Home / Lajme / Ekskluzive| Akuzuan për 1000 testet, Qeveria e PAN pranoi donacione mjekësore nga Serbia çdo dy javë

Ekskluzive| Akuzuan për 1000 testet, Qeveria e PAN pranoi donacione mjekësore nga Serbia çdo dy javë

 Halil Berisha
01 May 2020

Pranimi i 1 mijë testeve për pandeminë e COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, e që të cilat erdhën nga Serbia, u bë temë diskutimi për ditë me radhë.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, u akuzua me të madhe për pranimin e tyre, shkruan gazeta inFokus.

Akuzat erdhë nga partitë opozitare, PDK, AAK e NISMA, parti këto që qeverisën mandatin e kaluar.

Madje, në akuzat e tyre, thonin që në asnjë formë nuk do pranonin këso donacione nga shteti serb.

Por, gazeta inFokus, ka siguruar të gjitha donacionet mjekësore që kanë ardhur nga Serbia, pikërisht kur Kosova qeverisej nga këto parti, me kryeministër Ramush Haradinaj.

Janë gjithsej 46 donacione me pajisje mjekësore që u bën gajtë viteve 2018 dhe 2019, shkruan gazeta inFokus.

Nga kjo i bie që gjatë kësaj kohe, kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj e ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, mesatarisht kanë hyrë nga një donacion me ndihma mjekësore nga Serbia, thuajse çdo dy javë.

Më poshtë keni dokumentet me listën e ndihmave që u bën për vitet 2018 dhe 2019 me pajisje mjekësore nga Serbia dhe destinacionin e tyre në Kosovë, dokumente të cilat i ka siguruar gazeta inFokus.

   

Më të vizituarat

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...