Home / Opinion / KËRCËNIMI DHE EGOJA E TIJ DO TË JETË KRYEFJALA E SHKRIMIT TIM

KËRCËNIMI DHE EGOJA E TIJ DO TË JETË KRYEFJALA E SHKRIMIT TIM

Fotografia e Afrim Caka
Afrim Caka
“Nëpërmjet mediave, Presidentit ka mësuar se ndjenja e tij është fyer nga ministri Sveçla???”

• • • •

Hashimi u gjet ca si ngushtuarë!
Përse vallë nuk e ka ndier veten të fyer nga vetvetja, Debelldeja, Çakorri, Mitrovica, Dhoma e Dëshmive, Zajednica, Gylenistët, Enver Hoxha dhe nga miku i ngishtë i tij Baton Haxhiu?
Vendosi t’i përgjigjej shkurt, Sveçlës.
“Ju presë! Le të vijë edhe Albini me polici në shtëpinë time!”.
Egoizmi është ulur në karrigen e gjykatësit dhe thotë fjalën e fundit. Në fjalor nuk ka ndonjë ndryshim, por në ekzistencën kërcënimi është i pamasë. Kjo i shërben ndonjë qëllimi. Është mëse e dukshme se ky qëllim nuk është gjë tjetër përveçse të maskojë zanafillën nga morali politik të formës imperative dhe të konceptit të detyres që ushron. “Një politikan që kërcënon” si dhe për të përdoret proverbi:
“Ai që kërcënon një herë, do të kërcnojë gjithmonë”.

Duke vërejtur se kalbëzim moral është edhe më i vështirë për tu shquar sepse shfaqjet e tij janë të papenguara dhe të maskuara nga rendi publik. Klasifikimi psikologjik i racës njerëzore. Sidomos, racat e ulëta – bëjnë elementët që kanë rëndësinë më të madhe. Karakteri kërcënues, morali dhe cilësitë mendore nuk mund të ndryshojnë me anë të edukatës së tij familjare. Presidenti nuk mund ta ndryshojë idenë dhe dogmat e tij kërcënuese po qe se nuk është i detyruar që të ndryshojë qytetërimin e tij.
Ne nuk jemi popull, jemi veç milet! Bane kontratë me shkja, e … etj…
O kuku për ne.
Kjo është rruga e ndërtimit të kombit shqiptar, e shtetit dhe e njeriut të ri shqiptar. Ndjekja e kësa rruge, edhe pse është derdhur shumë gjak për ta shmangur këtë rrugë, ka qenë e mbetet, gjithmonë e jetës, e vetmja zgjidhje e vërtetë që ne shqiptarët kemi për të mos u tjetërsuar dhe për të mos humbur vetveten, nderin, e kujtimin e të parëve dhe identitetin tonë.
Zoti President, nuk është nevoja për të rikrijuar vetveten duke u nisur nga llumi politikave kërcënuese e korruptive. Është nder të jesh shqiptar dhe politika e vërtetë për ndihet ashtu, duhet të frymëzohesh nga ky qëllim e të bëhesh për t’ia këthyer ndetin e dinjitetin vetes dhe shtetit.

Shumëkujt i duket se ai kërkon mëshirë, mëshirë nga të gjithë, mëshirë para gjithkujt, por sidomos kërkon mëshirë tek populli. Kjo tingëllon kaq thjeshtë dhe e kapshme saqë meriton t’i kushtojmë vëmendje. Është e vërtetë se zgjidhja e enigmës së nervozizmit të tij do të zhvendosej në një planë tjetër.
Unë nuk mendoj kështu. Ai kërkon vemendje se vetmia e lënia mënjanë është e rëndë, por ne jemi të pavemendshëm e të “pasjellshëm” ndaj tij. Ai meriton të mos “braktiset”. Se po u braktis ai të bën gjëmën. Është i lirë dhe ka vuajtur për liri, ia di vlerën lirisë që i ka dhënë mjeme të pa fund. ? Ai ka liri të pakufi dhe meriton të lëvizë pa kufi:
“Në Ujman me gomone (me shkronja çirilic) dhe në Shqipëri me makinë të blinduar me xhama të errëta!”.
Për njerëzit agresivë janë karakteristike të tilla tipare brutaliteti dhe egërsia dhe nëse, për më tepër, priren drejt pesimizmit, kjo i ndryshon të gjitha marrëdhëniet e ndersjella me realitetin rrethues, meqenëse duke qenë armiqësore ndaj gjithë popullit, Presidenti nuk është i aftë as t’i vijë keq për të tjerët.

Që në shikim të parë, si rregull i përgjithshëm paraqitet ndryshueshmëria e tij dhe jo qëndrueshmëria. Historia e Presidentit mund të na japë ndonjëherë shkak për të supozuar se shpirti i tij herë herë pësonë ndryshime shumë të mëdha. Unë po ju përmendi tre transformimet e shpirtit, në fillim shpirti i tij u bë gamile dhe e robërisë, pastaj u bë luan ndaj popullit, dhe, më në fund, luani u bë pulë me ndërkombëtarët. O bjektivat politike të jashtme që po ndiqet nga ky kërcënues janë tërësisht absurd. Këto objektiva i ka formoluar qëllimisht në mënyrë që të ruhet e të kultivohet oligarkija e parisë dhe sistemet e ndërtuara prej tij. Ky është objektivi i tij kërcënues.
E megjithatë, këtu është ngritur një kapitalizëm katundar, klanor, i egër në ekstrem, i lidhur me krimin, dhe që nuk prodhon asgjë, me një kontrollë të hekurt mbi monopolet e burimet ekonomike jetike përmes të cilit është krijuar e mbahet oligarkija e tij. A nuk ju duket vallë në sjelljet e tij midis karakterit të një “luftari” të kohës së luftës dhe këtij të një Presidenti të sotshëm? A nuk është vallë për ne Presidenti i kohës së sotshme i shkujdesur dhe dinak që dallohet nga ai Hashimi impulsivë dhe inatçor. Por edhe në ditët tona: A nuk ju duket vallë se ekziston një humnerë midis karakterit të tij të papërkulur përpara skllevërve të bindur të Presidentit?

Psikologjia e aplikur e Presidentit drejtuar kundër ministrit Sveçla me shtimin e konceptit të kërcënimit. Kërcënimi është vetëdija e rrezikut ndaj unit fenomenal të një Presidenti në largim. Teoritikisht, kercënimi i tij ndeshet me veprime të duhura dhe me kërcënime të reja ndaj qeverisë që rrisin aftësinë e tij se si t’i dërgojë të tilla kërcënime në të ardhmen.
Nëse Presidenti ka një organizim që ta dërgojë kërcënimin në këtë mënyrë, ai mund t’i drejtohet edhe masave, që kur masa nuk mund ta largojë kërcënimin, kjo i shërben faktikisht egos në fund të fundit. Mbrojtja dhe mekanizmi, simptomat psikologjike dhe madje dhe sjelljen e tij “kriminale” e shpjegoj në këtë mënyrë. Njëzet vjet mjafton të shfaqej trashigimtari i emrit të tij që të mblidhte votat e një populli të tërë, popull i sfilitur prej lirisë që ishte i etur për skllavëri. Nuk ishte brumeri që e bëri Presidentin kërcënues por shpirti i popullit i cili u fut pothuajse vullnetarisht nën thundren e tij të hekurt.

Mos vallë regjimi centralist, autoritar e kërcënues i Presidentit të ashpër në realitet nuk dallohej shumë nga regjimi centralist e autoritar i (Rrahman Morinës) që njëzet vjet me rradhë monarki rrënjosën thellë dhunën, mashtrimin, kërcënimet, korrupsionin, zhavtjet në shpirtin e tij? Pas gjithë revulucioneve tek populli ynë, vjenë gjithmonë një shqiptar me zgjim të egër, ky zgjim i pashërueshëm për të qenë drejtues i një autoritarizmi sepse ai përfaqëson në vetvete një lloj sinteze të instikteve të racës famuljate.
Presidenti u bë sundimtar jo vetëm nëpërmjet “aureolës së fitoreve” të tij gjatë luftës. Kur ai e shndërroi republikën në diktatur, instiktet e trashëguara të racës së tij u shfaqën çdo ditë e me intensitet më të madh për të përmbysur qeverinë dhe rendin kushtetues.

Mëshirë për Presidentin. Mëshirë.

Fotografia e Afrim Caka
/ Huazyar nga FB/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...