Home / Opinion / Zbulohen Alibitë E Rrejshme Të Z.Pacolli Në Hetimin E Vrasjes Së Gërvallajve! Drejtuesit E Shtetit Ta Shkarkojnë, Drejtësia Ta Hetojë

Zbulohen Alibitë E Rrejshme Të Z.Pacolli Në Hetimin E Vrasjes Së Gërvallajve! Drejtuesit E Shtetit Ta Shkarkojnë, Drejtësia Ta Hetojë

Letër publike për drejtuesit e shtetit

Të nderuar drejtues të shtetit, President, kryeministër në detyrë, kryetar Kuvendi Glauk Konjufca,

Ditë më parë është publikuar një letër-dokument i BKA-së gjermane që shpërfaqë një të vërtetë të ndodhur gati 40 vjet më parë, por të paharruar për shkak të tragjedisë, vrasjes së trefishtë, të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës, edhe për ndikimin që pat ajo, nxitjen e urrejtjes, mosbesimit, te shqiptarët si në diasporë ashtu edhe në Kosovë, që s’kanë reshtur së akuzuari shumëkë, dhe duke bërë me gisht drejt vrasësve të hamendësuar.
Këto akuza ndaj njëri-tjetrit duke provuar ta gjejnë fajtorin, vrasësit e patriotëve shqiptarë Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, duket se do t’i mbyllë e vërteta, po ashtu edhe ngatërresat, përplasjet në mes shqiptarësh për këtë krim makabër.

Një dokument i autoriteteve gjermane, në dosjen e provave të rastit Gërvalla dhe Zeka, i cili është i evidentuar si “Alibia e Begjet Pacollit”, është një deklaratë e dhënë nga Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme tek autoritetet zvicerane, menjëherë pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Në aspektin logjik kjo alibi, që atëherë dukej se ishte e pamundur të verifikohej nga hetuesia gjermane, për shkak të ndarjes së botës, nga socializmi – blloku lindor dhe demokracia perëndimore, dhe shumë arsye tjera që nuk ishin kompetencë e autoriteteve për verifikim.
Kjo e ashtuquajtur alibi, që lidhet me vendndodhjen e z.Pacolli 38 vjet më parë, në vete ngërthen një dezinformatë banale dhe një obstruksion karshi drejtësisë, por që sot ka mundësinë e rishikimit, korrigjimit dhe madje edhe të rindërtimit të rastit, skenës dhe pjesëmarrësve në krim apo që kanë bashkëpunuar.

Drejtësia megjithatë do ta thotë fjalën e vet, pavarësisht nëse autoritetet kosovare bashkëpunojnë me autoritetet gjermane apo jo në lidhje me këtë rast, i cili solli prova të reja.

Faktet nuk zhduken dhe dosjet ndërtohen me to.

Për NGJARJEN TRAGJIKE të 17 janarit 1982 është akuzuar pothuajse secili aktivist i Lëvizjes Kombëtare (LPK) në një formë ose tjetër.

Këtë instrument të përçarjes udëbëja e kishte vënë në funksion të përkryer gjersa alibitë e B. Pacollit ruheshin në arkivat e hetuesisë gjermane e zvicerane të pa deshifruara. Ja pra vjen një kohë dhe e vërteta merr dhenë. Drejtësia është në drejtimin e duhur. Në alibinë e vet Pacolli gënjen brutalisht, dezinformon dhe fsheh veprime që bien ndesh me logjiken e rrethanave.

Nga shqyrtimi i shpejtë i vetëm disa të dhënave në atë deklaratë të tij para autoriteteve zvicerane rezultojnë këto dëshmi të pavërteta:
1. Pacolli pohon se me datën 10 janar 1982 ka shkuar në konsullatë të Shqipërisë në Maribor të Sllovenisë për të marrë vizë për Shqipëri, por data 10 janar ishte e diel, pra rrjedhimisht nuk mund të aplikonte.
2. Pacolli pohon se kishte shkuar në konsullatën e Shqipërisë në Maribor të Sllovenisë për vizë. Por, Shqipëria nuk kishte konsullatë atje fare. D.m.th. dy dezinformata në një datë.
3. Ai pohon se kishte kaluar nga vendkalimi kufitar në Serdar, me datën 11. Një vendkalim i tillë nuk është e qartë se ku është dhe a ekzistonte diku. Edhe në këtë rast kemi dy dezinformata me një datë.
4. Pastaj pohon se në Shqipëri ishte shoqëruar nga autoritetet shqiptare. Nuk ka asnjë të dhënë se në atë kohë dmth me daten11 janar ishte futur ne Shqipëri.
5. Pyetja logjike, a kishte z.Pacolli ndonjë funksion zyrtar, dhe nëse ka pasur, zyrtar i cilit shtet paska qenë.
6. Ajo që është më kryesore, Pacolli as në muajin janar, dhe as disa muaj më pas nuk ka qenë fare në Shqipëri.
Pas hulumtimit të arkivave, të dosjeve të Shqipërisë atyre digjitale dhe të forta, nuk është regjistruar asnjë hyrje e Pacollit në Shqipëri me datën 11 janar 1982 dhe as në muajin janar, por janë regjistruar dy hyrje, një në tetor të vitit 1981 dhe një pas rreth një viti, në shtator të vitit 1982, si dhe disa hyrje të mëvonshme.

Asokohe Pacolli posedonte pasaportë jugosllave dhe shtrohet pyetja si funksionar jugosllav dhe bashkëpunëtor i Selim Broshes, ka shkuar apo si? Në evidencat dhe regjistrimet e Shqipërisë në atë kohë, kur ky thotë që ka shkuar nuk ka ndonjë fakt, që ka hyrë në Shqipëri, me datën 11 janar 1982, pastaj thotë se ka ardhur në Jugosllavi e mandej në Zvicër.

Sipas burimeve mirë të informuara edhe ardhja e Kadri Zekës nga Zvicra në Gjermani ishte përcjellur me kujdes nga spiunë të administratës shtetërore jugosllave. Ky skenar me plot kurdisje është ndjekur nga udëbëja për dy tri vite dhe operacioni i udëbës jashtë Jugosllavisë duket të jetë mire i organizuar që i solli rezultate dhe suksese në luftën kundër “terroristëve anti jugosllav” siç i kishte definuar shërbimi sekret jugosllav, kroatët dhe shqiptarët.

Pra, do të ishte e ndershme dhe shume humane që z.Pacolli të jepte sqarime të sakta pse alibitë ishin të rreme.

A e kuptoni tani se pse ç’njohjet e pavarësisë së Kosovës po realizohen me kaq lehtësi nga Serbia!

Është në dorën e Ramush Haradinajt, t’i jap fund kësaj historie përplot agoni, nga agonitë njerëzore tek agonia shtetërore, humbja e 15 njohjeve, për të cilat duhet të japë para së gjithash llogari, që minimumi është shkarkimi i Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme.

Marrë nga Fb, i Haki i Imerit:

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...