Home / Opinion / Ish agjenti i SHIK-ut sfidon Presidentin: Hashim Thaçi,na i trego bisedat, kërcënimet e shantazhet me dosje nga Ivica Daçiç

Ish agjenti i SHIK-ut sfidon Presidentin: Hashim Thaçi,na i trego bisedat, kërcënimet e shantazhet me dosje nga Ivica Daçiç

30 prill 2020

Ish agjenti i SHIK-ut sfidon Presidentin: Hashim Thaçi,na i trego bisedat, kërcënimet e shantazhet me dosje nga Ivica Daçiç

“Unë Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së e ftojë kryetarin Thaçi, le të tregon ai bisedat dhe kërcënimet e shantazhimet mbi ato dosje që i ka marr nga Ivica Daçiçi i cili posedon një kopje të asaj dosje, le të tregon se më mirë është për Kosovën sot se nesër, që i garantoj presidentit Thaçi se ato dosje do të hapen herët a vonë, do të hapen nga vetë Serbët, se nuk do të varrosen, edhe me dashtë nuk munden! Një president i shantazhuar që për ta shpëtuar veten nga burgu dhe nga turpi e shet vendin e vet nuk e meriton me qen as banor i Kosovës e jo më kryetar shteti. Që nga koha e viteve 1997 e kënde Hashim Thaçin e kanë përgatit dhe ndihmuar të vjen në pushtet që pastaj Serbët dhe Francezet ta kenë si kukull në dorën e tyre”, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot Online”

Image
Naim Miftari

Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari, ish eprorë i lartë i luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër pas deklaratave të fundit të Baton Haxhiut I cili tregon se si do të duhet të arrihet marrëveshje finale me Serbinë, në procesin e dialogut që do të fillon së shpejti, pas formimit të Qeverisë së re të koalicionit LDK-AAK-NISMA e minoritetet. Sipas Miftarit, nuk është e rastësishme por përgatitje e opinioni publik, nga Hashim Thaçi deklarata e Baton Haxhiut për tri shtyllat kryesore të arritjes së marrëveshjes, e me realizimin e të cilave, Thaçi shpëton edhe nga Gjykata Speciale. “i kemi tri elemente që duhet t’i ketë marrëveshja, e para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj, e dyta ka të bëj me amnistinë, në të dy vendet, se pas 20 vjetëve s’kanë çka dënohen njerëzit dhe e treta është definimi i Veriut, çka duam me Veriun, nuk ka probleme tjera me marrëveshjen”, ka thënë Baton Haxhiu. Sipas Naim Miftarit, zbulimi i këtyre tre detajeve nuk është bërë pa lejen dhe porosinë e Presidentit të vendit Hashim Thaçit, sepse bashkëpunimi i tyre është tepër i ngushtë dhe asgjë Baton Haxhiu nuk flet pa lejen ose pa e porositur personalisht Hashim Thaçi, për ta përgatitur paraprakisht opinionin publik.

“Deklarata e Baton Haxhiut janë deklarata të Hashim Thaçit pasi si duket ish kumbarët e UDB-së,  e kanë fatin e përbashkët dhe punojnë akoma në një drejtim e ai drejtim është drejtimi i Beogradit zyrtar. Akoma pa u formuar Qeveria Kurti ishin përgatitë këto lëvizje ku LDK do të fitonte zgjedhjet dhe me një parti tjetër do të formonte qeverinë e cila pastaj sipas dëshirave të Hashim Thaçit e Beogradit, dhe pastaj as pro serbëve Grenell dhe Palmer nuk do të ju thoshte LDK kurrë jo, sepse se ka për qëllim mbrojtjen e interesit të kombit e shtetit por që ti mbron interesat e disave, sidomos interesin e gjepit të tyre”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”. Sipas Miftarit edhe dërgimi i Avdullah Hotit për zëvendës kryeministër të Albin Kurtit ishte i qëllimshëm, sikur që ishte edhe dërgimi i Agim Veliut argatit të Isës, me qëllim që ta prishin Qeverinë Kurti dhe të krijohen rrethana të reja të koalicionit qeverisës në favor të Hashim Thaçit dhe interesave të listës serbe e të Serbisë, pra me prapa vi të paramenduar, që përgjegjësinë për marrëveshjen me Serbinë të ja lë në dorë LDK-së, edhe pse e ka përgatitur vetë në bisedimet e deritanishme me Vuçiqin. “Edhe tani qëllimi i formimit të qeverisë me grabitje të pushtetet dhe kinse mbetja e PDK-së në opozitë ka qëllimin e përcaktuar, që nëse pushteti arrihet të bëhet nga LDK,AAK,NISMA,Lista serbe dhe Pakicat, me Behxhet Pacollin, që do ti bart të gjitha pasojat e marrëveshjes së dëmshme që do të kryhet me Serbin, ku pastaj fajtori kryesor kur të shpërthejnë protestat kombëtare do të jetë LDK, sikurse me marrëveshjen e Vjenës për Bashkësinë e Komunave Serbe ku Hashim Thaçi e kishte nisur dhe e kishte bërë vetë, por kur erdhi koha e nënshkrimit, atë ja la Isa Mustafës edhe pse ajo marrëveshje kishte mbi 20 shkelje kushtetuese dhe nuk dha askush përgjegjësi, as Hashimi as Isa e askush tjetër pasi kushtetutën nuk bënë për ta shkelur të tjerët përveç bosëve të pushtetit. Këta bënë ta shkelin sepse janë bosë dhe nuk ka se kush i merr në përgjegjësie”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...