Home / Opinion / Sa degjova nje kenge ciftelie qe paska ujdisur nje militant i PDK-se!

Sa degjova nje kenge ciftelie qe paska ujdisur nje militant i PDK-se!

Oseku, shqiptari hero në Suedi (VIDEO) – Klan Kosova
Shqiptar Oseku

Dora ne zemer, ne politiken e Kosoves akuzat se filan kreu qenka ”pjelle e Serbisë” nuk jane dicka e re. Ka edhe tifoze te VV-se e te LDK-se qe kane thene ashtu rregullisht per kundershtare te vet gjegjes. Edhe gjate luftes, kishte nga ata qe UCK-ne e quanin ”mashe e Serbisë”. Tradita pra ekziston qyshkur. Ka ketu edhe nje dimension shtresëzimesh shoqerore, qe ka te beje me integrim te kultures rurale ne mjedise urbane. Kosova ka hyre pakthyeshem ne procesin global te urbanizimit, folklori me glorifikim te dhunes qe dikur ushqente frymen e rezistences ne fshatra eshte sot i kudondodhur. Levizshmeria shoqerore e ka prurë ate edhe ne qytete, ku vazhdon te ushqeje nje kulture te dhunshme stereotipesh patriarkale.

Keshtu qe nuk eshte per t’u habitur pse nje numer i madh i tifozerive politike ne Kosove e kane gojen plot dhune. Te kjo pike militantet ngjajne pak kulturalisht me reperat kosovare. Te dy marrin kodet e nje trashegimie rurale te vendit dhe i aplikojne ato ne nje kohe e hapesire te re. Por ndërsa dhuna verbale e repereve me prejardhje nga fshati ngel poze artistike, e sajuar per cred ne mjedis urban. Gjuha e dhunes nga tifozeria politike mund te sjelle vertet vëllavrasje.

Kur krahasoj rrathet e ferrit kosovar qe mund te shpertheje, gjykoj se LDK dhe VV kane me pak potencial te dhunes. Dhuna ne LDK eshte perdorur me teper ne qerim intern hesapesh. VV ka ndjekur edhe oponencen e vet permes protestash, disa prej te cilave kane shkallezuar ne dhune. Por shkaktar i asaj dhune ka qene pothuaj rregullisht ashpersia policore dhe tejkalimi i kompetencave nga ana e autoriteteve. Te dy partite, LDK dhe VV, kane me shume anetaresi nga shtresa te mesme urbane. Ato nuk kane mjete as motiv per dhune, as nuk jane te akomoduara me ate lloj dhune te armatosur qe eshte zakonisht uverture e luftes qytetare.

Militantet e PDK-se dhe te AAK-se, nderkaq, gjykoj se kane potencial me te lartë te dhunes. Kreret lokale te partive, sikur edhe shume prej krereve qendrore e nje pjesë nga anetaresia, jane me te akomoduar historikisht me skenare te dhunshme. Druaj se këto dy parti kane infiltruar policine, FSK-ne dhe AKI-ne, pra kane ne dispozicion nje potencial dhune me te madh, e me te mirorganizuar, se numri i anetaresise. Ata kane poashtu figura ne hije te motivuar per te mbrojtur asetet e fituara me korrupsion gjate keqqeverisjes shumevjecare. Pra kane mjet e motiv per vëllavrasje. Aq me fort nese mendojne se nje shperthim eventual i dhunes mund t’i eksponoje ata si garance te paqes.

Ate qe dua te them eshte se kjo lojë cic -mic me shtetin dhe pushtetin qe po ndodh ne Prishtinë eshte shume e rrezikshme. Nuk eshte se uroj a deshiroj te shpertheje dhune, dhe as te njollos en block parti te tëra si te dhunshme. E kam shume te qarte se njerezit e ndershëm te këtij vendi perbejne shumicen ne te gjithe krahet politike, e edhe neper kryesi te partive. E se ata te gjithe, njerezit e ndershem te ketij vendi pavaresisht partise, duan qe te mbijetoje republika e brishte e Kosoves, e cila ka ende lakun ne fyt.

Por e di poashtu se keto lloj kengesh qe po ndiej sot jane pararendes te dhunes fizike, e te qerimit te hesapeve me arme. Ne vitet 1990 ne serbët nisem se pari t’i luftojme me cifteli, e pastaj me arme. Prandaj eshte ogur i zi kur shqiptarella te nje partie me potencial te nalte dhune nisin t’i meshojne ciftelise per vrasje, duke quajtur oponencen ”pjelle e Serbisë”. Kur vjen puna gjer aty. Ti duhet ta dish se vendi ka nisur te ece drejt luftes qytetare.

Uroj qe kete ta kuptoje edhe policia e prokuroria. Nxitja e urrejtjes ndalohet me ligj te Kosoves dhe rast me flagrant se ky zor qe ka per momentin. Ky person luftenxites duhet te hetohet, e te denohet. Por ne radhe te pare, uroj qe ta kuptojne seriozitetin e situaten krerët e politikes, se ata jane gjenerator i tensioneve. E te kuptojne se nuk jane krere politike ne Paris a ne Rome, po kane perkrahes rapsode qorra ne cifteli, nga radhet e popullit me fshataresk e me te paemancipuar te Europes. E se keta perkrahes kane nje deng armesh ne shtepi, qe krejt lehte mund te shkrepen kundër komshise. Qorra arnaute, qe mund t’ia dhurojne peshqesh Serbisë ate qe asaj ia nxori prej dhembesh lufta e UCK-se, sakrificat e brezave, e nderhyrja e NATO-s.

Shtyrjet e juaja per pushtet po na cojne ne prag te vëllavrasjes. Shpallja e zgjedhjeve te reja do te ishte njeqindfish me e urte, e me e ndershme, se kjo rruge qe keni zgjedhur. Pasojat mund t’i shihni. Shpallni more zgjedhje te reja, se prandaj u shpik demokracia: qe te shmangen gjakderdhjet mes qorrash. Shpallni zgjedhje te reja, sa s’ua pame sherrin nje popull!!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...