Home / Lajme / Puçi i Hashim Thaçit/ Eksperti ndërkombëtar, hartues i Kushtetutës, tregon shkeljet e rënda të presidentit

Puçi i Hashim Thaçit/ Eksperti ndërkombëtar, hartues i Kushtetutës, tregon shkeljet e rënda të presidentit

Puçi i Hashim Thaçit/ Eksperti ndërkombëtar, hartues i Kushtetutës, tregon shkeljet e rënda të presidentit

30/04/2020

Intepretimi i Kushtetutës së Kosovës rreth formimit të Qeverisë nga Alexander Borg Olivier që ishte shef i zyrës ligjore të UNMIK-ut dhe ish-këshilltar special i Hashim Thaçit më pas, e  i përfshirë drejtpërdrejt në procesin e hartimit të Kushtetutës, i cili ka treguar shkeljet e rënda të presidentit Thaçi, ka ngjallur reagime të shumta.

Luan Dalipi shef kabineti i Kurtit, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që në shkrimin e Olivier të vihen re paragrafet 6, 7, 10 dhe 12, ku mes tjerash thuhet  se presidenti mund ta konsultojë “vetëm” partinë apo koalicionin që ka fituar shumicën në zgjedhje, qoftë atë absolute apo relative, rreth propozimit të kandidatit për kryeministër.”
|6. “Në relacion me formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se presidenti mund ta konsultojë “vetëm” partinë apo koalicionin që ka fituar shumicën në zgjedhje, qoftë atë absolute apo relative, rreth propozimit të kandidatit për kryeministër.”
7. “…presidenti nuk mund të ndërhyjë në procesin e emërimit të këtij kandidati…Kushtetuta nuk e përcakton ndonjë afat kohor përbrenda të cilit partisë politike apo koalicionit i kërkohet përzgjedhja e kandidatit.”
10. “…Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e pranon të drejtën e Kuvendit për ta zgjedhur një Qeveri të re, pas një mocioni të tillë. E pranon vetëm të drejtën e presidentit për ta shpërbërë Kuvendin, në përputhje me nenin 82.2 të Kushtetutës.”
12. “Në kohën kur Kosova ndodhet në emergjencën e shëndetit publik të ballafaqimit me pandeminë shkatërrimtare të COVID-19, prolongimi i Qeverisë në detyrë dhe shtyrja e zgjedhjeve të ardhshme do të ishte gjëja e duhur dhe shtegu i përgjegjshëm i veprimit në interes kombëtar.”” ka shkruar Dalipi

Ndërsa, eksperi ligjor Durim Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se anetarët shqiptar të Komisionit Kushtetues në disa intervista i janë referuar në të kaluaren Borg Olivier.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...