbas ci e humbi luften, por vazhdoj politikisht te jete present. Me gjith ate, Turqit, anmiqet tone 500 vjecare, u larguan atehere e pergjithmon.
Armiku yne kombetare i dyte; Slavet, Serbo-Malazeze, vazhduan me akcionet destruktive dhe manipulative me ndihmen e miqve te tyre shekullore te Europes. Mbas ci u terhoqen Turqit, Sllavet u ben edhe me te ashper, (ndermjet kohet ndolli lufta e I boterore e me vone lufta e ll boterore te cilat kan vazhdua zhdukjen dhe shkatrrimin e popullit Shqiptare te metejshem, duke ndrrua kufijt dhe duke shperngule ata masovikisht) e me te pameshirshem se Turqit gjate ksaj perjulle.
Ma nalt pershkrova disa detale historike te cilat jan te pa kontestuashme, jo me qellim per te thene dishka te re por me ofrua nji parathenje te ktije teksti para se te shprehi opinionin time, te cilin e kam krijuar ne baze te shume fakteve e po ashtu edhe ne baze te “rrefimit” te disa njerzve te cilet e deklarojn vehtjen si Boshnjake.
Boshnjakt e Bosnjes duhet te dallohen prej atyre ci jetojne ne viset e Serbise e te Malit te Zi, per arsye se ata gjeografikisht i takojne Bosnjes, dhe pretendojn se me se 2000 vjete jetojne aty, pra mendojn se nuk kan kurrgje te perbashket me Sllavet te cilet u ulen prej maleve te Karpateve, ne shekullin e VI e te VII, dhe kshtu bene invazion te tmershem ne teritoret Ballkanike. Simbas disa historianve,Enver Imamoviqit, Nada Klaic etj, populli I Bosnjes pretendon se ata e kan origjinen prej Ilirve, per arsye se Iliret permenden si vendasit me te vjeter te ktyre trojeve.
Si kam theksua edhe me pare “Boshnjakt” e Malit te Zi e Serbise jan kombe artificial, me origjine Shqiptare, te islamizuar gjate okupimit Turke, e te cilet kan humbe gjuhen Shqipe ne permjet projektit asimilues nga ana e Serbo-Malazezve. Kam fole disa here me disa persona te cilet e quajn vehten Boshnajke, por jan te vetdijshem se e kan origjinen Shqiptare. Njani prej tyre me tha: Po, e dije, per arsye se gjyshi ime esht i fotografuar me plise ne krye. Nje tjeter deklaroj se babai i tijna e ka barte shallin e bardhe ne krye, etj.
Gjate regjimit komunist ne Jugoslavije popullata me besime mysliman jan regjistruar si kombe “Muslimani”,per arsye se ata vete jan ken te pa vetdijshem se si me e deklaruar vehtjen, e ma ne fund esht ken e dijtur se cdo gje esht ken e imponuar nga “nalt” e skan pasur tjera opcione (popullsija e Bosnjes e ka klasifikuar vehtjen si mbas besimit te cilit i kan takuar; me qen se jan ken katolik, e kan deklaruar vehtjen si Kroat, e anasielltas, ni jan ken ortodoks e kan quajt vehtjen Serbe, ndersa ata te fese myslimane jan regjistruar si MUSLIMANI ). Ne Serbije e ne Mal te Zi situata ndryshonte. Shumica e popullates myslimane jan me origjine Shqiptare, por simbas disfatit historik, si kam thene edhe me pare, ata e humben besimin, gjuhen, dhe kombin, e tash me e quajn vehtjen Boshnjak, per arsye se ata nuk mund ti bashkangjiten asnji kombit egzistuas ne region, e gjithnji vazhdojn te distancojn vehtjen prej kombit perkats; shqiptar, ndoshta duke qene te friksuar prej persekutimeve politike shtetrore, te cilat jan aplikuar me shekuj ndaj ktije popullit, a po ndoshta nuk kan dert per ti mohuar principe te lashta njerzore, e ja kthejn shpinen cdo nje ere ci fry, tue ju pershtat situates se kohes; me fjale tjera jan ignoranta, e kurrgje tjeter.
Esht interesnat si njani i ashtuquajtur, Nexhat Dresheviq, nga komuna urbane e Tuzit (vet emni i kallzone se esht Shqiptar por e quan vehtjen Boshnjak),kandidate per deputet i Lidhjes Demokratike Shqiptare, ka kerkuar nga gjykata kushtetuase e Malit te Zi ndalimin e perdorimit zyrtar te gjuhes Shqipe ne komune. Ne vend se me e inkurajuar gjuhen tone te lasht, aj mundohet me e zhduke sa ma pare e sa ma shpejt prej vendit tone. Esht turpe se si disa njerze mund te croditen aq thedhe me vepra pa njerzore sa edhe me mohua gjuhen e vete, besimin e vete, dhe kombin e vete, per interesa personale.