Home / Opinion /   Kërkohet Veli Brant nga ne

  Kërkohet Veli Brant nga ne

 

AlbaniaPress.com / ShqiperiaPress.com - AFRIM MORINA: Poezi

 

Afrim Morina

Fragment nga libri politiko-fillozofik “MEDITIME”-2005

 

Himne lavdie sot i këndohen forcës e jo ndërgjegjes. Shumica e popujve sot kanë nevojë për Veli Branta. Por për çudi këtë e kërkojnë nga ne shqiptarët. Popujt e robëruar mund të nxjerrin njerëz të mëdhenj, që ndërrojnë epoka historike, siç e kemi edhe ne Skënderbeun e Adem Jasharin, por nuk kanë nevojë të nxjerrin Veli Branta. Të tillët duhet kërkuar te robëruesit që nuk lënë mjete, madje edhe mesjetare, për ta ç’farosur një popull, siç bëri Serbia me shqiptarët. Një gjë të tillë, në emër të humanizmit e kërkoi nga ne shqiptarët, Ismail Kadare, për disa shtëpi të djegura e dy- tri faltore, në një moment shpërthimi të mllefit, që sipas të gjitha analizave, këto mund t’i kenë bërë vet serbët me aleatët e tyre që veprojnë në Kosovë. E për çfarë humanizmi e bënë Kadare këtë thirrje, le të mbetët në ndërgjegjen e Tij, apo ndoshta edhe më tutje pretendon të marri çmimin Nobel për letërsi, duke u rrejt si dhelpra pas koqeve të dashit. Ndoshta nuk ka shkuar aq larg, të na kritikojë neve, që si komb për të qenë pretendent për çmimin Nobel për paqe, por për këtë titull nuk mjafton vetëm të kritikohemi, se ka po aq kritika të bollshme, që bëri për të kaluarën dhe nuk u shpërblye më tepër se me një vill të vogël parisiene. Duhet ta di Ai dhe gjithë bashkëmendimtarët e Tij se himne lavdie nuk do t’i thuret aktorëve të krimit, të paktën nga ajo masë e ndërgjegjshme e akëcilit komb, të cilët këtë nuk ia bën as Adolf Hitlerit e Duqo Mosolinit.

Memorandumet serbe të elaboruara, njëri pas tjetrit, japin për të kuptuar gjenocidin dhe sadizmin shoven në mënyrë sistematike. Kadare këtë e kërkon për hatër “të të mëdhenjve“, kështu gjithnjë e më tepër, po e fundos vetveten dhe po e rrit alergjinë e truallit kundër vetvetes. Kjo luftë psikologjike, duke i përdorur njerëzit autoritativ të akëcilit komb, gjithnjë e më pak po jep rezultate, prandaj vendin e tij po e zë forca. Forca edhe nga Kadareja u përdor duke e larguar nga kjo hapësirë kombëtare luftëtarin e lirisë, kritikun e mirëfilltë të fenomeneve shoqërore shqiptare, i cili me tërë familjen u mundua që çështjen shqiptare ta bëjë çështje, jo vetëm për bashkëkombësit e vet, por edhe për opinionin ndërkombëtar. Dilaver Goxhajt i merret e drejta e punës dhe qëndrimit në këtë pjesë të Shqipërisë së robëruar, që dikur kishte kaluar malet, që dituritë e veta si strateg ushtarak, t’ia barte ushtarakëve të Ushtrisë Çlirimtare, e nëse duhet të vdiste për këtë pjesë të truallit të robëruar, të vdiste me nderë. A ia vlen të vdiste për atdhe? Po t’i shtrohet Kadaresë dhe bashkëmendimtarëve të Tij kjo pyetje, do të përgjigjen, vdis për çfarë të duash, por mos u merr me mua!

Holokausti nuk është i shtrirë në një qytet, por i shtrirë me qindra mijëra kilometra katror në gjithë planetin tonë, ndërsa te shqiptarët është i shtrirë pothuaj në mbi gjysmën e territorit të Shqipërisë- Shqipëri.

Saharovistët dhe pretendentët për çmimin Nobel, mundohen të luajnë rrolin e Veli Brantit dhe kështu, ta njollosin të kaluarën e lavdishme të një kombi. Mirëpo, kjo logjikë veprimi, nuk po zë vend, në asnjë vend të civilizuar të botës, sepse ajo nuk njeh fenomene të tilla. Gandi, Martin Luter Kingu, Mandela dhe shumë të tjerë i detyruan sundimtarët të kërkojnë falje për bëmat e tyre, ndërsa logjika jonë e degjeneruar kërkon të kundërtën, pretendon që ne të kërkojmë falje për bëmat e sllavo-ortodoksëve të jugut në hapësirën kombëtare. Hajde logjikë, hajde!

Duke u nisur nga kjo që u tha më lartë, ne duhet të këmbëngulnim që Beogradi zyrtar të kërkoj falje publike, jo vetëm në etër, por edhe me shkrim dhe të njoftojë të gjitha instancat ndërkombëtare, nëpërmjet një akti të nxjerr në parlament, për krimet që i ka bërë te ne, të kritikojë gjithë elitën politike të kohës, t’i largojë nga institucionet të gjithë bartësit e asaj politike, të publikojë të gjitha elaboratet për ç’farosje të shqiptarëve, e të distancohet nga ato dhe tek atëherë të parashtrohet në diskutim, apo dialog, siç po e quajnë, për njohje reciproke dhe jo të lejohet ky komoditet i serbëve duke i pranuar ofertat e tyre për bisedime, gjoja në emër të paqes në rajon. Siç po shihet, kjo është pranuar nga mjeranët tonë dhe pritet të dali në skenë delegacioni i Ramboile-së, i cili do të konfirmoj atë që e kanë nënshkruar dikur atje, por paksa më të modifikuar, dhënien e disa territoreve dhe lejimin e krijimit të eks territoreve, sipas modelit të Shkëlzen Maliqit – lëkura e leopardit.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...