Home / Lajme / “Qytetarët ta rrethojnë presidencën dhe ta detyrojnë presidentin ta tërheqë dekretin”

“Qytetarët ta rrethojnë presidencën dhe ta detyrojnë presidentin ta tërheqë dekretin”

Presidenti Hashim Thaçi sot ka dekretuar për mandatar për Kryeministër, Avdullah Hotin nga LDK.

Për këtë ka reaguar, profesori Enver Bytyçi duke thënë se, dekreti i sotëm është pjesë i intrigës së presidentit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta rrethojnë presidencën dhe ta detyrojnë presidentin ta tërheqë dekretin për ta nxjerrë në një ditë normale pune.

Postimi në Facebook:

Zoti Thaçi nxori sot pasdite dekretin për të mandatuar për kryeministër Abdullah Hotin! Dekreti doli mbas dite, jo paradite! Nesër e deri të hënën janë ditë pushimi, ditë kur askush në administratë e në gjykatën kushtetuese nuk punon. D.m.th se dekreti nuk mund të ankimohet deri të martën!

Edhe dekreti i sotëm është pjesë i intrigës së presidentit të Kosovës. Llogaria e tij është të sakatojë Kosovën në kohë mjegulle. Njësoj si ujqit!

Qoftë dhe vetëm për këtë fakt qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta rrethojnë presidencën dhe ta detyrojnë presidentin ta tërheqë dekretin, për ta nxjerrë në një ditë normale pune! Së paku pak dinjitet formal duhet ta ketë qeveria e re që po krijohet!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...