Home / Opinion / Albin Kurti padit Serbinë për gjenocid dhe dëmshpërblim ndaj Kosovës e lej LDK-istë e PDK-istë të lozin me lodra dhe pingpong!!!

Albin Kurti padit Serbinë për gjenocid dhe dëmshpërblim ndaj Kosovës e lej LDK-istë e PDK-istë të lozin me lodra dhe pingpong!!!

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Populli shqiptar duhet ta hapë një procedurë ndërkombëtare të ndëshkimit dhe të pagimit të dëmshpërblimit të krimeve të luftës ndaj Kosovës që kreu Serbia!!!

Historikisht dëmet, zullumi dhe gjenocidi kanë qenë treguesi i padrejtë ndaj një populli tjetër kolektiviteti, apo një shoqërie. Në këtë kapitull hyjnë edhe luftërat e padrejta që pasojnë me dhunë, vrasje, masakrime, dëbim dhe përdorim shfarosës ndaj popullit tjetër! Fatkeqësisht edhe populli shqiptar ka përjetuar skena gjenocidi nga varg pushtuesish, por ma i theksuar ishte gjenocidi dhe terrori i zhvilluar nga ekspedita e projektuesve të shtetit serb ndaj popullit shqiptare të Kosovës, në luftën e fundit Serbi -Kosovë. Në këtë luftë intervenuan edhe forcave ndërkombëtare për ndalimin e një terrori te pa parë ndaj popullit të pafajshëm që deshi ta heq çizmen e pushtimit serb në shekullin e fundit në Kosovë.

Konfliktet e tilla në çdo popull ekzistojnë që nga familja , fshati apo edhe qyteti për ndëshkimin nga kryepleqtë apo drejtësia juridike lokale. Një gjë e tillë është e rregulluar edhe në qendrat ndërkombëtare qe të ndëshkohet terrori dhe agresori siç është rasti i Serbisë. Populli shqiptar duhet ta hapë një procedurë ndërkombëtare të ndëshkimit dhe të pagimit të dëmshpërblimit të krimeve të luftës ndaj Kosovës që kreu Serbia. Nga kjo që thamë ma lartë ekzistojnë një qind e një mijë fakte me sa vijon:

Nuk mund të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, nëse Beogradi nuk i kompenson dëmet që ia ka bërë Kosovës gjatë luftës Vrasjet, masakrimet,dëbimi e popullatës shqiptare nga Kosova.

Nuk bën dhe nuk është e ndershme, të anashkalohen varrezat masive me qindra qe u zbuluan në Kosovë ,por edhe zbulimi i tyre në Serbi, nga e cila e shokoj botën!!!

Nuk duhet të harrohen vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, dhe intelektualëve qe ishin halë ne sy dhe pengesë për spastrimin etnik nga Kosova!

Image

Nuk mund dhe nuk është e ndershme as nga kreu politik kosovar dhe ai ndërkombëtar të qitën nën pluhurin e harresës dhunimet e femrave nga barbaria e shfrenuar e pushtuesve serb në Kosovë!

Po që të tejkalohen nga kushdo vrasjet nga regjimi i ish Serbisë, përkatësisht ish Jugosllavisë, djemtë ma te mire në ish armatën jugosllave me lloj, lloj skenarësh, do të jete mëkat në vete!

Nga regjimi serb i organizuar nga kryekasapi i Ballkanit Slolobodan Millosheviqi u helmuan me mijëra qytetarë, qe sot e kësaj dite kanë pasoja shëndetësore dhe kanë mbet nën mbikëqyrjen e të afërmve të vet dhe të harrohen dhe mos kërkojnë ndëshkimin e Serbisë është një dështim në politiken kosovare, po edhe të asaj ndërkombëtare!!!

Image

 

-Uzurpimi i objekteve shkollore dhe dëbimin nga objektet e veta arsimtarët, nxënësit, profesorët që krijoj humbje të madhe në shkencën ,kulturën dhe dijen e shqiptarëve, gjë qe janë fakte për një kallëzim penal ndërkombëtar dhe kërkim të dënimit.

-Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve në lokale kolektive te përcjellura me flakë e barot janë dëshmi dhe argumente që të përdoren para bote në paraqitjen e Serbisë pranë gjyqit ndërkombëtar, për pagesën e dëmeve qe i krijoj Kosovës.

Albin Kurti i vetmi është qe kërkon dëmshpërblimin e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës,ndërsa 82 deputet tjerë e kanë harruar duke bërë gara për karrige abuzime ,korrupsion, hajni dhe degradim të shoqërisë kosovare duke rrezuar e krijuar qeveri kukulla!!!

Argumente dhe fakte këto që u lartpërmendën, nxisin vëmendjen edhe të lidershipit kosovar të shtohet kërkesa në kuadër të bisedimeve për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd, të përfshihet edhe kompensimi i dëmeve të luftës, që shteti i Serbisë ia ka shkaktuar Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Image

Pamje rrëqethëse nga terrori serb dhe gjenocidi mbi popullatën civile të prerë , të masakruar të vrarë dhe të djegur për së gjalli!!! Këto pamje duhet ta ndërgjegjësojnë lidershipin kosovar që të jenë ma të gjallë në politikën e tyre përjashtuar Albin Kurtin qe i vetmi është qe kërkon dëmshpërblim e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës,ndërsa 82 deputet tjerë e kanë harruar duke bërë gara për karrige abuzime ,korrupsion hajni dhe degradim të shoqërisë kosovare!!!

Është turp dhe papërgjegjësi nga klasa politike qe kanë një mori faktesh që ta demaskojnë politiken serbe me tendencat e baraspeshës ,krahasimin, apo ma mire me thënë barazimin e krimeve dhe terrorit serb në Kosovë me luftën e drejtë që pati UÇK-ja dhe populli i Kosovës për çlirimin nga regjimi serb.

-Kryesuesit e bisedimeve me stafin e vet qe pritet te vazhdojnë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë , duhet futur si kusht në agjendën bisedimeve, kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga terroi i shtetit serb mbi shqiptarët!

Image

-Kosova nuk duhet të neglizhojë,por të kërkojë kompensim nga Serbia sa ma parë, për dëme e luftës, edhe të hedhet në gjyq përmes OKB-së, edhe se janë vështirësitë evidente në këtë proces , pa u bërë anëtare e kombeve të bashkuara.

Shtohet pyetje se nëse, as kush se inicion këtë çështje nga kosovarët që çdo shtëpi pothuajse ka dëme fizike apo edhe materiale, vallë nga kush pritet që kjo çështje të rregullohet sipas ligjeve ndërkombëtare për ndëshkimin e agresionit serb mbi Kosovën?

Sipas mekanizmave ndërkombëtare pasojat e luftës nga përjetimet e pësuara duhet të kompensohen nga agresori dhe shteti qe ka bërë dhunë dhe terror ndaj një populli apo një shtrese qytetaresh. Shteti i Kosovës duhet t’i ketë në evidencë, dëmet që i janë shkaktuar nga lufta me qellim qe ti ketë të dhënat e mbledhura dhe të paditet me dëshmi të verifikuara pran organeve kompetente ndërkombëtare. Ky fenomen edhe sot e kësaj dite është aktual nga lufta e dytë botërore qe kërkojnë dëmshpërblim nga Gjermania siç është Greqia , Polonia etj, apo si qeshet rasti i izraeliteve qe kërkojnë dëmshpërblimet nga disa shtete qe zhvilluan terror ndaj popullit te tyre.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...