
Vigan Qorolli
Juristi dhe njohësi i Kushtetutës Vigan Qorolli përmes një postimi në facebook ka treguar se deputeti i Kuvendit të Kosovës Etem Arifi edhe përkundër asaj qe kishte qenë i dënuar ai kishte marrë pjesë ne seancën për rrëzimin e Qeverisë.
Qorolli po ashtu bëri më dije se Qeveria e Kosovës vendimin e Kuvendit duhet ta dërgoj në Kushtetuese sepse një vendim i tillë ku një deputetët edhe pse i dënuar voton është antikushtetues.
Postimi i plotë:
Nese deputeti i Kuvendit te Kosoves, Etem Arifi, i denuar me aktgjykim te formes se prere me 15 muaj burg — ka marre pjese dhe ka votuar ne seancen e Kuvendit me date 25 mars 2020 per mosbesimin e Qeverise se Kosoves — atehere ai vendim i Kuvendit per shkarkimin e qeverise Kurti eshte i paligjshem dhe si i tille duhet te anulohet.
Etem Arifi e ka humbur statusin e deputetit para dt. 25 mars, sepse Aktgjykimi i Gjykates se Apelit eshte shpallur para kesaj date — prandaj Qeveria duhet ta dorezoje ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per anulimin e vendimit te Kuvendit per shkarkimin e Qeverise Kurti — sepse ne te ka marre pjese nje ish-deputet sipas Kushtetutes!
Vendimi i Kuvendit eshte antikushtetues! Zbulimi i ketij fakti kaq vone e cenon rende demokracine kushtetuese te Kosoves!