Home / Lajme / Vjosa Osmani nesër i kërkon Gjykatës vendimin për deputetin Etem Arifi

Vjosa Osmani nesër i kërkon Gjykatës vendimin për deputetin Etem Arifi

/Huazuar nga Kallzo com/

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nesër pritet t’i drejohet Gjykatës së Prishtinës me kërkesë që të informohet lidhur me vendimin ndaj deputetit Etem Arifi.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar këshilltari i kryetares së Kuvendit, Artan Murati.

“Në emër të kabinetit të kryetares ju njoftoj që Kuvendi nuk ka marrë asnjë njoftim nga Gjykata lidhur me aktgjykimin në fjalë. Në mënyrë që Kuvendi të mund të ndërmarrë ndonjë hap konkret për të zëvendësuar deputetin në fjalë, duhet patjetër të pranojë njoftimin nga Gjykata së bashku me një kopje të aktgjykimit në fjalë. Qysh nesër kryetarja e Kuvendit do t’i shkruajë Gjykatës për të kërkuar informata zyrtare lidhur me çështjen në fjalë”, ka thënë Murati.

Pak kohë më parë KALLXO.com raportoi se Etem Arifi e ka humbur mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës pasi është dënuar me vendim të plotëfuqishëm të Gjykatës së Apelit.

Deputeti Etem Arifi kishte votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti edhe pse sipas Kushtetutës së Kosovës, Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit si dhe Rregullores së Kuvendit e kishte humbur mandatin e deputetit.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione.

Arifi së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjëve”, u dënuan pasi Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë i gjetën fajtorë për përvetësimin e 26 mijë eurove.

Sipas aktakuzës Arifi dhe Gashi nuk i kanë përdorur subvencionet e Ministrisë për atë qëllim që u janë ndarë por i kanë përvetësuar për vete dhe persona të tjerë.

Etem Arifi u dënua pasi që si deputet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim në Parlamentin e Kosovës ka ushtruar ndikim te zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për dhënien e subvencioneve edhe pse ka ditur që kjo OJQ është organizatë fiktive dhe falë ndikimit të tij OJQ-ja në fjalë ka pranuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkali të holla në vlerën prej 25,646.00 eurove.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...