LAJME
Home / Opinion / Viktimizimi i Serbisë kriminale me anën e mjetit diplomatik

Viktimizimi i Serbisë kriminale me anën e mjetit diplomatik

 

Beqir Elshani

 

Beqir Elshani

 

Deklarimi i Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit, se disa pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime gjatë luftës, ka qenë bindje e tij vetjake, edhe pse i gabuar; prandaj nën presionin e masës popullore dhe të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pa humbur kohë, e shkarkoi prej detyrës së këshilltarit. Tekembramja, Gashi ishte këshilltar, nuk ishte ministër, apo deputet, që para pesë vitesh votuan për Gjykatën Speciale. Ndërkohë që Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e OKB po fliste për zhdukjen e personave gjatë luftës në Kosovë dhe arrestimin e Ukshin Hotit në vitin 1999, papritmas në atdheun e shqiponjave shpërthen një zë në dëm të Kosovës, që ujë çonte në mulli të Serbisë Fashiste, të cilën qarqet shoviniste në Beograd e pritën me ovacion. Prandaj një deklarim të tillë, Gashi apo cilido tjetër, nuk duhej ta bënte. Në këto ditë të vështira diplomatike përfaqësuesit e Kosovës nuk mund të bëhen internacionalistë për mbrojtjen e pakicës serbe, pa e mbrojtur popullin shqiptar të shtypur dhe të masakruar një kohë bukur të gjatë. Internacionaliste duhet të bëhet Serbia, siç është politikani i mirënjohur serb, Çedomir Jovanoviqi, jo Kosova, siç deklarojnë Baton Haxhiu dhe Shkëlzen Gashi.

Tekembramja, UÇK nuk hyri në Serbi, por popullin e mbrojti në tokën shqiptare, të cilën e sulmoi Serbia gjakatare me synime pushtuese të Kosovës dhe shfarosjen e popullit shqiptar. Këtu e ka vendin deklarata e kryetarit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës, Shkodran Imeraj, i cili argumenton: “Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër. UÇK s’ka kryer krime kundër serbëve, por ka mbrojtur popullin shqiptar nga vrasjet dhe persekutimet e bëra nga shteti serb”. Kjo deklaratë duhet të jetë sinonim i çdo shqiptari për mbrojtjen e etikës kombëtare për çlirim nga pushtuesi shekullor. Duhet pasur parasysh se gjatë luftës në Kosovë para dhe pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kishte serbë civilë, të gjithë ishin të armatosur deri në dhëmbë, prandaj vrisnin në të gjitha anët e Kosovës. Pastaj synimi i serbëve në Kosovë nuk ka qenë mbrojtja e tyre prej shqiptarëve, por vrasja dhe masakrimi i shqiptarëve në mbarë Kosovën. Shembull konkret kanë qenë fqinjët serbë nëpër fshatra, të cilët gjatë luftës, jo që nuk i mbrojtën fqinjët shqiptarë nga militaristët serbë, por edhe morën pjesë për masakrimin e shqiptarëve, prandaj sot fshatarët e pikëlluar nuk pranojnë kthimin e serbëve me duar të përgjakura. Në anën tjetër, derisa në lokalet e xhamive nxënësit shqiptarë mësonin, (për shkak se administrata e dhunshme serbe shkollat fillore e të mesme i mbylli), përkundrazi në kishat ortodokse serbët armatoseshin për vrasjen e shqiptarëve.

 

Shqiptarët e shtypur një shekull me radhë synim kanë çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me shtetin Amë – Shqipërinë, përkundrazi serbët synim kanë vazhdimin e vrasjes së popullit shqiptar dhe ndarjen e Kosovës. Prandaj derisa serbët me politikën e tyre ekspansioniste vazhdojnë të pushtojnë toka shqiptare, shqiptarët detyrohen të mbrohen. Për habi, kur në Kuvendin e Kosovës më 23 mars 1989 Kosovës iu hoq Kushtetuta e 1974, me dhjetëra delegatë, para policisë dhe ushtrisë serbosllave e mbrojtën kushtetutën, përkundrazi delegatët e Kosovës në vitin 2015 pa asnjë presion e votuan avokatin në shërbim të Serbisë kriminale – Dick Martyn. Ngjarja po tregon se po të ishte Gashi këshilltar i Mustafës apo i Ramush Haradinajt nuk do të ngrihej pluhur. Këtu e ka vendin edhe deklarata konstruktive e ish-komandantit të UÇK dhe aktivistit të LV, Rexhep Selimi, i cili theksoi se pikërisht Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi e miratuan formimin e Gjykatës Speciale për hetimin e ushtarëve të UÇK, të cilën nën presionin ndërkombëtar më 03.06.2015 në kuvendin e Kosovës e miratuan me 82 vota me vetëm pesë deputetë të PDK-së kundër. “Do ta votojmë se është në të mirën e vendit tonë”, kështu është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke i ftuar deputetët e Kosovës që ta votojnë Gjykatën Speciale. Prandaj me dy këmbë PDK. Përndryshe krahu i luftë me LDK e shkelën gjakun e dëshmorëve që kishin luftuar për çlirimin e vendit nga pushtuesi më i keq se Perandoria Turke e Sulltanit dhe se Gjermania Fashiste e Hitlerit. Edhe pse shumica prej deputetëve kanë qenë ushtarë që me vetëmohim e kanë mbrojtur atdheun nga gjakatarët serbë, megjithatë e shkelën etikën dhe moralin e luftës.

Si mund të falen krimet serbe në Kosovë, derisa Serbia për gjenocidin në Kosovë nuk po dënohet, ndërkohë që një rrugë e kryeqytetit serb – Beogradit, mban emrin e Sllobodan Millosheviqit. Prandaj derisa në Serbi nuk po dënohet politika e gjenocidit serb, disa internacionalistë të ashtuquajtur në Kosovë kërkojnë amnistinë e tyre. Të kihet parasysh, ndonëse xhelati Millosheviq ka vdekur, mirëpo vazhdon të jetojë në kokat e Serbisë së sotme, që me mjete diplomatike mundohet ta ndajnë Kosovën. Prandaj në vend se Kosova e masakruar dhe e shkatërruar të mbrohet, po ndodh e kundërta, Serbia para botës dhe OKB-së po viktimizohet.

Vlen të përkujtoj se në ish-Jugosllavinë vetëqeverisëse, me një kombinat kuzhinierët gjatë drekës udhëheqësit e fabrikës i shërbyen me drekë të bollshëm, kur punëtorët e panë, atëherë prej kuzhinierëve kërkuan të njëjta shujta. Siç dihet, në ato vite, vetëqeverisjen vazhdonte ta mbante burokracia në pushtetin jugosllav, jo klasa punëtore. Kuptohet se kuzhinierët nuk pranuan, sepse ishin qindra punëtorë, prandaj shpërtheu revolta. Punëtorët e zemëruar i derdhën kazanët e ushqimit krahas thyerjes së pjatave i thyen edhe tryezat. Prandaj parashtrohet pyetja: kush ishin fajtorë për shpërthimin e revoltës së punëtorëve në fabrikë? Dihet, ishte burokracia e fabrikës që ishin mësuar keq të shërbehen me ushqim special në kuzhinën e uzinës. Duket qartë që shkaktarë për deklarimin e Shkëlzen Gashit fajtorë janë deputetët PDK-së, të cilët kanë qenë krah i Luftës Çlirimtare të Kosovës nga dhuna serbofashiste. Kështu me servilizimin e pushtetit Kosovën e përgjakur, jo vetëm gjatë luftës çlirimtare, por edhe për një shekull me radhë, qysh prej ditës së aneksimit të Shqipërisë veriore, Serbia fashiste e copëtoi në krahina të ndryshme, serbe, malazeze e maqedonase. Në ndarjen e gjahut gjeografik vetëm Kroacia dhe Sllovenia nuk kanë marrë toka shqiptare.

About admin

x

Check Also

Kryeziu: 100 ditëshi i Qeverisë Kurti më i suksesshmi në histori të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdoj me vija të kuqe

NGA ALBULENË MUJI MË 30 MAJ 2020  Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant ...