Home / Të ndryshme / ‘Godet’ Kelmendi: Enver Hoxhaj kishte deklaruar se nëse UÇK fiton luftën, do të kërkonte azil politik në Serbi!

‘Godet’ Kelmendi: Enver Hoxhaj kishte deklaruar se nëse UÇK fiton luftën, do të kërkonte azil politik në Serbi!

22 maj 2019

'Godet' Kelmendi: Enver Hoxhaj kishte deklaruar se nëse UÇK fiton luftën, do të kërkonte azil politik në Serbi!

Klasës aktuale politike të Kosovës, e cila po qeverisë me vendin tash e dy dekada, ju kujtua më në fund që të nxjerr një rezolutë dhe të ndëshkon krimet serbe në Kosovë dhe po ashtu që të inicion edhe krijimin e një Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, por vetëm pasi Gjykata Speciale po iu rri mbi kokë si shpatë, secilit prej tyre që është listuar si emër në raportin e Dick Martit, thonë analistët.

Image
Muhamet Kelmendi

Prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi, i cili qysh në mandatin e parë, të legjislaturës së parë të pas luftës kishte kërkuar që çështje parësore edhe e institucioneve të asaj kohe të jenë dëmet dhe krimet e luftës në Kosovë, ka ironizuar më këtë nismë të vonuar nga Kadri Veseli dhe PDK-ja, por edhe me të gjithë ata deputet, pozitë e opozitë, që në foltoren e Kuvendit, secili sillej më patriot se tjetri.

Mirëpo kritika ironike e Kelmendit nuk ndalet vetëm tek lufta e PDK-së për rezolutën dhe Tribunalin. Shuplakë të madhe përplasë ai edhe kundër LDK-së dhe individëve veç e veç në PDK, sidomos kundër zv. Ministrit dhe nënkryetarit të PDK-s Enver Hoxhaj.

“Por çka të thuhet për LDK-në. Kjo është parti e jo mahi. Zaten këta ishin çdo herë kundër luftës çlirimtare…! Ata të LDK-se me injorim dhe mohim të gjenocidit serbomadh, ndërsa këta të PDK -së me patriotizëm baterik. Në veçanti të gëzon diskutimi i disa politikanëve! Po përmendi këtu Enver Hoxhajn. Ky gjatë luftës në Kosovë ishte në vijën që edhe e deklaronte: “Nëse nën udhëheqjen e UÇK-se fitohet lufta, unë (thënje e Enver Hoxhajt) do të kërkoi azil politik në Serbi”. E ku tani ky kthim patriotike mbi 380 shkallë i këtij patrioti ndikoj dhe u kthye në masën e madhe indoktrinuese edhe te patriotët patetik të PDK-së. Pra ata njëri pas tjetërit, kush më patriot se tjetri, akuzuan dhe atë 20 vite pas për gjenocidin, duke u indoktrinuar, dhe u kujtuan të flasin për gjenocidin serbomadh! E këtij i thonë turp o turp, nuk kanë farë ndërgjegje për mendimin tim”, tha Prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...