Profesori universitar, dhe Kryetari i Shoqatës se Sociologëve të Kosovës, Fadil Maloku në një prononcim ka folur rreth situatës së tensionuar politike në vend në këtë kohë Pandemie.

Maloku thekson se e gjitha kjo po ndodh nga disa politikanë ordinerë, të cilët nuk durohen në Evropën e re.

“As nuk rrëzohet, e as nuk krijohet qeveria nē kohën e rrezikimit të interesave shtetërore” thotë Maloku.

“Pandemia e coronavirusit do përcillet me pandemitë politike dhe pandemitë tjera, që do pasojnë.

Tutje ai thotë se Presidenti i vendit për interesa personale po krijon gjithë këto problematika.

Ai shton se të gjitha këto parti që po u riturren institucioneve kurdo që të mbahen zgjedhjet as nuk do ta kalojnë pragun.

“Kjo mund tē ndodhë vetëm në Kosovën e kapur nga politikanët hajna ordiner, nga një President që shkaku i interesave personale do me ia fut flaken gjithë Kosovës, nga politikanët tuxhar, oportunista, të shantazhuar, dhe të servilosur nga qendrat vendinarrëse, ose nga njerëzit që thjesht s’kanë as edhe një fije dinjiteti e morali! Këta politikan që po u riturren institucioneve shtetërore të Kosovës, me inprovizimet e tyre banale për të drejtën e riformimit tē njē kinse qeverie legale, (te i inicuar nga lideret e tyre partiak), qytetari nē rastin e parë kur do tē mbahen zgjedhjet, do i ndëshkoj ashpër! Ju nē zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato tē mbahen, në regjistrin e moskalimit të pragut zgjedhjor do i shihni shumicën e këtyre partive korporata…”

Qeveria Kurti ra me mocion mosbesimi të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas rënies së kësaj Qeveria ishte LDK-ja, partia e dytë e dalë në zgjedhje, ish-partnere koalicioni me VV-në që shprehu gadimshmërinë për formimin e Qeverisë së re.

LDK-ja po tenton ta formojë qeverinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismënsocialdemokarte, Listën Serbe dhe minoritetet.