Avokati Gazmend Halilaj, ndaj të cilit javë më parë u krye një atentat, por që shpëtoi mrekullisht, ka reaguar sërish përmes një postimi në Facebook.

Ai përsëri ka akuzuar Sami Lushtakun si urdhërdhënës të kësaj vrasje të rëndë në tentativë.

Ai thotë se kjo ndodhi vetëm pse ka treguar për vjedhjen e 1.4 milionë markave gjatë kohës së luftës, ku paralajmëron se rasti i tij nuk mund të kaloj si rasti i Astrit Deharit.

Halilaj tutje shprehet se, institucionet e Kosovës po mundohet të përfitojnë kohë, pasi nuk pajtohet me personat që e sulmuan atë.

Ai shton se tashmë ka lajmëruar edhe të gjitha ambasadat e huaja në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq. Rasti i Vrasjes së rendë në tentativë, qe mu bë nga Urdhërdhenësi Sami Lushtaku,vetem pse tregova per vjedhjen e 1.4 milion markave të luftes, NUK do të mund të kaloj si rasti ,, DEHARI,,. Ani pse pat aso koka qe edhe merrnin mundin ta quanin Inskenim.

Institucionet kot mundohen të pëfitojne në kohë, kinse ,,viktima dhe urdherdhenësi,, mos po pajtohen.

Ndoshta vuajtjet e mia edhe i kisha fal, por NUK, e fali TERRORIN, qe ia shkaktuan gjithë komunes Drenas dhe shqiptarve anë e mbane botes, vetem pse unë si Intelektual, po flas të verteten në interes të pergjithshem, dhe nuk po i duartrokas PROFITERET.

Tani i kam sinjalizuar te gjitha ambasadat e huaja