Home / Opinion / Regjisori serb Çedomir Petroviç: Kemi bërë në Kosovë atë që kanë bërë nazistët në Luftën e dytë, me një ndryshim…

Regjisori serb Çedomir Petroviç: Kemi bërë në Kosovë atë që kanë bërë nazistët në Luftën e dytë, me një ndryshim…

Regjisori dhe artisti nga Beogradi Çedomir Petroviç, e ka akuzuar rëndë kryetarin e Serbisë për marrëdhëniet aktuale me Kosovën dhe për raportet e përkeqësuara të Beogradit me të gjitha vendet e dala nga ish – Jugosllavia.

Pasi ka përkujtuar krimet që Serbia ka bërë në Kosovë, varrezat masive të shqiptarëve të gjetura pranë stacioneve të policisë, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e paevitueshme nga Serbia.

“Një numër i madh policësh që kanë marrë pjesë në aksionet kundër shqiptarëve të Kosovës, në Serbi ende konsiderohen heronj të luftës. Hetimet në Serbi ecin ngadalë sepse disa nga ekzekutorët e veprave penale janë ende në radhë të policisë”, ka shkruar ai.

Kemi bërë në Kosovë të njëjtën gjë që kanë bërë nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku për një ushtar të vrarë vriteshin 50 njerëz nga kampi armik.

Dallimi është se Gjermania menjëherë pas përfundimit të luftës është distancuar nga të gjitha krimet e veta, i ka pranuar ato, ka paguar dëmshpërblim, ka kërkuar falje, ndërsa ne pas shpërbërjes së Jugosllavisë u sulëm në luftërat dëshpëruese për mbajtjen e të pamundshmes.

U nisëm drejt krimeve që na sollën aty sa që tani të mos e kemi askënd rreth vetes, as veten më. Tani që edhe veten po e lëmë vetëm. Disa thyerje e pastrime duhet të ndodhin në kokën tonë. Duhet ta rrëfejmë të vërtetën e tmerrshme për veten tonë. Kjo është shumë më e rëndësishme se sa vitet e humbura dhe ndërmjetësimet e dështuara në Bruksel.

Me këmbëngulje u përpoqëm që gjitha atë të mirë që na e lanë amanet paraardhësit, ta shkatërrojmë dhe në vend të popullit të dashur e të çmuar në botë, të bëhemi sinonim për shkatërrim e vrasje.

Tash s’është e rëndësishme nëse populli e kupton ose nuk dëshiron ta kuptojë të vërtetën për veten e tij. Tash më e rëndësishmja është ta rrëfejmë të vërtetën për atë pjesë të vogël të popullit, i cili ka edhe pak kohë të ndryshojë sepse faji ynë është i madh para vetes dhe para atyre ndaj të cilëve kemi bërë krime të tmerrshme dhe gjenocid.

/ Huazuar nga Portali Pamfleti/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...