
Foto-Fadil Shyti

Foto-Hysni Milloshi
(Elegji kushtuar vëllait të idealeve revolucionare, Hysni Milloshit)
EH!…
Në muajin prill,
SHPËRTHEJNË…
Të bukurit, tulipanë!
Të mbjellur, gjatë muajve,
Të bardhë,
-E të acartë…
Janar, Shkurt!…
Për të thelluar rrënjë,
-STUHIE…
Në muajin, MARS,
I mbështjellë me flamuj,
-LIRIE!
Vertikalisht!…
O, sa tmerrësisht,
Në muajin prill,
-Tejet, -të zi!…
SHPËRTHEJNË, përsëri!..
Ngjyrat e stuhive:
Kuq zi , Kuq e zi, Kuq e Zi!
Ah! krenarisht!
Po i rikthehen TOKËS!
Ata, -që ia zbardhën fytyrën,
SHQIPËRI NËNËLOKES!
Gjenitë,
Poetët,
Atdhetarët,
Të përjetshmit!
Komandantët,
Komisarët,
Të devotshmit…
-Ushtarët…
Idetë e tyre,
Po RILINDIN…
Shekujve,
-Si dhurata,
Mrekulli…
Ah!…
I rëndë, shumë i hidhur..
-Qe për ne,
11 Prilli 1985,
Ishim me lot ndë sy!…
Për Gjeniun Enver!
-Tejet me rrebeshe…
Si tërmet, -e, -si vullkan,
I i ziu, 25 prilli, 2012
Në shpirtra na erdhi!…
Papritur -zemrat na theri…
Hysniu, -shkoi te Komandanti,
Me grushtin lart, -krenar!
T´ i raportojë:
“Shqipëria, -po zien si vullkan!
Nuk është si në epokën tënde,
Siç e deshi Pashko Vasa:
– Zonjë!…
Fashizmi, me TRADHTI,
Përsëri…
Po godet pamëshirë…
Ka marrë revan!…
Gjithçka, -po eliminon,
REVOLUCIONARE,
Dhe, VËRTETË,
Shqiptare, -që frymon…
Ka vënë dorën e zezë,
Dhe, -mbi heronjtë,
Mbi Yjet , e PAVDEKËSISË,
-KOMBËTARE!…
Po degjeneron artin,
Po mohon përparimin…
Përballë të huajve:
Si bukën,
-E kripën në sofër,
PATURPËSISHT,
Përnatë e përditë,
-Po e gëlltitë,
PËRULJEN, -e të keqin,
NËNSHTRIMIN!…
Po, ja një sihariq -i thotë,
Për dalje nga kjo situatë:
E kemi themeluar, PKSH,
Të RE!…
PARAROJË…
Po QËNDRON!
Me mijëra atdhetarë…
Në historinë,-teh-shpatë!
-Për barazi…
Heroizmi partizan,
La gjurmë, në PËRJETËSI “!…
-Eh!…
Njerëzit, po i kositë,
Vdekja mizore,
Qofshin këta trima,
Të ditur, – o, viganë,
Mbase, -tërë jetën vepruan,
Të pathyeshëm prore!…
Dhe, kur u ndeshën ,
Pritave, -rrebesheve!…
Me “njerëz”, pro-fashistë,
Që duken me fytyra,
“NJERËZORE” ,
Po, janë, – VËRTET,
-Tejet, satanë!…
Por, oh, -sa MADHËSHTI,
Shqipëria, lind YJE prore,
Që nuk fiken kurrë!
Me veprat e tyre ,
Krijojnë EPOKA,
I tillë ishte, Hysni Milloshi,
Trim, i kalitur, i ditur!
Me QËNDRESËN e tij…
Do të krenohej bota!
Hysniu, i brumosur,-i çelikosur,
Me mësimet, -amanetet…
E gjeniut, Enver Hoxha!…
Po kurrë i njollosur,
Nga spurdhjakët,
E, -torollakët…
Nga barku si kafshët!…
Nga kokat, demon-kratë,
Të egër, e -psikopatë!
Që sot, -po i vjellë,
NËNËZEZA, koha!
Sot, -kur i shkruaj,
Këto vargje peline…
Dëshpërimi më godet,
Pamëshirë,-si rrufe…
Mendimet, trishtuese…
-Si re qiellore rrokullisen….
Përballë shpirtit – zjarr…
E, të plagosur,
Po më – më vinë…
Po, vallë?!!!
A mund të krahasohet…
Dhimbja ime!….
Përballë QËNDRESËS tënde!
E, përballë, -dhimbjes,
-Flakë…
Që ty, o Bacë Hysni,
E pate për Shqipërinë?!!!
Jo!…
S´është kohë e krahasimit…
Jo!…
As është,-sot,
Kohë e vargjeve,-jeseninjane,
Dhimbja, për Ty,
E shprehur në lot,
-Kudo nëpër botë…
Në këtë kohë të egër,
Përtej,-hamletjane!…
Në hapësirat e pa-anë…
Të vendeve komuniste,
Me qendër,-zemër-thyer,
Andej rrugës, - “Qemail Stafa”,
Në hyrje -dalje,
Që zemrat çojnë,
E shpirtrat, -kthejnë…
-Andej, prej Tirane!…
E tërë Shqipëria Etnike….
Për Ty!…
O, Bacë po rënkon …
Idetë tua të Qëndresës,
Hyjnë në vatrat tona,
Vinë, librat…
Përplot, me krajata,
Të kësaj BOTE,
Me bagazhe diturie,
Vinë librat, përplot…
Epikë historie!…
E na freskojnë,
Si flatrat e SHQIPEVE,
E, na grishin…
Për beteja të reja!…
-Kurdoherë, pandërprerë:
Kudo, -nëpër botë!…
Për Ty,
O, vëlla poet,
Po derdhin lot rrëke,
Intelektuali,
Punëtori,
E, katundari…
Për Ty,
O, vëlla udhëheqës,
I PKSH, -së Re,
Po derdh, lot,
Çdo zemër e vërtetë,
Shqiptari!
Mbase, -e dimë,
Madje, fort mirë…
Se nën buzët e dhjamosura
Nga ballët e damkosura…
-Zgërdhihen…
I keqi, e , -stër-keqi ,
Krye-tradhtari!…
Kopuku e kryeneçi…
Po, fenomeni natyral,
I quajtur, LINDJE…
Botës i jep, SHEKUJVE,
-Trima me fletë…
Ndërsa, o, sa hata!
Fenomeni natural,
I quajtur, Vdekje…
Botës i merr dhe GJENITË,
Që me vdekjen,-puthen:
Në fushë e në mal!…
PA NGURRIM E FRIKË!…
Japin e marrin,
Njerëz, mendje dritë,
Punëtorë e të urtë…
Që botës i dhurojnë,
Revolucion!…
Viganë, -që bëjnë mrekullira!
Botës i jep dhe i merr:
Dhe, dinozaurët,
“Njerëz”,- t´ pa-njerëzi…
Që botës i sjellin, vrastarin…
Reaksion…
Pa ndërprerje, mbjellin:
Dhimbje e fatkeqësira!…
Është absurditet,-vërtet…
O, të nderuar lexues!
Sot, të kërkoni prej meje,
Të shkruaj, vargje…
Elegji filozofike…
Kur si vetëtimë rrufeje,
Më vret,-VUAJTJA JONË,
– E MADHE, ME QËNDRESË,-TITANIKE!
Jam i vrerosur…
Nga ikja shpirtërore…
E Madhështorit…
Andej, lart…
Në botën -qiellore;
Prej andej, -hej-hej!…
Ay, FLAKADAN,
Do të vështrojë e vigjilojë,
-Prore!…
Dhe, vepra e tij,
-Do të frymëzoi BREZNI….
Për ARDHMËRINË…
E kësaj bote, arbërore!…
Në këtë jetë:
Më pak,
-Pranverore,
-E shumë, më shumë…
-Dimërore!…
Qëndrove stoik e besnik…
Përhape dritë,
-Si Flakadan…
O, i madhi Hysni Milloshi,
Gjaku yt i pastër…
Shqipërisë NËNËLOKE,
Iu bëftë dritë,
Shkëlqeftë, -shekujve,
Ndër mote të mëdha,
-VETËTIMË!…
Si Ylli partizan!
Lamtumirë, o vëlla!…
Më 5 Maj, 2012
KJO PRAVERË!
Kjo pranverë mashtruese,-SFIDUESE,
Po na mërdhinë, TEJET cinike, po sillet me njerëzinë!
Diellin ia qet me dhëmbë, erën ia sjellë…
Nga veriu e perëndimi me siklet…
Qeshet me ironi mashtruese, haj, haj,
Me naivët, -me viktimat e saj…
Duke u zgërdhirë, si gjarpërushe,
Sikur iu thotë:
Keni ngrohtësi,-me bollëk,-pastaj…
Ngërdheshet me fodullëk,-siç din ajo vet,
Ironizon,-a s´jua hoqa;- stuhitë, dëborën?!…
A nuk keni tani,
“Sovranitet”?!!!
Ndërsa, ju o “rebelë”,-as nuk më jepni dorën!…
Pa çka se shqetësoheni, kur ricopëtoheni…
Pa çka se e derdhët djersën dhe gjakun…
Aq munda të bëj për ju -o shkretanë-të pa tru?!…
Që ekzaltoheshit,-kur ju shkela prakun!?…
Pranverë e ftohtë,-njerëzinë,-mërdhinë,
-Tradhtia, po kafshon si lubia!…
Faqe saj, e zezë po nxinë!…
Mjer’ për shqiptarët tradhëtarët, mjer’ për Shqipërinë!
Më 3 Maj, 2013
EPIDEMIA “COVID-19?!
Vdesin pleqtë dhe plakat, nga Euro-Atlantika,
Vdesin të rinjtë dhe të rejat, kudo nëpër botë,
Nga sëmurje ngjitëse nga sjellje të liga?!…
Borgjezisë, nga “Pandemia”,
Kudo nëpër botë, i ka hyrë frika.
Njerëzinè e çmenden,-kot!…
Dukujt “I ka hyrë frika”, nga interesi,
Keq, po zien, bota e kapitalit,
Me shpirtë-sadisti, të kanibalit,
Ka ndeshje konkurrenca,
për mbrojtje,-rritje të biznesit!
Kjo botë e ç’thurur, shpirt sakatuar,
Mendje koprrace…
Trupin, ndyeruar,-ngjyruar…
Gjer në shtazëri e degjeneruar.
Shpirtin,
Mendjen,
Trupin:
Urgjentisht,-i duhet pastruar?!
Nëse bota donë të shpëtojë,
Nga vetë-shkatërrimi:
Natyrën,-ta ruaj, ta mbrojë ta pastrojë,
Poshtë mbeturinat!…
Nga pakujdesia, injorimi!
Nëse bota, donë të shpëtojë,
Nga “kolera”,-siç e rrëmbeu e ngulfati,
Si mos më keq kësaj hera:
Duhet të mendojë, të veprojë:
Për edukatë, moral, përgjegjësi,
Dhe, njerëzore të rritet ndera!…
Nëse bota, donë të shpètojë,
Të mos ç’faroset, pa kuptim:
Të ç’faroset ngadalë…
O, e trishtuar shqim?!
Urgjentisht, të çlirohet nga prostitucioni,
Të kthjellohet, nga alkooli me teprim.
Të çlirohet nga gjakpirësja droga,
Të çlirohet nga mëritë, konfliktet,
Nga luftërat e padrejta,
Të superfuqive-lubive imperialiste,
Mishngrënëse, kanibaliste,-të ideve fashiste,
Në përpjekjet e tyre të ulëta…,
për pushtime, tejet të kota…
29 Prill, 2020