Home / Lajme / Qe une s’po foli.

Qe une s’po foli.

Oseku, shqiptari hero në Suedi (VIDEO) – Klan Kosova

Shkruan: Shqiptar Oseku

Rast shume tragjik kjo vetevrasja ne karantinen shtetnore ne Prishtinë. Ngushellimet e mia me te ndiera per familjaret e rrethin. Qofshi shendosh ju, te rroni e ta kujtoni!

Njeherit, ftoj te gjithe ne rrjetet sociale te tregojne dinjitet. Jam kundër politizimit te ketij rasti, per shume arsye. Krahasimet dashakeqia me rastin Dehari nuk qendrojne, i ndjeri nuk ka qene aktiv ne politike. As ka dyshime se dikush ka patur motiv ta vrase, a se e ka shtyre dikush, ta zeme, duke e gjuajtur me zor prej dritaresh a dicka te ngjashme. Ndaj propozoj te mos llapim kot. Te presim rezultatin e hetimeve para se te flasim me tutje rreth ketij rasti.

Por nese flasim per fenomenin ne pergjithesi, suicidi depresiv rendom nuk eshte akt qe kryhet ne afekt. Pas tij qendron nje proces i gjate, jo rralle shumevjecar i vendimmarrjes. Ne disa raste ai kulminon ne menyre tragjike, duke bërë te gjithe përreth te te ndjerit te ndiejnë faj. Qofte familjare, punonjes profesionale, a zyrtare.

Reagimet emocionale jane normale tek te mbijetuarit dhe te gjithe e kemi detyrim t’i kuptojme. Por them se karantina per ardhjet nga jashte eshte mase e domosdoshme, ajo ekziston ne variante te ndryshme ne shumicen e vendeve. Suedia e mireqenies ka nderprere krejt hyrjedaljet kufitare, nga frika e perhapjes se virusit. Kosova e varfer tjetër alternative se karantina nuk ka per momentin.

Sigurisht se ka mangesi ne shendetesine publike, qe duhet te adresohen. Por doreheqja e ministrit kompetent Arben Vitia nuk zgjidh ato mangesi. Perkundrazi, shkarkimi i njerezve kompetente vec per inat eshte nje nga arsyet pse shendetesia publike ndodhet ku ndodhet. Ky cikel repetitiv i abuzimit te profesionisteve nga politika duhet te marre fund.

Ne kemi shendetesi mendore te pazhvilluar, per fat te keq. Ky eshte thjesht konstatim faktesh. Zhvillimi i dijes dhe praktikave shkencore ne lemin psikiatrik eshte investim publik qe merr dekada. Nderkohe, per fat te keq, do te na vdesin njerez qe ndryshe mund te ndihmoheshin. Por nuk eshte fer qe kjo te quhet pergjegjesi e Arben Vitise. Mendoj se nuk eshte fer te quhet ashtu as nga vetë ai: prandaj e therras te vazhdoje ne krye te detyres.

Le te mos behemi larashe, shpende ndjellazez qe ushqehen me copa vdekjesh. Se ndryshe paguajme cmim te lartë te gjithe. Jo vetem familjaret e rrethi i te ndjerit, por edhe ne tjerët. Pse ashtu sajojme gradualisht nje shoqeri larashesh, ku njeriu nuk gjen presje as ne vdekje: nje shoqeri cfare asnje nga ne nuk duam t’ua leme mbas fëmijëve tane.

Ka ndodhur nje vdekje tragjike, qe na prek te gjitheve. Dyshime tjera nuk ka, pra s’ka pse ta politizojme. Supozoj se policia ka detyre te beje hetimet e veta. Familjaret e rrethi presin sigurisht ngushellimet tona, e mbeshtetje emocionale.

Te mbajme nivel me diniitet, them une. Le te jemi se paku ne vdekje ajo shoqeri qe duhej te kishim qene sa ishte i ndjeri gjalle. Kjo eshte me e pakta qe mund te bëjmë per te, e per veten tone.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...